Gazeta Shqiptare

Berisha: 20 shkurti është dita e ndëshkimit popullor për Ramën

Ish-kryeminist­ri: Dita e gjykimit nga qindra mijëra qytetarë të revoltuar “Duhet të ikë se ka dhunuar parlamenti­n e vendit”

-

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha hodhi akuza jo vetëm ndaj kryeminist­rit Edi Rama por edhe ndaj kreut të Prokuroris­ë së Posaçme, duke theksuar se ne “Dumanët e korruptuar, arrestove liderin e opozitës”.

REAGIMI

“Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke marrë peng Lul Bravën për të kontrollua­r opozitën. Të mbeti brava në dorë. Sot opozita është më e fortë, më e bashkuar se kurrë më parë. Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke korruptuar shefin e kundërinte­ligjencës amerikane, McGonigal. Po ku është ai tani? Në burg dhe po të pret me padurim. Edi Rama, drejtësia vonon por nuk të harron. Provove të mbash pushtetin duke vjedhur logon e PD, duke ndaluar nga tmerri emrin e Sali Berishës nga fleta e votimit. 600 mijë shqiptarë të thanë se nuk ke shans të zhdukësh opozitën. Je i pashpresë! Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke blerë media me paratë e vjedhura të incenerato­rëve. Vetë krahu yt i djathtë, zëvendësi yt të bëri autopsinë dhe dole para shqiptarëv­e si një kalbësirë që kundërmon anekënd Shqipërisë. 20 shkurti po vjen, priti, priti shqiptarët! Edi Rama, provove të pengosh komisionet hetimore parlamenta­re për vjedhjet e tua të shekullit, për udhëtimet e tua mafioze me avion në dispozicio­n, për pasurimin e paligjshëm të familjarëv­e të tu, por faktove para botës të gjitha akuzat e opozitës si të vërteta dhe se ke ti ke frikë nga hetimi, njëlloj si djalli nga temjani për shkak të krimeve që ke kryer gjatë kohës në pushtet.

Më 20 shkurt, sovrani do t’i thotë dy fjalë për të gjitha këto që ke bërë. Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke asgjësuar parlamenti­n e pluralizmi­t, por të mbeti në dorë parlamenti i krimit. Provove të mbash pushtetin duke arrestuar politikish­t me Dumanët e tu të korruptuar liderin e opozitës, por krijove Rrugën e Shpresës, krijove dhjetëra, qindra, mijëra Sali Berishë. Kurse ti, u ktheve në genin e babait tënd xhelat që firmoste varjen në litar të poetit Havzi Nela dhe rendite veten me diktatorët e Ugandës, Tunizisë, Teheranit, Bjellorusi­së. Turp i dheut!

FJALA E PLOTË

Të dashur qëndresata­re dhe qëndrestar­ë, misionarë të shpresës, qëndrestar­ë të pamposhtur të betejës për dinjiteti njerëzor, lirinë, të ardhmen. 20 shkurti po afron, në të 4 anët e vendit, në çdo vatër po ofshëtijnë thirrjet ‘Edi Rama paketo valixhet dhe ik’, ‘Edi Rama duhet të ikësh nga sytë këmbët’ sepse me vjedhjen e shekullit, me vjedhjen e qindra e qindra milionë eurove në koncesione­t, PPP, shëndetësi dhe fushat të tjera, vjedhjen e madhe gjigante që ke përgatitur në portin e Durrësit, ke dëshmuar se je hajduti më i pangopur në Shqipëri, Europë, botë. Ke arritur t’i varfërosh shqiptarët, t’i rrokullisë­sh ata përsëri në honet e varfërisë dhe mjerimit. Ndaj dhe 20 shkurti është dita e ndëshkimit tënd popullor. Edi Rama duhet të ikësh nga sytë këmbët, sepse si Çubrillovi­ç shqipfolës, në 10 vite të pushtetit tënd të bazuar në vjedhje, krim, drogë, ke larguar nga ky vend qytetar sa asnjë diktator, gjakatar, luftë dhe epidemi në planetin tonë. Ndaj dhe 20 shkurti është dita e mallkimit, e ndëshkimit mbarëkombë­tar për Edi Ramën.

Edi Rama duhet të ikë sepse ka dhunuar parlamenti­n e vendit. Ai ka shndërruar parlamenti­n, tempullin e demokracis­ë në bunkerin e familjeve të qeveritarë­ve, ku fjala e lirë nuk ekziston, ku opozitën tentojnë ta eliminojnë dhe ku negociohen vetëm interesat e krimit, të mafias qeveritare, ku votohen ligje dhe vendime për interesat kriminale të qeverisë dhe mafias së saj. Ky njeri pa komb, ky njeri pa fe, ky njeri pa flamur ka ulur në ato karrige llumin e shoqërisë, trafikantë, porositës vrasjesh, hajdutë, xhelatë të së ardhmes së fëmijëve tanë. 20 shkurti është dita e fuqisë së popullit të revoltuar. Priti shqiptarët Edi Rama, ata do të vijnë. Parlament i vetëm i Shqipërisë është ky parlamenti juaj këtu, parlamenti i fjalës së lirë, parlamenti i shpresës. Parlamenti duhet të jetë foltore e të vërtetës dhe të vërtetave, foltore e interesave qytetare dhe jo interesave të klaneve kriminale.

Parlamenti nuk është pasarelë dhe nuk mund të jetë i tillë, për veshjet e shtrenjta të ministrave, të blera me paratë e vjedhura nga ju. Parlamenti nuk është lokal bastesh ku ndahen kush familje qeveritare do fitojë më shumë nga vjedhjet. Nuk është spital psikiatrik ku kryeminist­ri dhe lakejtë e tij ngatërrojn­ë realitetin me fantazinë e sëmurë, psikozë kjo me pasoja të rënda për shqiptarët. 20 shkurti është dita e qytetarëve, qytetarët do të thonë fjalën e tyre.

Të dashur qytetarë, qeveria dhe parlamenti monist i Edi Ramës nuk duan t’ia dinë se ju ekzistoni, se ju keni halle, derte, keni vështirësi, dhimbje, sakrifica.

E dini pse? Sepse kanë kohë që nuk u takojnë. Sepse ata kanë frikë nga ju sepse e dinë se u kanë vjedhur dhe ju vjedhin ditën, natën, ju vjedhin deri në palcë. Ata kanë kohë që nuk ju dëgjojnë. Makinat e tyre luksoze vijnë në qytet, lagje, shtëpitë tuaja vetëm kur zgjedhjet afrohen. Këmbët e tyre kurrë nuk shkelin në rrugët që ju shkelni. Trupi i tyre nuk kalon dhimbjet dhe lodhjet që kalon trupi juaj. Ata nuk mjekohen në spitalet ku ju mjekoheni. Ata nuk hanë ushqimet e tyre që ju hani. Kështjella­t e tyre nuk krahasohen me shtëpitë tuaja. Fëmijët e tyre nuk shkollohen në shkollat e fëmijëve të tyre. Dyshekët e tyre janë të mbushura me para, ndryshe nga dyshekët tuaj.

Pasuria juaj është thërrime në krahasim me pasurinë e tyre, të vjedhur, të krimit, të drogës. Por shpirti juaj, shpirti juaj nuk krahasohet kurrë me shpirtin e tyre të zi.

Ndaj ata kanë frikë, kanë tmerr dhe 20 shkurtin, ditën tuaj po e presin të lebetitur.

Kanë frikë të dalin dhe të takojnë dhe përballen me ju, sepse ata nuk janë përfaqësue­sit tuaj, nuk janë përfaqësue­sit e shqiptarëv­e, ata janë hajdutë, janë antishqipt­arë. Kjo qeveri është arsyeja pse ju po largoheni. Kjo qeveri është arsyeja pse mjerimi ka kapluar në shumicë familjet shqiptare. Kjo tufë kriminelës­h është arsyeja pse parlamenti shqiptar është kthyer në bunker të familjeve qeveritare, që në ADN-në e tyre kanë censurën, vjedhjen, mashtrimin, internimin, mendësinë tiranike. Por t’i themi sot Edi Ramës se ke marrë fund dhe asgjë nuk të shpëton ty nga verdikti i shqiptarëv­e. 20 shkurti po vjen! Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke marrë peng Lul Bravën për të kontrollua­r opozitën. Të mbeti brava në dorë. Sot opozita është më e fortë, më e bashkuar se kurrë më parë.

Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke korruptuar shefin e kundërinte­ligjencës amerikane, McGonigal. Po ku është ai tani? Në burg dhe po të pret me padurim. Edi Rama, drejtësia vonon, por nuk të harron.

Provove të mbash pushtetin duke vjedhur logon e PD, duke ndaluar nga tmerri emrin e Sali Berishës nga fleta e votimit. 600 mijë shqiptarë të thanë se nuk ke shans të zhdukësh opozitën. Je i pashpresë! Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke blerë media me paratë e vjedhura të incenerato­rëve. Vetë krahu yt i djathtë, zëvendësi yt të bëri autopsinë dhe dole para shqiptarëv­e si një kalbësirë që kundërmon anekënd Shqipërisë. 20 shkurti po vjen, priti, priti shqiptarët! Edi Rama, provove të pengosh komisionet hetimore parlamenta­re për vjedhjet tua të shekullit, për udhëtimet e tua mafioze me avion në dispozicio­n, për pasurimin e paligjshëm të familjarëv­e të tu, por faktove para botës të gjitha akuzat e opozitës si të vërteta dhe se ke ti ke frikë nga hetimi, njëlloj si djalli nga temjani për shkak të krimeve që ke kryer gjatë kohës në pushtet.

Më 20 shkurt, sovrani do t’i thotë dy fjalë për të gjitha këto që ke bërë. Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke asgjësuar parlamenti­n e pluralizmi­t, por të mbeti në dorë parlamenti i krimit. Provove të mbash pushtetin duke arrestuar politikish­t me Dumanët e tu të korruptuar liderin e opozitës, por krijove ‘rrugën e shpresës’, krijove dhjetëra, qindra, mijëra Sali Berishë. Kurse ti, u ktheve në genin e babait tënd xhelat që firmoste varjen në litar të poetit Havzi

Nela dhe rendite veten me diktatorët e Ugandës, Tunizisë, Teheranit, Bjellorusi­së. Turp i dheut! Edi Rama, koha jote mbaroi! Mbaroi koha e incenerato­rëve, në flakët e tyre do përfundosh bashkë me Erion Veliajn dhe hajnat e tjerë. Edi Rama, mbaroi koha e vjedhjeve të tua të shekullit, erdhi koha e gjykimit, por jo nga mercenarët e tua, Dumanë, Kraja e kompani, por me 20 shkurt nga qindra-mijëra qytetarë të revoltuar. Mbaroi koha e bandës dhe e drogës, erdhi koha e ligjit dhe e drejtësisë të qytetarëve të revoltuar.

Edi Rama, mbaroi koha e McGonigal, erdhi koha e drejtësisë, mbaroi koha e burgosjeve politike, erdhi koha e fatit të babait tënd shpirtëror.

Më 20 shkurt 1991, luani u zgjua. 20 shkurti është dita e qytetarëve. 20 shkurti është koha e demokracis­ë, 20 shkurti është dita e pluralizmi­t, 20 shkurti është koha e lirisë, 20 shkurti është koha e fitoreve, është ëndrra evropiane, është koha e shpëtimit të Shqipërisë, sepse kauza jonë është demokracia, sepse kauza jonë është pluralizmi, sepse kauza jonë është dinjiteti njerëzor, sepse kauza jonë është e ardhmja evropiane e Shqipërisë, sepse kauza jonë është ripopullim­i i Shqipërisë. Kauza jonë është nxjerrja e shqiptarëv­e nga varfëria. Miq, o sot, o kurrë, ta bëjmë Shqipërinë si Europa. 20 shkurti, gati për fitore. Ne jemi bashkë, ne jemi të pandalshëm, ne jemi fitorja.

Zoti ju bekoftë, Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti ju bekoftë ju fitimtarë, shpëtimtar­ët e kombit.

Fitore, fitore, fitore!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania