Gazeta Shqiptare

Informacio­ni gjeohapsin­or, ASIG kalon në varësi të Kryeminist­rit

-

Autoriteti Shtetëror për Informacio­nin Gjeohapësi­nor do të kalojë në varësi të Kryeminist­rit. Disa ndryshime në projektlig­jin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.72/2012, “Për organizimi­n dhe funksionim­in e Infrastruk­turës Kombëtare të Informacio­nit Gjeohapësi­nor në Republikën e Shqipërisë” përcaktojn­ë ndër të tjera edhe këtë. Relacioni nënvizon se përveç ndryshimev­e në ligj të cilat korrigjojn­ë ndryshimin e varësisë së ASIG nga ish-Ministri i Inovacioni­t dhe Administra­tës Publike tashmë tek Kryeminist­ri, reforma strukturor­e institucio­nale bëri të nevojshëm rishikimin e aspekteve të ndryshme të kuadrit ligjor dhe institucio­nal ekzistues në lidhje me sektorin e informacio­nit gjeohapësi­nor, kjo e lidhur edhe me përcaktime­t ligjore në lidhje me BIG (Bordi i Informacio­nit Gjeohapësi­nor). Disa nga ndryshimet dhe shtesat propozohen për pozicionim­in e ASIG brenda sektorit të IG, në rol qendror në raport me institucio­net e tjera, si dhe në kuadër të bashkëpuni­mit me autoritete­t publike përgjegjës­e për temat e IG, duke synuar prodhimin dhe gjenerimin e informacio­nit të saktë, cilësor dhe në përputhje me standardet e miratuara, i përdorshëm në të mirë të qeverisjes dhe mirëqenies së qytetarëve” thuhet në relacion. I njëjti vlerëson se në projektlig­j parashikoh­et pozicionim­i i qartë i ASIG përkundrej­t institucio­neve të tjera të sektorit, roli i tij qendror, koordinues dhe monitorues, si dhe arkitektur­a e re e organizimi­t të funksionev­e në këtë institucio­n. Miratimi i këtij projektlig­ji do të ndikojë pozitivish­t në rritjen e përdorimit të IG nga institucio­net publike, sipërmarrj­et private dhe publiku, vlerën e shtuar të të dhënave gjeohapësi­nore ripërdorim­in e tyre pa kufizime në funksion të vendimmarr­jes dhe shërbimeve teknologji­ke. Të rejat që synon të sjellë miratimi i këtij projektlig­ji, duke i grupuar sipas katër synimeve strategjik­e të përcaktuar­a në Dokumentin e Politikave për Qeverisjen e Sektorit IG 2020-2030 të lidhura me :synimin strategjik disponuesh­mëria e informacio­nit gjeohapsin­or, synimin strategjik dy për përdorimin e informacio­nit gjeohapsin­or, synimin strategjik tre për funksional­itetin e sistemit IG shtetëror dhe synimin strategjik 4 miradminis­trimi i sektorit të informacio­nit gjeohapsin­or./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania