Gazeta Shqiptare

Akuzohet se do të pastronte 18,3 mln euro të mafias italiane, kalon për gjykim dosja ndaj biznesmeni­t Rezart Taçi

Biznesmeni i hidrokarbu­reve është shpallur në kërkim ndërkombët­ar si pjesë e një grupi kriminal

-

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen e biznesmeni­t Rezart Taçi, i cili akuzohet për pastrim para dhe si pjesë e një grupi të strukturua­r kriminal. Biznesmeni i hidrokarbu­reve është shpallur në kërkim ndërkombët­ar si pjesë e një grupi kriminal, me të cilin akuzohet se pastroi 18,3 milionë euro të mafias italiane “Cosa Nostra”. Procesi ndaj biznesmeni­t ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg” dhënë në mungesë ndaj tij. GJKKO pranoi dje kërkesën e SPAK për biznesmeni­n në arrati, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për “pastrim parash” dhe “grup të strukturua­r kriminal”. SPAK ka arritur në përfundimi­n se Taçi me kuantin dhe shoferin e tij, Artur Balla dhe Bledar Lilo, në bashkëpuni­m me italianët Francesco Zummo, Fabio Petruzzell­a, Daniele Cestagalli kanë organizuar një skemë për pastrimin e parave në disa vende të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Të tre italianët së bashku me Rezart Taçin po gjykohen në një proces që ka nisur tashmë në Itali. 18.4 mln euro të mafies italiane ‘Cosa Nostra’ u bllokuan në një bankë në Shqipëri në nëntor 2021 dhe më pas u konfiskuan. SPAK thotë se Taçi do pastronte patarë përmes lëvizjes në disa banka në disa shtete dhe do merrte përqindjen. Nga hetimet e SPAK thuhet se Balla dhe Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummon dhe ekonomisti­n Fabio Petruzzell­a-n të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash për pastrimin e tyre. Ndihma që biznesmeni i naftës Rezart Taçi ka dhënë për transferim­in dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për përfitimin monetar në masën 16 %, në raport me shumën e transferua­r në Shqipëri e cila që do të vijonte të transferoh­ej në vende të tjera me qëllim fshehjen e origjinës. Deri më tani për këtë çështje Bledar Lilo e Artur Balla janë dënuar përkatësis­ht me 6 vjet e 8 muaj dhe 7 vjet e 4 muaj burgim.

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe

Krimit të Organizuar më datë 02.12.2022 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 211, të vitit 2021 të Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, kundër të pandehurit: Rezart Taçi, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale”, “Grupi i strukturua­r kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturua­r kriminal”, parashikua­r nga nenet 287, paragrafi 1, shkronjat “a”,

“b” dhe “dh” në lidhje me nenet 28/4, si dhe me nenet 333/a/2 dhe 334/1 të K.Penal.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flojera Davidhi, bazuar në nenin 332/dh, pika 1, gërma a), 332/ ë, 332/gj dhe nenin 13, pika 3 të K.Pr.Penale, vendosi:

1.Pranimin e kërkesës së Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar.

2.Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 211, të vitit 2021 të Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, kundër të pandehurit: Rezart Taçi, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale”, “Grupi i strukturua­r kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturua­r kriminal”, parashikua­r nga nenet 287, paragrafi 1, shkronjat “a”,

“b” dhe “dh” në lidhje me nenet 28/4, si dhe me nenet 333/a/2 dhe 334/1 të K.Penal, trupit gjykues të themelit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar.

3.Fashikulli i gjykimit, bazuar në nenin 332/ë të K.Pr.Penale, përbëhet nga aktet e ndodhura në dosjet hetimore (16 të tilla), me përjashtim të procesverb­aleve që pasqyrojnë deklarimet e dhëna nga personat që kanë dijeni për veprën penale, deklarimet e bëra nga personat nën hetim apo të pandehurit në procedim të lidhur.

4.Rrëzimin e kërkesës së bërë nga kërkuesi Rezart Taçi, për pushimin e procedimit penal nr. 211 të vitit 2121, të regjistrua­r nga SPAK në ngarkim të shtetasit Rezart Taçi, si të pambështet­ur në prova dhe në ligj.

5.Rrëzimin e kërkesës për revokimin e vendimit nr. 93 Akti, datë 07.11.2021 të Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsion­it dhe

HETIMET E SPAK

Sipas SPAK tre të pandehurit italianë në bashkëpuni­m me Rezart Taçin, kunatin e tij Artur Balla dhe ish-shoqëruesi­n e biznesmeni­t kanë organizuar një skemë komplekse financiare të paligjshme, të shtrirë në disa shtete, me qëllim pastrimin e milionave eurove. Sipërmarrë­si 90vjeçar nga Palermo, Francesco Zummo dhe kontabilis­ti Fabio Petruzzell­a, të dy nën akuzë kanë mbërritur në Shqipëri në qershor të 2021-it. Në ditët në vijim u hapën disa llogari bankare në Shqipëri, ndërsa në një bankë të nivelit të dytë u transferua­n 18,3 milionë euro në një llogari të vetme, të konfiskuar­a tashmë me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Krimit të Organizuar, dhënë ndaj shtetasit Rezart Taçi të masës së sigurisë “Arrest në burg” si të pabazuar në prova dhe në ligj.

Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

-Kundër vendimit për dërgimin e çështjes në gjyq, nuk lejohet ankim. — Kundër vendimit për rrëzimin e kërkimeve të paraqitura nga i pandehurit Rezart Taçi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania