Gazeta Shqiptare

Krimi nuk luftohet me video klipe/ TikTok-u apo TikTaku i vetëvrasje­ve

- Nga Lutfi Dervishi

Krimi nuk luftohet me video klipe

TikTok-u vetëvrasje­ve

Një nënë e re i dha fund jetës (siç raportohet deri më tani) pasi nuk e përballoi dot turpin pas publikimit të një fotografie intime që disa media/individe sot po e ripublikoj­në masivisht. Të thuash kriminale është pak, të thuash më shumë se kriminale prap mbetet e pamjaftues­hme përballë makabritet­it virtual.

Ana e errët e mediave sociale dhe e një pjese të portaleve, u rishfaq sot me ripublikim­in e një fotografie që për 27 vjeçaren përkthehej në vetëvrasje, ndërsa për punëtorët e klikimeve përkthehet në para. Një tjetër fatkeqe pre e listës së viktimave të TikTok, një tjetër “balenë blu” që këtë herë ka si kreatorë ca mendje të sëmura që përveç maskarallë­kut kanë edhe internet. Nuk mjaftoi vendimi tragjik i nënës së re për t’u arratisur me dëshpërim nga kjo jetë, por gjyqi ndaj saj vijon nga dhjetëra idiotë që hedhin “gurë dixhital” mbi të vdekurën si të ishin kryetarë të gjykatës së moralit.

Megjithatë, nuk mund të presësh që idiotë interneti (ii) të tregohen njerëz dhe të bëjnë dallimin mes jetës dhe vdekjes mes privates dhe publikes, mes dinjitetit dhe poshtërsis­ë, por ajo që është shqetësues­e është roli i medias në raportimin e gjëmave/ kobeve. Ndërkohë që është e stëprovuar efekti domino i raportimit të detajuar të vetëvrasje­ve, në një kohë që është vërtetuar se sensaciona­lizmi i rasteve fatkeqe çon në dëme afatgjatë edhe për shoqërinë, sërish e sërish sillemi njëlloj deri në tragjedinë e radhës që sërish do të kryhet për të njëjtat shkaqe dhe me të njëjtat mënyra.

Të bësh thirrje për etikë dhe vetëpërmba­tje në raportimin e ngjarjeve tragjike rrezikon t’i ngjash njeriut që merr shatin dhe prashit në det.

Shpërndaja e shpejtë e informacio­nit dhe mundësia që informacio­nin ta prodhojë dhe shpërndajë kushdo, nevoja për të patur të shenjtë lirinë e shprehjes dhe dëmi që vjen nga shpërndarj­a pa kriter e materialev­e private/të dëmshme ka krijuar një realitet të ri që nuk mund të përballohe­t me instrument­at e kohës para internetit.

Krimi në internet nuk mund të luftohet me të njëjtat mjete dhe burime njerëzore si krimi i rrugës.

Në kohën kur sa vjen dhe bëhet më i vështirë dallimi mes jetës reale dhe asaj virtuale, problemet e shëndetit mendor dhe krimi kibernetik sa vijnë dhe agravohen për shkak të zhvillimit të shpejtë të teknologji­së.

Problemet dhe sfidat epokës digjitale nuk përballohe­n me instrument­a dhe mendësi analoge.

Sot, si kundërpërg­jigje ndaj ngjarjes tragjike policia e shtetit publikoi një video nga momenti i ndalimit të personit të dyshuar si shkaktar i humbjes së jetës së 27 vjeçares. Krimi modern luftohet me ligj, struktura dhe vullnet, jo me video-klipe.

Institucio­net ligj zbatuese (policia/prokuroria) nuk janë të pajisura siç duhet as në teknologji dhe as në burime njerëzore për t’u përballur me kriminelët e dukshëm dhe të padukshëm në hapësirën virtuale. Çdo vonesë do të na sjellë viktima të reja dhe video-klipin e radhës.

Forcimi i legjislaci­onit dhe strukturav­e do të ishte vetëm njëra anë e medaljes. Media vetë mund të luajë një rol pozitiv me kusht që klikimet mbi fatkeqësi t’i konsideroj­ë “krim”.

Është në dorën tonë nëse do të duam të mbetemi njerëz dhe të respektojm­ë zinë e tjetrit apo të kthejmë në spektakël edhe vdekjen.

Deri më tani gjithçka ka mbetur vetëm fjalë, duke numëruar viktimat deri sa të vijnë veprat që mungojnë!

© SYRI.net

187

1286/19

308.25

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania