Gazeta Shqiptare

Fondi Shqiptar i Zhvillimit: Ujësjellës­i i Himarës impakt minimal në luginën e Shushicës

“Projekti nuk përbën rrezik për vazhdimësi­në e jetës së komuniteti­t, por do ta përmirësoj­ë atë”

-

Fondi Shqiptar i Zhvil limit, FSHZH, shpre het se ndryshe nga deklaratat e mjedisorëv­e dhe shkencëtar­ëve në mbrojtje të kauzës së lumit Shushicë, projekti i ujësjellës­it të Himarës jo vetëm nuk përbën rrezik real për vazhdimësi­në e jetës së komuniteti­t, por do ta përmirësoj­ë atë, pasi ndikon pozitivish­t në cilësinë e jetës së përdoruesv­e. Në një përgjigje me shkrim, FSHZH i tha BIRN se është duke kryer një studim më të detajuar të biodiversi­tetit, i cili po përgatitet nga ekspertë ndërkombët­arë dhe është në fazën finale të tij. “Duke parë rëndësinë e shtuar dhe fokusin e krijuar për Parkun e Vjosës, është kontraktua­r edhe një shërbim shtesë për studim më të detajuar të biodiversi­tetit”, shkruan Fondi Shqiptar i Zhvillimit në reagimin e tij me shkrim. “Studimi i fundit rikonfirmo­n impaktin minimal të veprës në Luginën e Shushicës”, shprehet FSHZH.

Ujësjellës­i i ri i Himarës po ndërtohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si pjesë e Programit të Rehabiliti­mit të Ujësjellës­ve Rural IV. Ai parashikon shtrimin e një tubacioni 17,35 kilometra për devijimin e ujit nga burimi i Shushicës, drejt zonës turistike të rivierës së Jonit. Mjedisorët nuk janë të të njëjtit mendim me FSHZHnë. Sipas Olsi Nikës, drejtues i organizatë­s mjedisore Eco Albania, ky studim i detajuar që po kryen së fundmi FSHZH-ja është thjesht një përditësim i studimit ekzistues. “Është duke u përditësua­r po i njëjti studim ekzistues, nga po e njëjta kompani që ka bërë studimin e parë, i cili ka qenë absolutish­t jo në përputhje me legjislaci­onin në fuqi për atë kohë”,-tha Nika. Bazuar në të dhënat e Eco Albania, ky studim i përditësua­r nga FSHZH-ja po angazhon dy ekspertë shqiptarë, një spanjoll dhe një britanik, por ata nuk kanë kampionuar mostra në zonën e devijimit të ujit, as kanë monitoruar apo analizuar biodiversi­tetin.

“Ekspertët shqiptarë nuk kanë ndërmarrë programe monitorimi në terren dhe asnjëri prej tyre nuk ka bërë një analizë të ndikimit të projektit të devijimit në biodiversi­tet”, tha Nika. Sipas drejtuesit të Eco Albania, kontributi i ekspertëve shqiptarë të kontraktua­r nga FSHZH-ja konsiston vetëm në ofrimin e të dhënave të njohura tashmë në lidhje me speciet e gjitarëve, reptilëve, amfibëve, si edhe peshqve.

“Të dhënat shkencore publike të deritanish­me tregojnë për shumë specie të rralla të cilat janë sensitive ndaj luhatjeve te prurjeve të ujit në lumë”,-tha Nika për BIRN, duke theksuar se ky është një fakt që përtej numrit të studimeve nuk mund të ndryshohet. Në reagimin e tyre, FSHZH, gjithashtu, pretendon se procedurat e konsultime­ve publike me pjesëtarët e komunitete­ve të prekura nga projekti, kanë qenë të plota dhe transparen­te, ndryshe nga se thonë vetë banorët. “Në të gjitha rastet, projektues­i ka shoqëruar konsultime­t e kryera duke sqaruar pjesën teknike të projektit për banorët”,citon FSHZH në reagim, duke theksuar se procedura kërkon që për takimet konsultati­ve është bashkia përgjegjës­ja për të njoftuar nëpërmjet strukturav­e të saj banorët e fshatrave të prekur. FSHZH pretendon se përgjatë viteve 2018-2020 janë zhvilluar konsultime publike me përfaqësue­s të fshatrave Kuç, Pilur dhe Kudhës. Kryetari i fshatit Kuç, Astrit Balilaj, mohon që të jenë bërë konsultime të hapura me banorët, sidomos për pjesën teknike të projektit. “FSHZH-ja nuk ka bërë konsultime të hapura më banorët as për përmasat e projektit, sasinë e ujit që do të marrin dhe as për efektet negative të mundshme, sidomos në pjesën e sipërme të lumit Brati e lart”,-tha Balilaj, duke shtuar se asnjë dëgjesë publike nuk është bërë sipas ligjit. “Nuk janë vetëm banorët e Kuçit grupi i interesit që preken nga devijimi i burimit të Shushicës, por janë të gjithë banorët e Lumit të Vlorës, rreth 30 fshatra”,-vijoi kryetari i fshatit Kuç. Sipas FSHZH-së, ndikimi i projektit për banorët e komuniteti­t në Kuç do të ishte minimal, pasi vetë banorët e këtij fshati furnizohen

STUDIMI I DETAJUAR

FSHZH i tha BIRN se është duke kryer një studim më të detajuar të biodiversi­tetit, i cili po përgatitet nga ekspertë ndërkombët­arë dhe është në fazën finale të tij. “Duke parë rëndësinë e shtuar dhe fokusin e krijuar për Parkun e Vjosës, është kontraktua­r edhe një shërbim shtesë për studim më të detajuar të biodiversi­tetit”,-shkruan Fondi Shqiptar i Zhvillimit në reagimin e tij me shkrim. “Studimi i fundit rikonfirmo­n impaktin minimal të veprës në Luginën e Shushicës”,-shprehet FSHZH.

MJEDISORËT PËR STUDIMIN

Mjedisorët nuk janë të të njëjtit mendim me FSHZH-në. Sipas Olsi Nikës, drejtues i organizatë­s mjedisore Eco Albania, ky studim i detajuar që po kryen së fundmi FSHZH-ja është thjesht një përditësim i studimit ekzistues. “Është duke u përditësua­r po i njëjti studim ekzistues, nga po e njëjta kompani që ka bërë studimin e parë, i cili ka qenë absolutish­t jo në përputhje me legjislaci­onin në fuqi për atë kohë”,-tha Nika. nga burimi i Gurrës. “Nuk është e vërtetë që i gjithë Kuçi furnizohet nga burimi i Gurrës”, tha Balilaj. “Nga ky burim furnizohet deri tani më pak se gjysma e fshatit”, theksoi ai. Balilaj shtoi se në Kuç ka akoma familje të cilat nuk furnizohen me ujë dhe devijimi i ujit do ta rëndonte akoma më shumë situatën.

“Është bërë ujësjellës­i i ri nga FSHZH-ja dhe nuk funksionon, edhe pse ka dy vite që ka përfunduar – supozohet, dhe është marrë në dorëzim nga Bashkia Himarë”,shpjegoi Balilaj. “Është vënë në punë vetëm linja e transmetim­it nga burimi në depo, por edhe nëse vihet në punë shpërndarj­a, problemi i furnizimit të Kuçit me ujë të pijshëm nuk zgjidhet plotësisht”,përfundoi ai./ BIRN

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania