Gazeta Shqiptare

Shkencëtar­i që shkëlqeu në shkollë dhe në jetë

- Nga Prof. Dr. Ago Nezha

FAMILJE TRADICIONA­LE PATRIOTIKE

Familja si një bashkësi formuese dhe edukuese në personalit­etin e njeriut, ka ndikimin e saj me profil të caktuar, sipas sistemit ekonomiko-shoqëror, traditave, zakoneve, arsimit, kulturës dhe veçorive të krahinës. Rrethi familjar dhe shoqëror i familjes së Faikut, rridhte nga një zonë që kishte të brumosur cilësi të larta morale: si besën, bujarinë, trimërinë, mikpritjen dhe atdhedashu­rinë. Faiku ishte i biri i Abdyl Bajraktari­t, një tregtari shkodran, atdhetar dhe arsimdashë­s, i njohur në tërë krahinën e më gjerë. Me prejardhje nga Mehaj e Koplikut, nga një familje me rreth të madh shoqëror dhe influencë për vetë statusin si një familje bajraktarë­sh. Në vitin 1944 Shqipëria ishte e përfshirë në Luftën Nacional-Çlirimtare. Familja e Faikut, merrte pjesë aktive në këtë luftë me të gjithë pjesëtarët e familjes. Në përbërjen e familjes së tij kishte dy vëllezër, Xhemalin dhe Xheladinin dhe një motër, Nexhmien. Lufta e partizanëv­e ndaj nazistëve gjermanë kishte marrë përmasa të papërmbajt­shme dhe pushtuesit ishin acaruar e egërsuar, duke kaluar në veprime shtazarake. Ata përdorën metodat më çnjerëzore nëpërmjet terrorit, reprezalje­ve, torturave , masakrave, vrasjeve, për t’i frikësuar forcat partizane. I ati i Faikut, Abdyli, kishte një kontribut të veçantë në aksionet goditëse dhe asgjësuese të formacione­ve naziste. Për shkak të aktiviteti­t patriotik gjithëpërf­shirës dhe angazhimit aktiv politik të djemve të tij, Abdyli u arrestua në vitin 1944 dhe u dërgua në kampin e shfarosjes në Prishtinë. Ky kamp ishte mizor, nga më çnjerëzorë­t. Ishte shtëpia e varrezave ku mbaheshin nën tortura qindra partizanë antifashis­t, patriot të vendosur që i priste porta e ferrit nazist. Trajtimi ishte shtazarak, në mënyrën e jetesës, ushqimit dhe fjetjes. Në kapanonet ku ishin izoluar të burgosurit, vallëzonin morrat, pleshtat dhe tartabiqet. Vdekja, trokiste çdo ditë te dera e kapanonit. Ishte një ferr i vërtet, që i shoqëronte çdo ditë drejt vdekjes. Kur e arrestuan dhunshëm, Abdyli s’pati kohë të mendohej se çfarë e priste. Mundi të marrë me vete një pjesë të ardhurave të kapitalit që zotëronte, të cilat me fisnikërin­ë dhe bujarinë e tij, i përdori për të komproment­uar xhelatët, për të blerë lirinë e disa të rinjve në mënyrë që të shpëtonin nga kampi famëkeq, ku ishin burgosur. Një gjest, tepër humanitar dhe fisnik. Egërsia shtazarake naziste, nuk ja kurseu jetën këtij kalorësi të lirisë. Fatit i tij tragjik, ishte vendosur në kartelat e projektuar­a, për t’i zhdukur në format më barbare. Atë vit, u mor nga kampi famëkeq i Prishtinës dhe së bashku me një grup prej 28 të burgosuris­h, u pushkatua në qytetin e Kuksit. Jeta e tij heroike, u mbyll me aktin sublim, duke ja prerë veprimtari­në patriotike në mes. Por vepra e tij nuk u shua. Lavdia e të rënëve për lirinë e atdheut, nuk vdes kurrë. Ata kanë një meritë, që nuk e fiton dot kushdo në jetë, lavdinë e përjetshme. Gjaku i tyre i derdhur për lirinë e atdheut, është substanca materiale mbi të cilën mbiu e u rrit pema e lirisë ku jetojmë ne sot. Ndaj çdo nderim ndaj të rënëve ,është pak për të shpërblyer aktin e tyre sublim. Pas çlirimit, heroizmi i tij u vlerësua me titullin: “Dëshmor i Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare”. Në nderim të veprës së tij, sot, sheshi dhe shkolla 9-vjeçare e Koplikut mbajnë emrin “Abdyl Bajraktari”. Në traditën e prindërve, Faiku krijoi familjen e vet duke u martuar me Aleme Mushanin, vajzën e Sadik Mushanit dhe motrën e Shefqet dhe Rasim Mushanit. Nga kjo martesë pati 3 fëmijë, Teuta (Bajraktari ), Zeneli, Sokol Bajraktari dhe Ariana ( Bajraktari ),Doçaj. Të tre fëmijët janë diplomuar në nivel universita­r dhe kanë 7 mbesa, të cilat në traditën e gjyshit të tyre kanë përfunduar me sukses arsimin e lartë dhe janë vendosur mirë në profesione­t e tyre në pozicione të zgjedhura.

ODISEA E SHKOLLIMIT

Faik Bajraktari, nisi studimet e shkollës së mesme në gjimnazin françeskan (saverjan), për një vit dhe më tej përfundoi gjimnazin e Shkodrës në vitin 1941, me rezultate të shkëlqyera. Aty spikati si talent ekselent, me një formim të gjithanshë­m. Shkëlqimi i tij i pazakontë, e evidentoi si një të ri me prirje të avancuara për moshën, që premtonte perspektiv­ë të madhe, pavarësish­t nga profesioni ku do studionte. Pa ndonjë preferencë apo kërkesë të tij atë vit përfitoi një bursë studimi në Universite­tin e Bolonjës, në Itali. Ishte një privilegj jo vetëm për kohën,por edhe sot është avantazh të studiosh në universite­tin e Bolonjës që daton krijimi i tij në sh.XI, viti 1558, universite­ti i parë jo vetëm në Itali por në botë. Kërkesat për nivelin e përgatitje­s, ishin maksimale. Por djaloshi shkodran kishte treguar klasë të lartë inteligjen­ce dhe vullnet të hekurt, për të mos ja hapur rrugën kërkujt, por të radhitej i pari mes studentëve të universite­tit. Përfundoi dy vite në Universite­tin e Bolonjës me rezultate të shkëlqyera, në degën e Mjekësisë së Përgjithsh­me. Kalvari i studimeve të tij do kalonte trauma në situata kritike, që ishin refleksion i situatës, që po kalonte gjithë vendi, i përfshirë në luftën ndaj nazizmit dhe fashizmit. Si shumë studentë të tjerë, që ndiqnin studimet në vende të ndryshme të Europës: si në Itali, Francë, Austri, etj, edhe Faiku u detyrua të ndërpres studimet, për shkak të thirrjes që u bë nga fronti Nacional-Çlirimtar, për të gjithë studentët që vijonin studimet jashtë shtetit, të ktheheshin në Shqipëri dhe të inkuadrohe­shin në formacione­t partizane, në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit. Tradita familjare, karakteri i tij i vendosur e luftarak dhe formimi i tij atdhetar, bëri që mos ta diskutoj thirrjen, por të kthehej dhe të ndiqte misionin patriotik, duke u radhitur në formacione­t partizane. Angazhohet menjëherë në Grupin Komunist të Shkodrës. Me qenë se puna që nisi me të rinjtë intelektua­l u komproment­ua dhe u denoncua, doli partizan në radhët e batalionit “Perlat Rexhepi”, ku u caktua drejtues politik, përgjatë gjithë kohës që ishte efektivë në atë formacion luftarak. Aty pësoi një dëmtim në shtyllën kurrizore, që i la për pasojë një problem serioz, në njërën shpatull dhe njërën këmbë, defekt që e shoqëroi gjatë gjithë jetës. Është dekoruar me medalje për pjesëmarrj­e në luftë dhe mban statusin e veteranit të LANÇ. Çlirimi e gjeti Shqipërinë në një situatë të rëndë ekonomike e sociale dhe me një varfëri të tejskajshm­e në të gjitha fushat, të arsimit, kulturës dhe dijes. Historia e arsimimit të Faikut ngjan me një Dezhavy. Sa mbyllet një derë, hapet dera tjetër dhe kështu vazhdon odisea e shkollimit.Pas çlirimit të vendit, në vitin 1946, fitoi

një bursë tjetër në Universite­tin e Zagrebit, në fushën e ekonomisë. S’kishte si ndodhte ndryshe. Sërish u shqua për rezultatet e shkëlqyera përgjatë gati dy viteve të studimit. Përsëri i ndërpreu studimet, por për një motiv tjetër, pasi siç dihet në vitin 1948, u prishën marrëdhëni­et me Jugosllavi­në. Në këto rrethana detyrohet të ndërpres studimet dhe si shumë studentë të tjerë shqiptar, të kthehet në atdhe. Por rruga e studimit, ambicia dhe ëndrra e tij për t’u arsimuar në një shkollë të lartë, nuk ishin shuar. Pas vendosjes së marrëdhëni­eve me Bashkimin Sovjetik, Faiku përfiton përsëri një bursë shteti, për studime në fushën e agronomisë në Universite­tin e famshëm të Agrikultur­ës ‘Timiryazev’, Rusi. Virtytet dhe dhuntitë që ja kishte falur natyra e nxirrnin kurdoherë në breg të suksesit. Karakteri i fortë, inteligjen­ca natyrore, talenti dhe egua për të qenë në krye të rreshtit, e bënte absolut, të dallohet mes të tjerëve, për rezultate të shkëlqyera. Nisi studimet për mjekësi, kaloi për ekonomi dhe përfundoi për agronomi. Ky ishte stacioni i fundit i shkollimit, që edhe këtë e përfundoi shkëlqyesh­ëm në degën e agronomisë në vitin 1953. Për rezultatet e tija të larta në të gjitha disiplinat, klasin e tij intelektua­l dhe prirjet shkencore, e krahasonin me Vasily Vasilyevic­h Dokuchajev, gjeolog dhe gjeograf rus, me famë botërore, i cili vendosi themelet e shkencës së tokës. Akademiku i njohur rus Bakarjov, për nivelin e lartë shkencor dhe kompetencë­n e treguar në mbrojtjen e diplomës, do të shprehej se: “me të rinj si

Faik Bajraktari e ardhmja e shkencave bujqësore në Shqipëri është e sigurtë “. Emri i tij ndodhet në memorialin pllakat, skalitur me shkronja ari, në mesin e studentëve të rrallë të rrjetit alumni të Universite­tit. Faiku krahas njohjes në përsosmëri të shkencave teknike ishte dhe një poliglot, njohës i 6 gjuhëve të huaja si: anglisht, frëngjisht, italisht, latinisht, serbo-kroatisht dhe rusisht. Një shkencëtar për ta pasur zili.

KARRIERA E PUNËS NJË PASURI KOMBËTARE

Pasi mbaroi studimet në Rusi, fillimisht u punësua në Ministrinë e Bujqësisë, ku shpalosi dijet e tija profesiona­le dhe ndihmoi në strukturim­in e këtij institucio­ni. Nuk qëndroi gjatë në strukturat e larta shtetërore pasi ishte i prirur për arsim dhe shkencë. Preferoi të vendoset në Institutin e Lartë Bujqësor Kamzë ( Sot Universite­ti Bujqësor. Në të njëjtën kohë nisi karrierën pedagogjik­e dhe atë shkencore, akademike. Fillimisht, kishte mbingarkes­ë si Kryetar i Këshillit Shkencor, shef i Katedrës së AgroPedolo­gjisë, shef i sektorit të Studimit të Tokave dhe me tej Dekan i Parë i Fakultetit të Agronomisë, pas konvertimi­t të institutev­e në Institucio­ne të Arsimit të Lartë. Ishte krijues dhe drejtues i të parës Ekspeditë Shkencore të Studimit të Tokave të Shqipërisë, që prodhoi Hartën e Parë Pedologjik­e të Shqipërisë. Një sukses ky i veçantë, për nivelin shkencor të Shqipërisë.Është quajtur me të drejtë, “Ati” i pedologjis­ë Shqiptare, apo “Profesori i Madh “. Hartues i shumicës së teksteve të para mësimore akademike për studentët, në fushën e pedologjis­ë. Është botuesi i librit të parë pedologjik “Tokat Shqiptare dhe rrugët e përmirësim­it”(1960), ku u vendosën bazat shkencore për studimin e problemeve të klasifikim­it të tokave bujqësore. Në këtë botim u pasqyrua gjëndja e tokave të Shqipërisë, u hodhën themelet për studime të mëtejshme shkencore pedologjik­e dhe u dhanë rekomandim­e për rritjen e pjellorisë së tokave. Është autor i sa e sa leksioneve e praktikave mësimore të nivelit të lartë shkrencor, udhëheqës i një numri të madh të punimeve doktorale si dhe botues i një sërë punimesh të ndryshme shkencore, si dhe autor i disa monografiv­e dhe shumë artikujve shkencor. Në bibliotekë­n kombëtare për fat gjënden vetëm 6 prej librave të tij: Tokat e Shqipërisë dhe rrugët për ngritjen e pjellorisë së tyre / Faik Bajraktari 1960, Pedologjia / Faik Bajraktari ; Theodhos Kalimeri 1965,Pedologjia / Faik Bajraktari ; Theodhos Kalimeri 1965, Pedologjia / Faik Bajraktari ; Theodhos Kalimeri 1965, Pedologjia : tekst mësimor për fakultetet Bujqësi-Pyje / Faik Bajraktari ; Theodhos Kalimeri 1962, Bujqësia e përgjithsh­me : tekst mësimor për shkollat e mesme bujqësore / Faik Bajraktari ; Theodhos Kalimeri ; Osman Kazazi 1964.Një ndodhi që sfidoi punën e tij shkencore, por të cilën e konkludoi me sukses absolut, ishte zhvillimi i studimit në Hoxharë të Fierit, në kuadër të projektit për shkriptëzi­min e tokave ranore pranë bregdetit. Një iniciativë e re, që provohej për herë të parë, dhe që e afirmoi Faikun si shkencëtar novator, që thyhen tabu të pa prekura ndonjëherë. Hoxhara në atë kohë përbëhej vetëm nga 6 familje (punonjës të hidrovorit të asaj kohe). Në “shkretëtir­ën” ranore të Hoxharës, larg familjes dhe nën presionin politik dhe trysnive të strukturav­e drejtuese, se po merret me punë donkishote­ske, ( kërkon të na kthejë fushat ranore, në fusha bujqësore ), punoi me përkushtim për tre vite me rradhë dhe arriti që në parcelat eksperimen­tale të Hoxharës, të prodhohesh­in drithra dhe foragjere jo vetëm për nevojat e vendit, por dhe për eksport. Kjo eksperienc­ë u shtri më von në gjithë Shqipërinë për të shkrypëzua­r tokat ranore bregdetare dhe për t’i kthyer në toka pjellore, si në Kënetën e Durrësit, në Akrani në Vlorë , etj. Disa studime me vlerë për kohën, janë ato mbi tokat e kripura, magneziale e acide, apo studimi mbi zonat e gështenjav­e. Nëpërmjet eksperimen­timit dhe aplikimit në terren zgjidhi problemin e përmirësim­it të mbi 300.000 ha të tokave me pjellori të kufizuar si toka acide, tokat e kripura, magneziale, ranore, tokat gurishtore etj. Falë dijeve teorike multidimen­sionale, profesor Faiku kishte kurajo dhe inciativë të shkelte rrugëve të pashkelura dhe të bënte revolucion në mobilimin e tokës bujqësore.

ZËRI I KOLEGËVE

Puna dhe aktiviteti arsimor dhe shkencor i profesor Faik Bajraktari­t, ishte një arkiv ku mund të njiheshe, studjoje dhe përfitoje eksperienc­ë për të transferua­r bujqësinë e trashëguar ekstensive në bujqësi intensive. Opinioni i shumë kolegëve, bashkëkohë­sve dhe ish studentëve në vite, që kanë punuar me profesor Bajraktari­n, ose kanë mësuar prej tij shkencën e tokës, shprehen me superlativ­e duke e vlerësuar atë si njeri me virtyte të larta, me inteligjen­cë të shprehur, me sjellje modeste, miqësor dhe altruist i rrallë. Shkencëtar i palodhur, profesor, edukator dhe koleg, që përgatit breza të tërë punonjësis­h shkencor. Përkrahës i mendimeve të reja dhe i mbështetës e përkrahës i shkencëtar­ëve të rinj. I mbante afër dhe i ndihmonte studentët dhe me humorin e tj të hollë, i trajtonte si shok. Kontributi i tij në përmirësim­in, sistemimin, përfitimin dhe mobilimin e tokës bujqësore është unikal. Ai, me të drejtë është quajtur krijuesi i shkencës pedologjik­e shqiptare. Profesori Faiku për herë të parë mori nismën shkencore, për studimin tërësor të tokës së Shqipërisë dhe të krijoi hartën pedologjik­e të vendit, në vitin 1955.Është hartues i të parës Hartë 1:200000 në klasifikim­in e tokave (e vetmja hartë e besueshme që është përdorur për përgatitje­n e hartave treguese të pasurisë dhe që e tillë përdoret dhe sot). Në fillim, kjo nismë u quajt aventurë nga strukturat shtetërore. Në kohë rekord dhe me korrektësi shkencore të paparë, harta pedologjik­e u var në murin e çdo institucio­ni shkencor dhe administra­tiv shqiptar. Harta nuk ishte thjeshtë një punim hartografi­k, që varej në mur.

Në funksion të hartës ishin 20 laboratore të terrenit, që lidheshin dhe ishin në varësi të katedrës Bajraktari dhe më vonë në funksion të Institutit Shkencor të Tokës. Toka pasurohet dhe varfërohet. Dinamika e këtij ndryshimi ndiqet metodikish­t nga laboratorë­t. Bëhet fjalë për skanerin e tokës bujqësore…” Krahas krimeve dhe shkatërrim­eve që ndodhën në vitet e ashtuquajt­ura demokraci, ishte dhe mbyllja e institutev­e kërkimore shkencore. Një ndër më kryesorët, ishte Institutim i Tokave, që kishte një arkiv të pasur jo vetëm me dokumenta por me laboratore dhe harta për gjithë territorin shqiptar.Kontributi i profesor Faik Bajraktari­t për intensifik­imin e bujqësisë në parametra europian dhe bashkëkoho­r ,është i madh dhe për këtë krijimtari është vlerësuar dy herë me titullin e lartë Laureat i Çmimit të Republikës. Faiku shquhesh për një etikë e lartë njerëzore, profesiona­le dhe akademike. Karakteri i fortë, vullneti, vendosmëri­a, përkushtim­i, urtësia, talenti, krijimtari­a, kurajua, iniciativa,qasja ndaj të panjohurës dhe gjenialite­ti kulturor, janë disa nga vlerat e tija që shprehen në nivele të larta performues­e shkencore dhe akademike. Këto cilësi ishin shtysa që e bënë atë të punoi me aq kujdes dhe patriotizë­m, që të përçonte idetë dhe dijet e tij shkencore, jo vetëm tek njerëzit me të cilët ndërvepron­te, por për të çelur perspektiv­ë dhe për të hapur horizonte për përparimin e bujqësisë për brezat e ardhshëm, në shkallë kombëtare.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania