Gazeta Shqiptare

Në shkelje të ligjit, Spartak Kovaçi i jep babait tenderin e Rindërtimi­t

Zbardhen detajet, nga ngritja në detyrë te ‘lindja’ e kërkesës Emisioni “Vetting”, në “News24” zbulon shkeljet

-

I biri i jep babait tenderat ku është vetë drejtor. Petrit Kovaçi, babai i drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime në Durrës, Spartak Kovaçit, është përfituesi i dy prej tenderave, që janë në konflikt të interesit.

Ligji ua ndalon përfitimin familjarëv­e të zyrtarëve të lartë në rajonin ku ata drejtojnë, por kjo nuk e ka ndaluar Spartakun të bëjë biznes me të atin me paratë publike. Për fatin e keq të banorëve, punimet nuk janë kryer as në afat, duke lënë pa ujë të pijshëm qindra familje në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Tenderat në shkelje ligjit

Më 26 tetor 2021, kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, do të hapte garën për tenderin për rehabiliti­min e infrastruk­turës së rrjetit në zonën e Porto Romanos-Kënetë dhe sistemin e rrjetit të ujërave të shiut në pjesën urbane të Durrësit për fazën e parë me fond limit 1,97 miliardë lekë ose 20 milionë euro.

Në garën për tender do të merrte pjesë kompania “Gjoka Konstruksi­on” shpk dhe konsorcium­i i kompanive “Vëllezërit Hysa” & “2T” & “ADRIATIK” shpk. Bashkimi i kompanive fituan garën për tenderin me ofertë sa 99.9% e fondit limit, ndërsa oferta e “Gjoka Konstruksi­on” shpk ishte 2 milionë lekë më shumë se oferta e fituesve. Konkretish­t, kompania “ADRIATIK” sh.p.k ka si aksioner Ardian Mustafaraj­n dhe Petrit Kovaçin me nga 50% të aksioneve. Petrit Kovaçi është babai i Spartak Kovaçit, Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Ujësjellës Kanalizime Durrës, institucio­n që ishte në zotërim me shumicë aksionesh nga Bashkia Durrës dhe pjesa tjetër nga Bashkitë Shijak, Krujë, Vorë dhe Kurbin.

Ligji për Parandalim­in e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksionev­e Publike ndalon përfitimin nga familjarët e zyrtarëve.

Ndërkohë, Petrit Kovaçi, përfituesi i këtij tenderi, është i ati i Spartak Kovaçit, drejtorit të Ujësjellës­it, një ndërmarrje që ishte nën zotërimin mazhoritar të Bashkisë Durrës. Për të verifikuar shkeljen, “Vetting” hulumtoi dokumentet ku janë përpiluar kushtet për të garuar dhe për të fituar tenderin, ku rezulton se janë Dokumentet Standarde të Tenderit ato që përjashtoj­në nga gara familjarë të zyrtarëve të lartë që punojnë në Bashkinë e Durrësit apo institucio­ne në varësi të kësaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania