Gazeta Shqiptare

E reja u hodh nga pallati dhe vdiq pasi iu publikuan foto intime, arrestohet personazhi i TikTok-ut, Altin Çoku

Tezja e viktimës: Mbesën e kanë vrarë, nuk do e linte kurrë vajzën 2 vjeçe. Daja: Kërkojmë drejtësi! Më parë shantazhoi dhe një vajzë tjetër. 39-vjeçari: Foton e shpërndau një shok

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku një 27-vjeçare është vetëvrarë duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt, pasi i kanë publikuar fotot intime në rrjetet sociale. Dy ditë më parë u raportua se e reja kishte rënë aksidental­isht, por e vërteta e ngjarjes u zbardh ditën e djeshme. Sipas policisë, e reja i ka dhënë fund jetës për shkak të fotos që i është publikuar në rrjetet sociale. Në lidhje me këtë ngjarjeje është arrestuar personazhi i njohur i TikTok-ut, Altin Çoku, i cili dyshohet se ia ka publikuar foton intime vajzës në rrjetet sociale. Kjo foto më pas ka qarkulluar edhe në rrjete të tjera, si në grupe Telegrami. 39-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasje­s”. “Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit: A.Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasje­s”. Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën. Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi dje Policia. Ndërkohë, mësohet se e reja kishte konflikte me bashkëshor­tin shqiptar të Kosovës, me të cilin ka edhe një vajzë 2 vjeçe, dhe gjatë kësaj kohe ishte njohur me Altin Çokun. Gjatë kohës së njohjes mes tyre ai i ka bërë foto intime gruas dhe më pas ia ka publikuar në Tik-Tok. Ajo i kërkonte të hiqte foton, por ky herë pretendont­e se nuk e kishte publikuar vetë, ndërsa herë të tjera i kërkonte të vijonin lidhjen. Rasti bëhet edhe më i rëndë, kur Altin Çoku dilte më zë e figurë duke realizuar video live në TikTok, në të cilat fliste për foton e publikuar të vajzës në rrjetet sociale. Në këtë video ai pretendon se foton e ka publikuar një shok i tij dhe jo ai vetë. Burime bëjnë me dije se 39vjeçari ka publikuar foto të ngjashme intime edhe kohë më parë dhe po hetohet edhe për një rast tjetër në Laç, ku ka shantazhua­r një vajzë tjetër. Ndërkaq, Altin Çoku, personazhi i njohur i Tik Tok e ka treguar vetë historinë me 27-vjeçaren, e cila i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni, pas publikimit të një fotoje intime. Dy ditë më parë në rrjetet sociale 39-vjeçari teksa bisedon me një tjetër personazh të njohur të kësaj platforme tregon si ishte njohur me të renë, e cila sipas tij ishte edhe e ndarë nga burri. Sipas versionit të Altin Çokut ka qenë vetë vajza, e cila ka bërë foton me të, por më pas kjo foto është marrë nga shoku i 39-vjeçarit dhe më pas e ka shpërndarë duke hapur edhe profile false. “Unë me një shoqen time në hotel me të, bëri foto ajo me mua lakuriq kokën tek gjoksi im. Unë dal tu pi kafe me një shok timin, por unë telefonin e mbaj pa kod. Unë shkoj në banjo të lokalit, ajo goca më ka çuar foto, duke më thënë shiko ca foto kemi bërë në hotel. Ky

ka marrë telefonin dhe ka marrë foton dhe ia ka shpërndarë miletit. Cuca e huaj e ndarë me burrë, edhe unë kam bërë debat me gruan time. Gjynah për gocën e huaj, po ajo vetes ia ka bo. Se vetë i ka hëngër bytha me bo foto. Nuk është tu më rrujt k**i për të”,-tregon Altin Çoku, i cili thotë se nëse do ta akuzojnë për tradhti “do t’i thotë policisë merrni armën e krimit”.

REAGIMI I FAMILJARËV­E

Familjarët e së resë thanë dje se nuk kishin parë shqetësime të vajza dhe nuk e dinin që kishte pasur lidhje intime me Çokun. Tezja shkon edhe më tej duke pretenduar se 27-vjeçarja nuk është vetëvrarë, por se dikush e ka shtyrë dhe gishtin e drejton tek 39-vjeçari dhe shokët e tij. Ajo tha se e reja ka punuar si sanitare për tre ditë tek shtëpia e Çokut. Në një deklaratë për mediat, tezja e viktimës u shpreh se mbesa e saj nuk do ta linte kurrë vajzën 2-vjeçare, duke hedhur akuza

se “e ka vrarë ai personi i arrestuar”, referuar Altin Çokut. Ajo pretendon se 39vjeçari ka shkuar tek pallati ku banonte 27-vjeçarja dhe e ka shtyrë. “Është një legen që ma mori gocën në qafë, i ka bërë foto. Unë jam tezja, unë e kam rritur atë gocë, ajo me ne është rritur. Nuk janë të vërteta lajmet që kanë dhënë deri tani. E vërteta është që gocën time kanë vrarë. Kanë ardhur këtu e kanë shtyrë. Ajo nuk do e kishte lënë kurrë vajzën 2vjeçe. Atë e kanë vrarë, ai personi që është arrestuar. Nuk e di çfarë ka ndodhur, se këto muhabete kanë ndodhur 2 ditët e fundit dhe vajza nuk m’i ka thënë. Goca do vinte te unë në Itali, ai nuk e di çfarë i bëri. Ose mori vesh që do vinte në Itali dhe e ka vrarë. Ajo nuk e ka vrarë veten dhe lajmet nuk janë të vërteta. Ajo kishte një problem me bashkëshor­tin dhe ishte një ndarje për momentin, ndoshta do bashkohesh­in prapë”,- tha tezja e viktimës. Ndërsa, daja i 27vjeçares

kërkon nga drejtësia që Çoku të dënohet me burg përjetë ose në të kundërt do të bëjë vetëgjyqës­i. “Jam daja e të ndjerës. S’e di se si ka ndodhur kjo gjë. Rastësisht mësova nga një qytetar se personi në fjalë është arrestuar. Ajo po bënte rreth 1 muaj e ca në Tiranë. Ka një vajzë të vogël 2 vjeçe, ishte e martuar në Kosovë. Nuk ishte e divorcuar. Kemi qeshur, kemi luajtur, nuk kishte stres. Kemi qarë halle familjare, nuk ka pasur probleme. Akuzoj personin në fjalë që është akuzuar nga Policia e Shtetit. Mbesa nuk kishte asnjë lloj stresi. Do iki prapë në Kosovë. I shoqi erdhi dje nga Kosova. T’i japësh fund jetës për një plehrë, për një person që nuk ka vlerë, jam i tronditur”,-tha daja për gazetarët. Ndërkohë, halla e viktimës tha se e reja punonte si pastruese në pallatin ku banonte i arrestuari. “Ajo punonte si pastruese te pallati ku banonte i arrestuari”,-tha ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania