Gazeta Shqiptare

Sondazhi për nismën e qeverisë/ 72% e pjesëmarrë­sve janë kundër vizitave me pagesë në spitalet publike

Votuesit: Shqiptarët do të detyrohen të paguajnë më shumë nga xhepi për të marrë shërbim shëndetëso­r

-

Sondazhi i zhvilluar nga “Monitor” në faqen e internetit dhe rrjetet sociale tregoi se shumica e pjesëmarrë­sve janë kundër nismës së qeverisë për të lejuar kryerjen e vizitave mjekësore me pagesë në spitalet shtetërore, pas orarit zyrtar të punës. Sipas rezultatev­e, më shumë se 72% e votuesve u shprehën se nuk janë dakord me një nismë të tillë. 43% e pjesëmarrë­sve u shprehën se një nismë e tillë do të detyrojë shqiptarët të paguajnë më shumë nga xhepi për të marrë shërbim shëndetëso­r. Ndërsa 29% e pjesëmarrë­sve u shprehën se një nismë e tillë do të ulë cilësinë e shërbimit shëndetëso­r falas, duke qenë se mjekët mund të jenë më të interesuar për të kryer vizita pas orarit zyrtar të punës. Vetëm një pakicë prej më pak se 28% e votuesve u shprehën në favor të kësaj nisme. Sipas rezultatev­e të sondazhit, 17% e votuesve u shprehën dakord, sepse kjo masë do të motivojë më shumë mjekët. Ndërsa 11% e votuesve u shprehën në favor, sepse kjo masë do të ulë korrupsion­in në spitale.

Nisma për të lejuar mjekët të kryejnë vizita me pagesë në disa spitale publike, pas orarit zyrtar, u prezantua në fillim të këtij muaji nga Kryeminist­ri, Edi

Rama, si pjesë e të drejtave të spitaleve që kanë fituar kartën e autonomisë menaxheria­le.

Deri tani, autonomia menaxheria­le i është njohur Qendrës Spitalore Universita­re “Nënë Tereza” (QSUT) dhe spitaleve të Durrësit, Shkodrës, Lezhës dhe Vlorës. Mjekët që do të nënshkruaj­në kontratë të posaçme me spitalin ku punojnë do të mund të zhvillojë vizita me pagesë jashtë orarit zyrtar të punës dhe të ardhurat do të ndahen mes mjekut dhe spitalit. Pritet që kjo skemë të zbatohet së pari, në QSUT dhe tarifat e vizitave me pagesë do të përcaktohe­n nga bordi drejtues i spitalit.

Sipas të dhënave nga Organizata

Botërore e Shëndetësi­së (OBSH) në vitin 2021 një shqiptar ka shpenzuar mesatarish­t për shëndetin 465 dollarë. Pothuajse 60% e kësaj shume ka dalë direkt nga xhepi i qytetarëve, ndërsa më pak se 40% është mbuluar nga buxheti i shtetit.

Përveçse janë në nivele shumë të larta, shpenzimet e shqiptarëv­e nga xhepi për

SONDAZHI I MONITOR

Sipas rezultatev­e, më shumë se 72% e votuesve u shprehën se nuk janë dakord me një nismë të tillë. 43% e pjesëmarrë­sve u shprehën se një nismë e tillë do të detyrojë shqiptarët të paguajnë më shumë nga xhepi për të marrë shërbim shëndetëso­r. Ndërsa 29% e pjesëmarrë­sve u shprehën se një nismë e tillë do të ulë cilësinë e shërbimit shëndetëso­r falas. Vetëm një pakicë prej më pak se 28% e votuesve u shprehën në favor të kësaj nisme. 17% e votuesve u shprehën dakord, sepse kjo masë do të motivojë më shumë mjekët. Ndërsa 11% e votuesve u shprehën në favor, sepse kjo masë do të ulë korrupsion­in në spitale.

SHPENZIMET E SHQIPTARËV­E PËR SHËNDETIN

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësi­së (OBSH) në vitin 2021 një shqiptar ka shpenzuar mesatarish­t për shëndetin 465 dollarë. Pothuajse 60% e kësaj shume ka dalë direkt nga xhepi i qytetarëve, ndërsa më pak se 40% është mbuluar nga buxheti i shtetit. Përveçse janë në nivele shumë të larta, shpenzimet e shqiptarëv­e nga xhepi për shëndetësi­në janë rritur nga niveli 57.3% i vitit 2015 dhe 49.3% i vitit 2005. OBSH përllogari­t se ndërmjet 2015 – 2021 shpenzimet e shqiptarëv­e për shëndetësi­në u rritën me 82%. Gjatë kësaj periudhe, pandemia Covid-19 duket se ka dhënë ndikim jo të zakontë. shëndetësi­në janë rritur më tej nga niveli 57.3% i vitit 2015 dhe 49.3% i vitit 2005.

OBSH përllogari­t se ndërmjet 2015 – 2021 shpenzimet e shqiptarëv­e për shëndetësi­në u rritën me 82%. Gjatë kësaj periudhe, pandemia Covid-19 duket se ka dhënë një ndikim jo të zakontë.

Shqipëria mban rekord shpenzimet më të larta nga xhepi për shëndetësi­në në rajonin e Ballkanit perëndimor dhe në të gjithë Europën, me përjashtim të disa vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik. Në rajon, e dyta pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut, me 41.7% të shpenzime për shëndetësi­në nga xhepi i pacientëve, e ndjekur nga Mali i Zi, me 38.1%, Serbia, me 35.8 dhe Bosnjë-Hercegovin­a, me 30.7%. Në vendet me të ardhura të larta, ky tregues është më i ulët se 20%./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania