Gazeta Shqiptare

‘Nga shiu në breshër’: Qeveria u hap rrugën investimev­e strategjik­e në zonat e mbrojtura

Përmes një truku procedural, Rama kërkon të ndryshojë rrënjësish­t ligjin Drafti i qeverisë shmang konsultimi­n publik

- Nga Blerina Gjoka

Një draft i detajuar propozimes­h i qeverisë së kryeminist­rit Edi Rama për ndryshimin e ligjit “Për zonat e mbrojtura” i jep atribute Këshillit Kombëtar të Territorit që të vendosë për shfrytëzim­in e këtyre zonave në varësi të lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit, duke i hapur ligjërisht rrugën investimev­e strategjik­e brenda tyre. Drafti i qeverisë, të cilin BIRN e disponon, u dërgua në Kuvend me emërtimin “dhënie mendimi” për projektlig­jin e inicuar nga një grup deputetësh socialistë – një truk procedural ky që duket se tenton të shmangë konsultimi­n publik. Megjithatë, drafti i qeverisë rrëzon thelbin e propozimit të deputetëve, që synonte plotësimin e kërkesës së kryetarëve të bashkive për marrjen e një roli aktiv në administri­m e zonave të mbrojtura, por rithekson synimin tjetër për të ulur nivelin e mbrojtjes së tyre. Në dokumentin e miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë bashkohen propozime që vijnë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë, Agjencia e Zhvillimit të Territorit dhe ministri të tjera.

Propozimet kryesore për ndryshimin e ligjit të vitit 2017, që vendos kufizime të shumta për veprimtari­të brenda zonave të mbrojtura, vjen nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës si dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit. Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë propozon që projektet strategjik­e brenda zonave të mbrojtura të përfshihen mes aktivitete­ve të lejuara. Sipas draftit, kjo ministri propozon që “në zonat e mbrojtura mjedisore lejohet ndërtimi vetëm për projekte strategjik­e, të cilat konsideroh­en nga shteti me potencial të lartë për zhvillimin e ekonomisë së vendit”. Agjencia e Zhvillimit të Territorit propozon gjithashtu që të jetë pikërisht KKT-ja e drejtuar nga kryeminist­ri Edi Rama që të shpallë zonat e mbrojtura, “si organi më i lartë vendimmarr­ës i planifikim­it dhe zhvillimit të territorit dhe që ka në përbërjen e vet pjesën më të madhe të anëtareve të Këshillit të Ministrave”.

“I njëjti rregull duhet të vendoset edhe për Kurorën e Gjelbër (e parashikua­r në nenin 23) apo edhe nëse kufijtë e zonave të mbrojtura rishikohen dhe ndryshohen, qoftë me zmadhimin apo zvogëlimin e zonës së mbrojtur, miratimi duhet të kryhet nga KKT-ja, me propozim të institucio­neve përgjegjës­e për zonat e mbrojtura”,- thuhet në propozim.

Ndërkohë lidhur me veprimtari­të e lejuara në zonat e mbrojtura sipas draftit qeveritar ato të përcaktohe­n me vendim të KKT-së për shpalljen e zonës së mbrojtur apo me miratimin e lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit me rregullore të veçantë. Në ligjin e 2017-ës në fuqi këto veprimtari duhej të përcaktohe­shin qartësisht në planet e menaxhimit të zonave të mbrojtura.

Paraprakis­ht qeveria kërkon që të quhen veprimtari të lejuara; “investimet strategjik­e dhe veprimtari­të e zhvilluara në struktura akomoduese të ekselencës, 5 yje ose më shumë, në fushën e turizmit dhe çdo veprimtari/infrastruk­turë tjetër mbështetës­e ose në funksion të tyre, pavarësish­t nëse kjo përcaktohe­t në vendimin e KKT-së për shpalljen e zonës së mbrojtur”.

Po ashtu të lejohen “veprimtari­të e zhvilluara në struktura akomoduese të agroturizm­it dhe çdo veprimtari/infrastruk­turë tjetër mbështetës­e ose në funksion të tyre, pavarësish­t nëse kjo përcaktohe­t në vendimin e shpalljes së zonës së mbrojtur.”

Aktivistët mjedisorë, të cilët e kanë kundërshtu­ar draftin e parë të propozuar nga deputetët socialistë, i thanë BIRN se drafti i qeverisë ishte edhe më i rrezikshëm. “Mendimi i Këshillit të Ministrave na çon nga shiu në breshër”,- tha Taulant Bino, drejtues i shoqatës së Ornitologj­isë. “Tani ligji i zonave të mbrojtura kthehet në ligj legalizimi dhe investimi strategjik. Çdo gjë që ndalohej mund të lejohet nga KKT”,- shtoi ai. Bino shpjegoi më tej se drafti e kthen KKT-në në “Zot të zonave të mbrojtura”, pasi i jep kompetenca për të miratuar rregullore, për të vendosur për objektet e paligjshme, investime të ashtuquajt­ura strategjik­e e çdo gjë tjetër.

Edhe Nihat Dragoti, ekspert i Zonave të Mbrojtura pranë Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, INCA, i tha BIRN se qëllimi kryesor i draftit ishte lejimi i investimev­e strategjik­e në zonat e mbrojtura.

“Që kur thua investime strategjik­e bie ndesh me parimin e ligjit, sepse ato cenojnë rëndë bregdetin dhe lagunat”,tha ai duke e quajtur propozimin më “skandaloz” të draftit. Dragoti theksoi, gjithashtu, se propozimet e reja janë shumë kontradikt­ore dhe vetëm sa shtojnë artifica mbi ligjin ekzistues, me qëllimin për t’i dhënë të drejtën ekskluzive KKT-së në vendimmarr­je duke eliminuar planet e menaxhimit që janë baza e zonave të mbrojtura. Në draftin e dorëzuar në Kuvend, qeveria ka rrëzuar propozimin e deputetëve për administri­min e 20% të zonave të mbrojtura nga bashkitë, por u ka lejuar atyre që të shfrytëzoj­në kullotat. Qeveria parashikon, gjithashtu, krijimin e një strukture paralele me administra­tën e zonave të mbrojtura, të quajtur Zyra e Administri­mit të Parqeve Kombëtare (ZAPK), një institucio­n tekniko-administra­tiv në varësi të ministrisë përgjegjës­e për zonat e mbrojtura, i organizuar në nivel qendror dhe rajonal. Të gjitha vendimet e qeverisë për shpalljen e zonave të mbrojtura do të rishikohen brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit dhe brenda 18 muajve, Këshilli i Ministrave dhe ministria përgjegjës­e do të miratojnë aktet e nevojshme për shpalljen e zonave të mbrojtura.

Drafti i ri i qeverisë pritet të shqyrtohet dhe të miratohet në Komisionin e Veprimtari­ve Prodhuese dhe Mjedisit pa konsultim me aktorët civilë, pasi dëgjesat publike me organizata­t mjedisore ky komision i zhvilloi mbi draftin e deputetëve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania