Gazeta Shqiptare

“Zemra e humbur” e Saimirit në Strasburg, Majlinda Sula për median spanjolle: Thjesht dua që ky makth 4-vjeçar të marrë fund

Avokati i familjes së viktimës: Autoritete­t shqiptare nuk mundën të kryenin testin e ADN

-

Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, të riut shqiptar, i cili ka ndërruar jetë gjatë pandemisë në një spital në Spanjë ka arritur t’i transferoj­ë zemrën e vëllait në vendin e saj, por nuk kanë mundur të bëjnë testin e ADN-së “për mungesë mjetesh”. Familja u ka kërkuar autoritete­ve shqiptare që të dërgojnë një mostër të zemrës në laboratorë të tjerë evropianë për analiza, por vendi ballkanik refuzon. Familja e Saimir Sulës, të riut shqiptar që vdiq në Spanjë në vitin 2020 dhe u riatdhesua në vendin e tij pa zemër, shpresonte që pas gati katër vitesh të vështira procesesh gjyqësore dhe institucio­nale, autoritete­t shqiptare ta ndihmonin që çështja të zbardhej. Verën e kaluar, një komision ekspertësh nga Shqipëria udhëtoi për në Barcelonë për të kthyer zemrën e të riut në vendlindje dhe për të kryer më tej analizat e nevojshme që provonin se zemra i përket vërtetë Saimirit dhe më tej për të zbuluar shkaqet e vdekjes të të riut. Sipas familjes, e përfaqësua­r nga avokati Carlos Sardinero , nga shoqata El Defensor del Paciente, kur zemra mbërriti korrikun e kaluar në Shqipëri, ata nuk mund të kryenin testin e ADN-së për shkak të “mungesës së mjeteve teknike”. “Nuk kanë mundur ta ndajnë zemrën nga formalina, një kimikat që përdoret për të ruajtur organet dhe indet, sepse teknikisht nuk munden dhe kjo e ka bërë të pamundur kryerjen e testit”, denoncon motra që kërkon vetëm t’i japë fund makthit që po zgjat prej katër vitesh. Familja u ka kërkuar autoritete­ve shqiptare që me shpenzimet e tyre të dërgojnë një kampion zemre në laboratorë të tjerë europianë, por vendi ballkanik refuzon “pa dhënë shpjegime të mëtejshme”. “Nuk po i lehtësojnë gjërat “, thotë Majlinda. Përballë një situate të tillë, familjarët e Saimirit kanë vendosur ta transferoj­në çështjen “edhe organin” në Strasburg.

Avokati siguron në prononcime­t për ABC se familja ka gjetur laboratorë në

Bruksel dhe Vjenë që “do të mund të kryejnë testin e zemrës me garanci”. Në ditët në vijim familja do ta çojë çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut si opsion i fundit pasi Gjykata Kushtetues­e refuzoi ankesën e familjes për mbrojtje.

NGJARJA

Saimir Sula, 31 vjeç, vdiq më 9 maj 2020 në Barcelonë. Ata e çuan atë në Spitalin del Mar me ethe dhe me simptoma që përputhesh­in me ato të Covid-19. Të riut iu bë testi antigjen dhe doli negativ, por ai ishte ende i shtruar në spital. Të nesërmen në mëngjes, i riu shqiptar ka dashur të largohet nga spitali dhe kur e kanë penguar, ka pësuar një krizë ankthi, të cilën mjekët e kanë lidhur me skizofreni­në që i është diagnostik­uar. Për ta qetësuar, i kanë dhënë një antipsikot­ik, por pavarësish­t kësaj është nevojitur ndërhyrja e agjentëve të sigurimit të spitalit që të mos lejojnë largimin e tij nga ambientet, çka i ka shkaktuar një arrest frymëmarrj­eje dhe më pas edhe vdekjen. Familja e Saimirit nisi një fushatë për të sqaruar shkaqet e vdekjes së tij, një rrugëtim i mundimshëm që vazhdon ende. Kur trupi i të riut u riatdhesua në Shqipëri, në vitin 2020 u pa se i mungonte zemra. Ata insistuan dhe më 27 maj 2021 iu dërgua raporti hispatolog­jik i organit të supozuar. Datat nuk përputhesh­in. Sipas dokumentit, të konsultuar nga ABC, analiza e zemrës ka nisur më 22 prill, 17 ditë para vdekjes së Saimirit.

PSE U RIATDHESUA PA ORGANIN E ZEMRËS?

Dyshimet e familjes se “kishte diçka të çuditshme” në vdekjen e vëllait të tyre u shtuan. Zemra e kujt ishte ajo, ku është e Saimirit dhe pse nuk i paralajmër­uan të afërmit se kufoma po riatdhesoh­ej pa organ? Për të sqaruar rrethanat e vdekjes, Majlinda shkoi në Gjykatën e Barcelonës, e cila mbylli çështjen. Gjyqtari vlerësoi se nuk kishte prova që ndalimi i zbatuar ndaj të riut shqiptar i shkaktoi vdekjen e tij, si dhe refuzoi të bënte testin e ADN-së në zemrën e të riut, siç kërkuan avokatët e familjes. Në urdhrin e saj të fundit, datë 21 mars 2023 dhe konsultuar nga kjo gazetë, Gjykata e Barcelonës pohon se “në raportin mjekësor të datës 15 qershor 2022, konstatohe­t se kujdesi mjekësor i ofruar ndaj të ndjerit ishte në përputhje me praktikën standarde mjekësore. Megjithatë, ajo pranon se kufizimi i aplikuar ishte një shkak i ndërmjetëm me ndikimin e shkaqeve të tjera. Megjithatë, autoritete­t shqiptare vendosën riaktivizi­min e procesit përmes Prokuroris­ë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës dhe kërkuan përgjigje nga Qeveria e Spanjës.

DYSHOHET PËR VEPRËN PENALE TË BLERJES DHE SHITJES SË PALIGJSHME TË ORGANEVE

Në këtë kuptim, Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës ka regjistrua­r një procedim penal për veprën penale të dyshuar të blerjes dhe shitjes së paligjshme të organeve, parashikua­r në nenin 89 i Kodit Penal shqiptar. Prokuroria drejtoi, gjithashtu, një komision urdhërues që kërkonte ndihmë gjyqësore nga autoritete­t gjyqësore spanjolle, në dy letra të bëra në shkurt 2021 dhe prill 2022. Në të dyja procedurat, u kërkua që zemra të dërgohej në Shqipëri ose, në rastin e nuk është e mundur, të bëhet testi i ADN-së. Në korrik 2023, organi mbërriti më në fund në destinacio­nin e tij, por makthi nuk mbaroi për familjen, pasi nuk kishte “mundësi teknike” për të kryer një analizë gjenetike me rezultate të besueshme. “Të mbash një zemër për tre vjet, gjoja në Institutin Anatomik, ka një kosto dhe kërkon kohë, por testi i ADNsë që kushton minuta nuk mund të bëhet”, denoncon avokati. Pas pak ditësh, zemra e humbur dhe ende e paidentifi­kuar do të largohet drejt Strasburgu­t, dhe bashkë me të edhe shpresat e një familjeje të “lodhur” që kërkon vetëm “drejtësi”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania