Gazeta Shqiptare

I kërkuan 30.000 lekë klinikës për të mos i vendosur gjobë/ SPAK çon për gjykim dosjen ndaj 3 inspektorë­ve të Mjedisit

Akuzohen për korrupsion, mes tyre dhe vëllai i ish-presidenti­t Bujar Nishani. Dërgohen në gjyq dhe 2 mjekë

-

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar he timet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e tre zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit dhe dy mjekëve. Bëhet fjalë për inspektorë­t: Ilir Nishani, vëllai e ish-Presidenti­t Bujar Nishani, Genci Hicka dhe Gerson Tafa, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv si dhe dy mjekët, Kostandin Balloma dhe Besim Boçi që do të gjykohen për korrupsion aktiv. Sipas Prokuroris­ë së Posaçme, në vitin 2020 tre zyrtarët e AKM kanë marrë një ryshfet prej 30 mijë lekësh nga dy mjekët e Balloma e Boçi. Kjo me qëllim të mos gjobiteshi­n për trajtimin e mbetjeve spitalore. Hetimi ndaj zyrtarëve të mjedisit nisi pas kallëzimit të mjekëve. Ka qenë vetë mjeku Kostandin Balloma që i ka kallëzuar 3 inspektorë­t, pasi u dha pagesën që ata kishin kërkuar në vlerën e 30 mijë lekëve. Disa ditë pasi SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve dhe i mori të pandehur inspektorë­t, Gjykata e Posaçme e përfaqësua­r nga gjyqtari Erion Bani, ktheu për të dytën herë aktet në ngarkim të tyre. Gjykata i kërkoi prokurorit që të marrë të pandehur edhe dy mjekët, dosja e të cilëve u kalua dje

NJOFTIMI I SPAK:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar më datë 29.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 84, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve Genci Hicka, Ilir Nishali dhe Gerson Tafa, të cilët akuzohen për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpuni­m parashikua­r nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal, si dhe në ngarkim të të pandehurve Konstandin Balloma dhe Besim Bo•i të cilët akuzohen për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave

AKUZAT

Inspektorë­t Ilir Nishani (vëllai i ish-Presidenti­t Bujar Nishani, Genci Hicka dhe Gerson Tafa akuzohen për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpuni­m. Ndërsa, mjekët Konstandin Balloma dhe Besim Bo•i akuzohen për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpuni­m. Mësohet se Hicka, Tafa dhe Nishani u kishin kërkuar klinikës “Luis Medikal”, ku punonin Balloma dhe Boçi, 30 mijë lekë në mënyrë që të mos i gjobisnin për mungesën e trajtimit të mbetjeve spitalore. që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpuni­m parashikua­r nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i Kodit Penal.

2. Në seancën e datës 12.02.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar (seanca paraprake) me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, pasi shqyrtoi pretendime­t e palëve, me vendimin Nr. 39 Regjistri Themeltar, datë 12.02.2024 vendosi:

1.Pranimin e kërkesës së Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar.

2.Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 84, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve: Genci Hicka, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpuni­m parashikua­r nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal; Ilir Nishani, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpuni­m parashikua­r nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal; Gersion Tafa, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpuni­m parashikua­r nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal; Konstandin Balloma, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpuni­m parashikua­r nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i Kodit Penal; Besim Bo•i, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpuni­m parashikua­r nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i Kodit Penal;

3. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania