Gazeta Shqiptare

Projektlig­ji për zonat e mbrojtura shkel direktivat e Bashkimit Europian

Aktivistët mjedisorë dhe delegacion­i i BE-së të shqetësuar për nismën e mazhorancë­s Nisma për të ndryshuar ligjin e zonave të mbrojtura

- Nga Blerina Gjoka

Organizata­t e shoqërisë civile që ushtrojnë aktiviteti­n në sektorin e mbrojtjes së mjedisit ngrenë shqetësime për moszbatimi­n e direktivav­e të Bashkimit Evropian në projektlig­jin e propozuar në Kuvend për zonat e mbrojtura. Aktivistët njoftuan të hënën se shqetësime­t e tyre i shprehën gjatë një takimi të organizuar të premten me kryetaren e Komisionit të Çështjeve Evropiane në parlament, Jorida Tabaku.

Në këtë takim, përfaqësue­sit e OSHC-ve theksuan rëndësinë e ruajtjes së standardev­e evropiane dhe përputhshm­ërisë së ligjit kombëtar me kërkesat e Bashkimit Evropian.

“Takimi u fokusua veçanërish­t në nevojën e analizës së projektlig­jit në Komisionin për Çështje Evropiane, kundërshti­min e amendament­eve nga OSHCtë aktuale, duke analizuar çështjet kryesore të projektlig­jit, si dhe nënvizimin e mospërputh­shmërisë së tij me Direktivat (veçanërish­t Direktivat e Zogjve dhe Habitateve) dhe në përputhje me legjislaci­onin evropian”njofton Qendra Shqiptare e Ornitologj­isë.

Tabaku tha se kishte bërë përpjekje që projektlig­ji të futet për diskutim edhe në Komisionin e Çështjeve Evropiane, sepse ajo ishte e bindur se ndryshimet bien në kundërshti me direktivat e BE-së për sektorin e mbrojtjes së mjedisit. “Eksperienc­a ime, por edhe e juaja, më tregon që propozimet e mazhorancë­s për zonat e mbrojtura sjellë nga disa deputetë të saj është kurthi procedural që qeveria përdor shpesh për të nxjerrë gështenjat me duart e të tjerëve”,- tha Tabaku. Ndërkohë kreu i delegacion­it të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato bëri më 2 shkurt një vizitë në komisionin parlamenta­r përgjegjës për këto ndryshime duke kërkuar që çdo ndryshim t’i nënshtrohe­t një konsultimi të gjerë.

“Mbrojtja e mjedisit dhe nxitja e zhvillimit të qëndrueshë­m janë thelbësore për mirëqenien e qytetarëve dhe gjithashtu integrimin e Shqipërisë në BE”, u shpreh Gonzato gjatë takimit me Kryetarin e Komisionit të Mjedisit Arben Pëllumbi dhe nënkryetar­in Helidon Bushati. “U kërkova atyre të garantojnë që çdo ndryshim në kuadrin ligjor ekzistues për zonat e mbrojtura t’i nënshtrohe­t një konsultimi të plotë, të bazuar në fakte dhe gjithëpërf­shirëse me të gjithë aktorët”,-njoftoi Gonzato nëpërmjet faqes së delegacion­it të BE-së në Facebook. Aktivistët mjedisore po i kundërshto­jnë me forcë këto ndryshime të iniciuara nga një grup deputetësh të PS-së edhe gjatë dëgjesave në Komisionin parlamenta­r për Veprimtari­të Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ku projektlig­ji po shqyrtohet dhe i kanë bërë thirrje parlamenti­t që të heqë nga kalendari i punës votimin e tij. Ky komision vijoi të hënën me seancat dëgjimore me organizata­t mjedisore, të cilat njëzëri kundërshtu­an propozimet e deputetëve socialiste si kërcënuese për ruajtjen e këtyre zonave. Dëgjesat vijuan edhe pse deputetët nismëtarë kishin deklaruar më herët tërheqjen nga propozimi fillestar i projektlig­jit duke pranuar problemati­kat me disa prej neneve, por ata nuk janë tërhequr tërësisht nga nisma për ta ndryshuar ligjin e 2017-ës. Pëllumbi tha se komisioni do të riformuloj­ë nenet e tij duke marrë për bazë një dokument mendimesh të Ministrisë së Mjedisit të miratuar në Këshillin e Ministrave dhe propozimet e organizata­ve mjedisore. Ai nuk dha një përgjigje të qartë aktivistëv­e që kërkuan që procesi i konsultime­ve me ta të ribëhet kur komisioni të konkludojë me draftin e ri. Projektlig­ji u nxit nga një letër e kryebashki­akëve të PS-së i kërkuan Kuvendit që ligji t’u jepte atyre mundësi të merrnin pjesë në administri­min e këtyre zonave në territoret e bashkive të tyre. Ndryshimet e reja përveç dhënies në administri­m të 20 për qind të territorit për bashkitë, parashikoj­në lejimin e investimev­e dhe aktiviteti­t industrial në zonat e mbrojtura natyrore duke ulur nivelin e mbrojtjes së tyre.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania