Gazeta Shqiptare

Bardhi-Noka: Ekonomia, kryearsyej­a për të protestuar më 20 shkurt

Pas bashkimit mes dy grupimeve, Noka dhe Bardhi tur takimesh në Shkodër “Dështimi më i madh i qeverisë së Ramës”

-

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të PD, Gazment Bardhi dhe Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD, Flamur Noka, kanë nisur sot në Shkodër një tur takimesh me demokratët në bazë. Në fjalën për mediat, Bardhi u shpreh se turi synon për të thithur demokratët që ndodhen në rrugë të gabuar, ndërsa i bëri thirrje të bashkohen në betejën kundër Ramës. “Shkodra u zgjodh për simbolikën që përfaqëson dhe dega e PD ka qenë pjesë e një sulmi të vazhdueshë­m nga qeveria dhe grupet kriminale derisa deformuan edhe vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet lokale , nuk mund të kishte alternativ­ë tjetër për të nisur jetë tur për bashkimin e demokratëv­e në bazë pas bashkimit të lidershipi­t. Bashkimi ka ndodhur, një pjesë e vogël e demokratëv­e janë në rrugë të gabuar, i ftoj t’i bashkohet PD dhe betejës ndaj Ramës. Duhet të jenë me ne përballë Ramës, jo përballë opozitës”,-tha ai.

Ashtu siç ishte paralajmër­uar, sekretari i përgjithsh­ëm i PD, Flamur Noka dhe kryetari i Grupit Parlamenta­r të PD, Gazment Bardhi, kanë nisur sot një tur takimesh në bazë.

Turi ka nisur nga Shkodra, ku dy deputetët, pas bashkimit kanë takuar qytetarë.

Deputeti Noka ka deklaruar se nga Shkodra do të nisë qëndresa për rrëzimin e regjimit kriminal të Ramës.

“Shkodra qyteti i qëndresës, rezistencë­s, qyteti ku ka ndodhur çdo përmbysje regjimi.

Ndaj pas bashkimit tonë përfundimt­ar e nisëm takimin në Shkodër. Nga këtu do të nisë qëndresa për rrëzimin e regjimit kriminal të Ramës. Dita po vjen, ne do t’i prijmë kësaj beteje për demokratët dhe Shqipërinë.

Ajo që demokratët presin është që PD e bashkuar tashmë, të fuqizohet ringrihet e të rrëzojë regjimin. Do të jemi bashkë në këtë mision, Basha dhe Alibeaj kanë vërtetuar që janë pengje të regjimit. Për gjithë të tjerët dera vijon të jetë e hapur”,tha Noka.

Bashkimi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës në një formacion të vetëm politik, e ka çuar në 37 numrin e demokratëv­e pjesë të këtij grupi, të cilët së bashku me aleatët bëhen 41 vota në parlament. Ndërkohë deputeti Bardhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania