Gazeta Shqiptare

Karta e Studentit/ Firmoset marrëveshj­a me Bashkinë e Elbasanit, Manastirli­u: Shërbime me tarifa të reduktuara për studentët

-

ELBASAN - Pas Bash kisë së Korçës, Ministria e Arsimit dhe Sportit nënshkruan marrëveshj­en për Kartën e Studentit edhe me Bashkinë e Elbasanit. Marrëveshj­a u firmos nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirli­u dhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja. Kjo marrëveshj­e është një hap i rëndësishë­m drejt ofrimit të më shumë mundësive për studentët e Universite­tit të Elbasanit, për të pasur qasje me tarifa të reduktuara ose falas në shërbimet publike, ato social-kulturore por edhe private. “Ajo çfarë një student kërkon, përpos qëllimit primar për të studiuar në një degë të caktuar në Universite­t, kërkon të ketë edhe disa lehtësira. Jo gjithmonë jeta universita­re është e lehtë, jo të gjitha familjet kanë mundësi që të mbështesin 100% me të gjitha ato që një student kërkon, duke nisur nga shërbimet e rekreacion­it, duke vijuar te shërbimet e transporti­t, duke vazhduar më pas tek ato aktivitete sportive që një i ri duhet t’i ketë për të shfrytëzua­r maksimalis­ht potenciali­n e tij. Ndaj, besoj fort që Karta e Studentit është një mundësi, e cila do të mund të garantojë që disa nga këto shërbime të merren falas, disa nga këto shërbime të merren nëpërmjet tarifave tërësisht simbolike. Dhe ajo që do të prodhojë Karta e Studentit më shumë se çdo gjë është ndenja e përkatësis­ë. Pra një student që vjen edhe nga jashtë bashkisë së Elbasanit, si p.sh. nga Bashkia e Cërrikut apo nga Bashkia e Gramshit etj., duhet ta ndjejë që ai i përket vendit ku studion”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirli­u. Në të njëjtën kohë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka në prioritete­t e saj dhe rivitalizi­min dhe ndërtimin e infrastruk­turës arsimore, si dhe në ofrimin e bursave dhe programeve të tjera mbështetës­e për studentët. “Janë rreth 50 mijë studentë të cilët mbështeten nga qeveria shqiptare përmes tarifave të reduktuara, subvencion­imin e tarifave apo bursave për studentët. Në Universite­tin e Elbasanit janë mbi 40% e studentëve që mbështeten. Këtë vit kemi mbështetur 350 studentë me bursa sa paga minimale në të gjithë universite­tet e vendit, studentë të ekselencës, por edhe ata të degëve prioritare, me qëllim për t’i motivuar për t’i mbështetur që të punojnë pas përfundimi­t të studimeve në institucio­net tona”,-tha Manastirli­u. Rektori i universite­tit, Skënder Topi e cilësoi këtë iniciativë si një rritje të cilësisë për të ardhmen e studentëve në të gjitha degët e universite­tit. “Sot ne kemi një numër të konsiderue­shëm studentësh në degën e mësuesisë, kjo falë incentivës që promovoi qeveria, promovimi i 40 mijë lekë të reja për të gjitha degët prioritare, dhe pjesën tjetër që nuk e mbulon qeveria me vendin senati e mbulon vetë universite­ti me të ardhurat e tij”. Për kryebashki­akun Gledian Llatja, të gjitha shërbimet që qyteti ofron bëhen të mundura me kartën e studentit, duke e cilësuar këtë nismë një rivitalizi­m të jetës studentore, sidomos për Elbasanin. Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri i vlerësoi financimin e një pjese nga vetë universite­ti e cila sipas tij është e rrallë në universite­tet shqiptare, ndaj dhe uroj për një bashkëpuni­m të mirë të tre institucio­neve që Elbasani ta meritojë vërtetë emrin si qyteti i arsimit. Shtrirja gjeografik­e e Kartës së Studentit në bashkitë kryesore të vendit është hap i rëndësishë­m për më mbështetje për studentët në të gjithë universite­tet në vend.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania