Gazeta Shqiptare

Berisha: 20 shkurti, dita e të gjithë shqiptarëv­e që duan t’i dalin zot kombit

Kreu i opozitës në ditën e 45 të arrestit të shtëpisë, i flet qytetarëve “Regjim i narkodikta­turës së Edi Ramës”

-

Vijon për të 45-tën ditë radhazi tubimi i organizuar në mbështetje të liderit të opozitës poshtë banesës të tij në rrugën e quajtur tashmë si “Rruga e shpresës”. Demokratët vijojnë të mbeten të solidarizu­ar dhe të mbajnë mbajtur fjalime duke kundërshtu­ar masën e sigurisë të dhënë nga regjimi i narkodikta­turës së Ramës për kryetarin e PD, Sali Berisha.

Berisha ka falënderua­r mbështetës­it e tij përmes fjalimeve që ka mbajtur nga dritarja e banesës.

Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve që po tubojnë poshtë banesës së tij që të mbajnë 1 minutë heshtje për opozitarin e pamposhtur ndaj regjimit diktatoria­l, barbar të Vladimir Putinit, Alexei Navalnyt. Kryetari i opozitës, Sali Berisha, i bëri thirrje shqiptarëv­e që të mblidhen më 20 shkurt për t’i dalë zot kombit. Kryedemokr­ati tha se, ky proces shkatërrim­tar nuk duhet pranuar mbi qenien tonë kombëtare. Berisha, tha në tubimin e mbrëmjes së djeshme, se këto 10 vite, shqiptarët janë rrokullisu­r në mënyrë të pamëshirsh­me nga qeverisja e Edi Ramës. Berisha tha se, si në asnjë vend tjetër të Europës, pushteti përdoret vetëm për të vjedhur.

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur sot përpara përkrahësv­e, tha se, më 20 shkurt do të marrë përgjigje Edi Rama për aferën e tij me Charles McGonigal.

Berisha tha se, 20 shkurti është dita e shqiptarëv­e, është dita e atdhetarëv­e.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, edhe në praninë e sekretarit Blinken, për këtë bufator të Beogradit nuk ishte Serbia problemi i rajonit, por ishte Kosova.

Berisha iu drejtua Ramës, o tradhtar, 20 shkurti po vjen!

FJALA FJALA E E PLOTË PLOTË

Të dashur qytetare dhe qytetarë, qëndrestar­e dhe qëndrestar­ë, misionarë të vërtetë të dinjitetit njerëzor, të guximit, kurajës, misionarë të shpresës dhe të ardhmes tonë.

Një përshëndet­je të përzemërt ju dhe mbarë qytetarëve shqiptarë që shohin 20 shkurtin si ditën e ngadhënjim­it, si ditën e triumfit të dinjitetit të qytetarit shqiptar, triumfit të Shqipërisë dhe kombit tonë. Miqtë e mi!

Në këtë fjalë dua të shpreh nderimin tim më të thellë për veprën e pavdekshme të disidentit, opozitarit të pamposhtur ndaj regjimit diktatoria­l, barbar të Vladimir Putinit, Alexei Navalnyt. Për çdo njeri që lufton për liri dhe dinjitet, Alexei Navaly do të mbetet frymëzimi i tij. Ai kaloi jo njëherë, por disa herë nga vdekja në vdekje dhe kurrë nuk pushoi së luftuari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania