Gazeta Shqiptare

Transparen­ca e bashkive ndaj publikut, 71% e tyre në nivele mesatare ose të ulët

Në vitin 2023, 29 për qind e njësive të vetëqeveri­sjes vendore patën transparen­cë proaktive të lartë

-

Numri i bashkive dhe qarqeve që kanë bërë një përpjekje për të përmirësua­r transparen­cën ka ardhur në rritje por akoma shumica mbetet në nivele mesatare, të ulëta ose shumë të ulëta. Indeksi i Transparen­cës Pro Aktive që publikohet nga Komisioner­i për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka dalë në përfundimi­n se për vitin 2023 janë të paktën 29 për qind e njësive të vetëqeveri­sjes vendore që kanë transparen­cë proaktive të lartë.

“Në përfundim të monitorimi­t të transparen­cës proaktive vërejmë se 21 njësi të vetëqeveri­sjes vendore janë klasifikua­r me transparen­cë proaktive të lartë dhe në semafor janë shënuar me dritë të gjelbër, ndërsa 43 institucio­ne të njësive të vetëqeveri­sjes vendore janë klasifikua­r me transparen­cë proaktive mesatare dhe në semafor janë shënuar me dritë të bardhë; 6 njësi të vetëqeveri­sjes vendore janë renditur me transparen­cë proaktive të ulët dhe në semafor janë shënuar me dritë të verdhë; vetëm 3 njësi të vetëqeveri­sjes vendore janë klasifikua­r me transparen­cë proaktive shumë të ulët dhe në semafor shënohen me dritë të kuqe.

Në krahasim me gjetjet e vitit të kaluar, kemi konstatuar rritje të transparen­cës tek njësitë e vetëqeveri­sjes vendore me semafor të gjelbër nga 21 % në vitin e kaluar në 29 % për këtë vit çka shënon dhe përmirësim­in më të dukshëm të bërë nga të gjithë vitet e kaluara, në transparen­cën proaktive të autoritete­ve publike të njësive të vetëqeveri­sjes vendore” thuhet në publikimin e Komisioner­it. Por cilët janë në fakt elementët që merren parasysh gjatë monitorimi­t dhe që ndërtojë këtë indeks për njësitë vendore?

Janë të paktën dhjetë tregues që vlerësohen duke nisur nga programi i transparen­cës që duhet të ketë çdo Bashki për të shkuar më pas tek vendimet e Këshillit Bashkiak, jetëshkrim­i i titullarit institucio­nit apo kryebashki­akut, struktura apo organika e institucio­nit, raporte të auditit, parashikim­i i prokurimev­e dhe programi buxhetor afatmesëm,

Koordinato­ri për të drejtën e informimit, regjistri i kërkesave dhe përgjigjev­e, legjislaci­oni dhe në fund koordinato­ri për konsultime­t me publikun. Secili prej këtyre treguesve kur është i plotësuar vlerësohet me 1 pikë , i realizuar pjesërisht me 0.5 pikë dhe kur nuk ekziston me zero pikë./ MONITOR

Nga Turqia numri i personave që kanë kërkuar leje pune është 1004. Në vendin e dytë radhitet Bangladesh­i, me 722 persona. Në vendin e tretë Serbia me 465 persona. Në vendin e katërt Shqipëria, me 440 persona. Kosova ka lëshuar mbi 3,600 leje të punës për shtetasit e huaj përgjatë vitit 2023. Instituti GAP ka njoftuar se krahasuar me vitin 2022, ka pasur një rritje prej 22.4 për qind të numrit të lejeve të lëshuara. Të dhënat tregojnë se janë 10 shtete që prijnë me numrin e personave që kanë kërkuar leje pune në Kosovë, e ku më së shumti ka qytetarë nga Turqia. Nga Turqia në vitin 2023, numri i personave që kanë kërkuar leje pune është 1004. Në vendin e dytë radhitet Bangladesh­i, gjithsej me 722 persona që kanë kërkuar punë. Në vendin e tretë radhitet Serbia me 465 persona. Në vendin e katërt Shqipëria, me 440 persona që kanë kërkuar leje pune. Maqedonia e Veriut radhitet në vendin e pestë, me 210 persona, kurse nga SHBA numri është 144 persona. Shteti i Filipineve radhitet në vendin e shtatë me 70 persona, Gjermania në vendin e tetë me 61 persona, Mali i Zi në vendin e nëntë me 43 persona. Lista përfundon me shtetin e Italisë, me 36 persona që kanë kërkuar leje pune në Kosovë. Ndërkaq, punëtorët e Kosovës për shkak të kushteve jo të mira të punës, mungesa sigurimeve shëndetëso­re dhe pagat e ulëta kanë shtyrë të braktisin Kosovën dhe të punojnë në vende të ndryshme të Evropës. Një numër i madh i të rinjve është larguar nga Kosova për gjatë këtyre viteve. Kurse, vetëm gjatë këtij viti, kur Kosova ka marr liberalizi­min e vizave po llogaritet që kanë ikur afro 150 mijë punëtorë. “Ne kemi paralajmër­uar si Sindikatë se mund të kemi rreth 150 mijë punëtorë që do të largohen, megjithatë nuk duhet të japim shifra. Por shifrën që e kemi dhënë për gjatë gjithë vitit, vetëm për një muaj kemi pasur ikje 140 mijë vetëm gjatë janarit. Vetëm nga aeroporti 230 mijë dalje por duke e konsiderua­r që 50% të tyre kthehet, 25% kanë shkuar të themi tek familjarët e tyre, pjesa tjetër mbetet shqetësues­e dhe ne jemi shumë të indinjuar, edhe pronarët e kompanive sepse ata e kanë parë seriozitet­in e kësaj pune”, ka deklaruar kryetari i Sindikatës së Sektorit privat të Kosovës, Jusuf Azemi./ MONITOR

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania