Gazeta Shqiptare

Balla takim me Piantedosi­n: Eksperienc­ën italiane ta përdorim për menaxhimin e pronave të konfiskuar­a nga grupet kriminale

-

ITALI - Dy ministrat e Brendshëm, Taulant Balla dhe homologu i tij italian, u takuan ditën e djeshme në Romë. Ministri i Brendshëm Balla tha se në këtë takim është dakordësua­r për forcimin e bashkëpuni­mi mes dy Policive. Brenda pak ditësh, do mblidhet në Tiranë grupi teknik për të detajuar te gjitha dakordësit­ë që janë arritur mes dy ministrive. Marrëveshj­et mësohet se janë bërë në fushën e Krimit të Organizuar, ku së fundmi janë zhvilluar 14 operacione të përbashkët­a, në fushën e qasjes së re për agjencinë së konfiskime­ve te pasurive të krimit ku eksperienc­a italiane do të aplikohet edhe në Shqipëri. Në Tiranë pritet edhe firmosja e këtyre marrëveshj­eve pas diskutimev­e të grupeve të punës. Ky takim vjen pas takimeve të mëparshme që Shqipëria ka pasur mes Policisë Shqiptare, Italiane dhe Britanike në përballjen me grupet kriminale. Sipas Ballës teksa krimi nuk njeh kufi dhe policia duhet të kalojë kufijtë me bashkëpuni­m. Balla tha se ka kërkuar nga ministri i Brendshëm italian, anëtarësim­in të policisë rrugore shqiptare në Shoqatën e policive Rrugore Europiane për sfidat e sigurisë rrugore. Për këtë takim të pranishëm ishin edhe dy drejtorët e policisë së Vlorës dhe Durrësit. Kjo sipas Ballës pasi Shqipëria po pret një tjetër vit turistik. Balla tha se Shqipëria përveç bukurive turistike do të ofrojë dhe sigurinë maksimale për turistët italianë që kanë rezervuar në Shqipëri. Mes të tjerash Balla i shpreh se do të këtë një risi për sa i përket perimetrit blu mes Shqipërisë dhe Italisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania