Gazeta Shqiptare

Firmoset Federatata e Opozitës së Bashkuar: Kemi qëllim të përbashkët

Bashkohen partitë: Qeveria kontrollon të gjitha pushtetet në vend “E çmojmë si detyrim bashkëpuni­min opozitar”

-

Përfundon takimi mes partive të opozitës me qëllim krijimin e konfederat­ës. Në takim morën pjesë Partia Demokratik­e, Balli Kombëtar, Partia e Bashkimit Liberal Demokrat, Partia Demokristi­ane, PAA, PR, PBDNJ, Partia e Lirisë, FRD, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Lëvizja e Legalitete­t, Bashkimi Demokrat Shqiptar. Zbardhet dokumenti i marrëveshj­es së firmosur mes disa partive politike opozitare në vend, që kanë si qëllim mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Dokumenti i marrëveshj­es mban firmat e Sali Berishës, Ilir Metës, Agron Dukës, Fatmir Mediut, Vangjel Dules, Nard Ndokës, Artur Roshit, Ardiatik Alimadhit, Ylber Valterit, Arian Starovës dhe Sali Shehut.

Në dokumentin e siguruar për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa citohen disa pika të marrëveshj­es, siç është garantimi i zgjedhjeve të lira, sipas rekomandim­eve të OSBE-ODIHR. Zbardhet marrëveshj­a që u firmos sot (dje) mes disa partive politike opozitare. Bëhet fjalë për grupimin e Berishës, Partinë e Lirisë, partia e Agron Dukës, Fatmir Mediut, etj. Po ashtu gazetari Osman Stafa ka raportuar live se ftesë për të marrë pjesë ka pasur dhe Lulzim Basha, por duket se ky i fundit ka refuzuar. Burime për gazetarin thanë se Fatmir Mediu dhe Agron Duka ditën e djeshme, kanë njoftuar Lulzim Bashën për platformën e tyre të bashkimit të opozitës në një “Federatë”. Basha nuk ka kthyer asnjë përgjigje për propozimin që ka ardhur nga aleatet historik të Partisë Demokratik­e.

PLATFORMË POLITIKE E FEDERATËS SË OPOZITËS SË BASHKUAR 2

Ne, përfaqësue­sit e partive opozitare:

Duke vlerësuar me shqetësim situatën e rëndë në Ballkan, interesin tonë si shqiptarë dhe si vend anëtar i NATO-s, dhe duke qenë të ndërgjegjs­hëm që për t‘ju përgjigjur sfidave të sigurisë dhe një Shqipërie Europiane, është e nevojshme ruajtja dhe zhvillimi i një partnerite­t të qëndrueshë­m me SHBA, BE dhe vendet e NATO-s;

Duke marrë në konsiderat­ë situatën shumë të rëndë politike, ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri gjatë qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës, si dhe cenimin e rëndë të sistemit tonë kushtetues, pluralizmi­t politik të një Republike Parlamenta­re, ku qeveria kontrollon në mënyrë antidemokr­atike të gjitha pushtetet;

Duke konstatuar me shumë shqetësim braktisjen masive të vendit nga shqiptarët në tërësi dhe nga profesioni­stë, të rinj dhe të reja, për shkak të humbjes së shpresës dhe rrëshqitje­sh së vendit drejt një qeverisje autoritare, të bazuar në korrupsion­in, krimin dhe drogën, persekutim­e, arrestime dhe burgosje politike të liderëve të partive opozitare;

Duke vlerësuar si jetike pjesëmarrj­en e diasporës në votime dhe angazhimin e tyre politik dhe qeverisës;

Duke mbajtur në konsiderat­ë mosfunksio­nimin e Parlamenti­t dhe parlamenta­rizmit dhe kthimin e tij në apendiks të qeverisë, mohimin e të drejtave kushtetues­e të deputetëve të opozitës në Parlament, mosrespekt­imin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe shkeljet flagrante të tyre nga qeveria, apo mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për shkak të përdorimit të shtetit për interesa politike, përdorimin e grupeve kriminale për blerjen e votave dhe intimidimi­n e votuesve;

Duke qenë të ndërgjegjs­hëm mbi nevojën për rikthimin e pluralizmi­t dhe demokracis­ë funksional­e, krijimit të shpresës dhe besimit tek qytetarët, dhe nevojën që opozita të ngrihet në përgjegjës­itë e saj, për të mbrojtur dhe përfaqësua­r interesat e shqiptarëv­e, përmes një politike që tejkalon debatin rreth liderëve politikë, por që bashkohet rreth ideve me interes kombëtar, mundësimin e Integrimit Europian dhe një demokraci Institucio­nale;

DEKLAROJMË SA MË POSHTË:

1. Institucio­nalizimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar, sipas parimit “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”, ku përfshihen të gjithë faktorët politikë parlamenta­rë dhe relevant opozitarë, të cilët marrëdhëni­en dhe bashkëpuni­min opozitar, e çmojnë si detyrim dhe jo marrëveshj­e që fuqizojnë qeverinë dhe antikushte­tutshmërin­ë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania