Gazeta Shqiptare

Ndotje alarmante nga hidrokarbu­ret në Zharrëz, ambientali­stët: Dëme të mëdha, një vit më parë denoncuam mbetjet

-

FIER - Banorët e Zharrëzës në Patos kanë ngritur alarmin se një gropë që shërben për depozitimi­n e mbetjeve të naftës po u rrezikon atyre jetën. Të njëjtin problemati­kë e ka denconcuar edhe shoqata “Zharrëza”. Sipas kësaj shoqate, gropa me mbetje të naftës është e paizoluar dhe po helmon puset e ujit të banorëve, gjithashtu po dëmton edhe ullinjtë e zonës. Mësohet se gropa ekologjike pranë sektorit nr .7-të në zonën naftëmbajt­ëse të Zharrëzës, gjatë pesë ditëve të fundit është mbushur me derdhje hidrokarbu­re duke e kthyer në një bombë ekologjike për zonën dhe banorët e saj. Një përfaqësi e shoqatës ambientali­ste ka denoncuar në media se gropa ekologjike që ndodhet fare pranë banesave të një lagjeje në Zharrëz po rrezikon seriozisht jetën e banorëve të kësaj zone, nga çlirimi i gazrave toksikë. Sipas ambientali­stëve kjo gropë është pa leje mjedisore dhe jashtë kushteve teknike. Edhe pse ata denoncuan pranë institucio­neve që një vit më parë kompaninë Albpetrol kur në këtë gropë u depozituan 320 tonë mbetje hidrokarbu­re ende nuk është marrë asnjë masë për mbetjet që vijojnë të depozitohe­n duke rrezikuar kontaminim­in e tokave bujqësore dhe ujërat nëntokësor­e që kanë lidhje me puset e ujit të pijshëm. Në zonën naftëmbajt­ëse të Zharrëzës ekzistojnë 4 gropa ekologjike nga të cilat gropa pranë sektori 7 vijon të jetë pa leje mjedisore pavarësish­t denoncimev­e të vazhdueshm­e të banoreve dhe ambientali­stëve. Në lidhje me këtë problemati­kë është kontaktuar drejtori i kompanisë Albpetrol Eltar Deda, por ai ka refuzuar të përgjigjet duke mos dhënë asnjë sqarim për rrezikun që i kanosët banorëve të Zharrëzës në zonën e Patosit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania