Gazeta Shqiptare

“Fle me 4 arkivole”/ 32-vjeçarja rrëfen jetën mes dhunës dhe kamerave në banesë: S’e kam tradhtuar!

“Kunata më dhunoi se i denoncova vëllanë”

-

TIRANË - Në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, dje është publikuar intervista ekskluzive e 32-vjeçares në Tiranë, e cila u mbajt e burgosur në shtëpi nga bashkëshor­ti Asqeri Mandri, ndërkohë që monitorohe­j gjatë të gjithë kohës me kamera. Gruaja ka hedhur poshtë akuzat për tradhti. Ajo është shprehur se flinte në krevat me vajzat e mitura dhe bashkëshor­ti i thoshte “po fle me 4 arkivola”. Ndërsa deklaroi se 34vjeçari shkarkonte foto në Instagram të vajzave të tjera me kurriz dhe më thoshte “je ti, gjeje me kë ke dalë”.

“Kamerat në shtëpi janë vendosur në gusht të vitit 2023. Flija me 4 vajzat e mitura, thoshte po fle me 4 arkivola. Shkarkonte foto në Instagram të vajzave me kurriz dhe thoshte ‘je ti, gjeje me kë ke dalë’. Edhe në ekskursion kur shkoja, isha bashkë me vajzat. Doja vetëm që ai të shërohej për vete, jo të bëhej kaq legjendë. Nuk shkoj dot vet e 5-ta tek prindërit (qan). Unë nuk mund të rri aty më, pas këtij bullizimi të vjehrrës sime. E kam larë vjehrrën si fëmijë. U rrëzua në autobus, ai thoshte ti ia ke bërë puçin nënës sime. Unë isha në punë. U kthye nga data 6 janar, i ndodhi një incident dhe erdhi në Shqipëri. Nuk i dhanë lekët dhe erdhi”,-tha 32-vjeçarja.

Ajo ka zbuluar se është dhunuar gjithmonë në sy të fëmijëve nga bashkëshor­ti, ndërkohë që ka zbuluar se pas denoncimit në komisariat, është dhunuar në shtëpi nga kunata, motra e Asqeriut. “Asqeriu u kthye në 6 janar. Punoi atje dhe nuk i dhanë lekët. Punoi për pronarë turk, të cilët nuk e kanë paguar. Ai atje pati edhe një incident. Mora vesh që janë zënë. Më thoshte ose unë ose ti nuk do ta hamë vitin e ri. Ka kaluar një gjendje të rëndë psikologji­ke, një situatë të tillë e kam kaluar edhe unë. Nuk jam ndjekur me psikolog, sepse doja të rrisja fëmijët, jo akuza dashnorësh siç më thotë vjehrra. Nuk mund të jetoj më aty. Jam dhunuar dhe kemi debatuar në sy të vajzave. Vajza e dytë që është vetëm 6 vjeçe më mbron gjithmonë”,-rrëfeu gruaja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania