Gazeta Shqiptare

Vizita e Blinken sot në Tiranë/ “blindohet” kryeqyteti, 1500 efektivë angazhohen në rrugë për sigurinë

Plan masash nga Policia, ja rrugët ku do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi

-

Rreth 1.500 punonjës policie do të angazho hen ditën e sotme për të garantuar sigurinë gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Tiranë. Në planin e masave të publikuar nga policia, do të përfshihen efektivë të Gardës, Policisë së Shtetit, rendit, forcat Shqiponja, FNSH dhe RENEA. Gjithashtu, për mbarëvajtj­en e masave të sigurisë do të angazhohet edhe Antiterror­i. Tirana do të jetë nën masa të rrepta për të garantuar sigurinë e nr.2 të administra­tës së SHBA-së. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka bërë publik planin e masave për rrugët do të bllokohen në kryeqytet. Në aeroport do të vendosen forcat speciale kombëtare që do të ndjekin makinat e shtetërore dhe të Blinken. Masat do të shtohen duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet, akomodimi dhe shoqërimi drejt Rinasit, në përfundim të vizitës. Pritet që të ketë bllokim nga Rinasi – Qafa e Kashari- Mbikalimi tek Casa Italia – nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”. Ndërkohë, rrugë të tjera pritet të bllokohen nga policia. Bëhet fjalë për: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova”. Ndërkohë, për të pritur numrin 2 të administra­tës amerikane, kryeqyteti është ‘veshur’ me ngjyrat e flamurit amerikan. Ndërsa për të mirëpritur, Blinken, te Korpusi i Universite­tit të Tiranës, është shpalosur një banderolë gjigande ‘Mirë se vini Blinken’. Kjo është vizita e parë e sekretarit amerikan Blinken në Shqipëri.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia e Shtetit, plan masash për garantimin e sigurisë gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, z. Antony Blinken, në Tiranë,

më datë 15.02.2024. Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë së Shtetit, në bashkëpuni­m me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka hartuar një plan të detajuar masash, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë kësaj vizite. Masat e ndërmarra i janë prezantuar nga grupi i punës, ditën e sotme, Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, i cili e ka miratuar këtë plan masash. Masat e ndërmarra dhe kufizimet para dhe gjatë vizitës janë si vijon:

Ndalim parkimi: Duke filluar nga ora 19:30 e datës 14.02.2024 deri në orën 20.00 të datës 15.02.2024, në rrugët “Faik Konica”, “Dervish Hima”, “Ismail Qemali” (para Kryesisë së Kuvendit), “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, Rruga e Elbasanit, “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Bajram Curri”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, si dhe rruga “Ukraina e Lirë” (Gjykata Kushtetues­e), do të ndalohet parkimi i mjeteve në rrugë dhe në hapësirat e caktuara për parkim.

Ndalim qarkullimi Në fashat orare 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00, të datës 15.02.2024, do të ndalohet qarkullimi në rrugët si më poshtë:

1. Interurban­e dytësore Fushë Prezë-Rinas; 2. Interurban­e dytësore RinasQafë Kashar dhe anasjellta­s; 3. Interurban­e kryesore Qafë Kashar – ish-sheshi ‘Shqiponja’ dhe anasjellta­s; 4. Interurban­e kryesore ishsheshi ‘Shqiponja’-Teg-Sanatorium dhe anasjellta­s; 5. Rruga e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Faik Konica”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”,

rruga “Themistokl­i Germenji”, rruga “Abdyl Frashëri”, rruga “Ukraina e Lirë”, rruga “Gjergj Filipi”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe bulevardi “Bajram Curri”.

RRUGË ALTERNATIV­E

Qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 15.02.2024, nga Durrësi dhe veriu, do të ndjekin përkatësis­ht drejtimin Vorë-Fushë PrezëRinas dhe kthim, Fushë Krujë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, ndërsa nga juglindja dhe Tirana, do të ndjekin unazën lindore-Farmacia 10-Stacioni i TrenitBule­vardi i Ri-PaskuqanKa­mëz -Valias-Aeroporti i Rinasit, dhe kthimi në të njëjtin itinerar.

Për emergjenca­t mjekësore që mund të afektohen në oraret e bllokimet, të ndiqen rrugët dytësore dhe të tjera, në drejtim të spitaleve përkatëse, të ndryshme nga ato që do të përshkohen nga delegacion­i amerikan.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptim­in e të gjithë qytetarëve për masat e sigurisë dhe apelon për të shmangur qarkullimi­n me mjete rrugore në oraret dhe rrugët ku parashikoh­en kufizimet e lëvizjes, për qëllime sigurie.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania