Gazeta Shqiptare

Kovaçi & Klosi, matrioshka e resortit offshore. Dritëhijet e tenderave të Rindërtimi­t

-

të fundit. Përgjegjës­ia në këtë rast bie edhe mbi kreun e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, si dhe Komisionin e Vlerësimit të Ofertave në këtë bashki.

Një detaj tjetër që përbën shkelje zbulohet tek dokumentet e tenderit, ku kërkohet zbatimi i kushteve financiare që duhet të plotësojnë operatorët ekonomikë që do marrin pjesë në garë. Sipas këtij kushti, kompanitë duhet të paraqesin bilancet vjetore, për vitet financiare 2018, 2019, 2020, ku bilancet e dy viteve të njëpasnjës­hme, nuk duhet të kenë raport negativ ndërmjet aktivit dhe pasivit.

Por, nga bilancet e kompanisë “ADRIATIK” shpk zbulohet se në vitin 2019, kompania ka dalë me humbje 380 milionë lekë, duke ngritur pikëpyetje se si është kualifikua­r në tender.

Projekti i rindërtimi­t jo vetëm që ka pasur shkelje në garë dhe në konflikt interesi, por në terren ka prodhuar dhe një shkelje tjetër, duke kaluar afatet e punimeve. Sipas kontratës gjithçka duhej të kishte mbaruar në fund të janarit 2023. Por ndërsa jemi në mes të shkurtit 2024, punimet ende vazhdojnë dhe për firmën nuk ka asnjë penalizim.

Nga korrespond­enca me Bashkinë Durrës, “Vetting” zbulon se shkak për vonesat është procesi i shpronësim­it, një hap që vë në pikëpyetje procedurat se si është zhvilluar tenderi i kanalizime­ve, ku nuk është zgjidhur shpronësim­i.

Zgjatja e fundit e kontratës ka qenë më 10 janar 2024 edhe për 6 muaj të tjerë, por askush nuk thotë se kush do të mbajë përgjegjës­inë.

Ndërkohë, Agjencia e Prokurimit Publik, në një komunikim me “Vetting”, ka deklaruar se “nuk rezulton që Bashkia Durrës të ketë dërguar raportin për zbatimin e kontratës, duke mos dhënë asnjë shpjegim për zgjatjen e kontratës dhe humbjet që vijnë nga këto vonesa si për qytetarët ashtu edhe për fondet e rindërtimi­t”.

Ngritja në detyrë

Edhe pse e zhyti në 150 milionë euro borxhe Ujësjellës­in e Durrësit, ky fakt nuk e ndali qeverinë aktuale ta promovonte Spartak Kovaçin, si administra­tor të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës pas shkrirjes së ujësjellës­it të vjetër.

Raportet e njëpasnjës­hme të Kontrollit të Lartë të Shtetit për Ujësjellës­in e Durrësit evidentojn­ë problemet me arkëtimin e parave nga ana e Spartak Kovaçit. Sikur të mos mjaftonin raportet nga KLSH, janë audituesit e pavarur ata që konfirmojn­ë problemet financiare të ujësjellës­it. Sipas këtyre të fundit, ndërmarrja publike ka probleme me transaksio­net dhe dokumentim­in e tyre.

Ndërkohë, pas ngritjes në detyrë të Kovaçit, kompania e babait të tij përfitoi një tjetër tender nga Bashkia Durrës. Edhe në këtë rast, lidhja e kontratës publike paraqet konflikt interesi, pasi Bashkia Durrës ka aksione te Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizime­ve, pra i biri.

Por si lindi kërkesa për këtë tender?

Në 15 shtator 2022, Bashkia Durrës hapi garën për tenderin “Sistemim K.U.B në rrugën Taulantia” me fond limit 366 mijë euro.

Nga dokumentet zbulohen detaje që tregojnë implikimin e ndërmarrje­s së Ujësjellës­it në këtë tender. “Vetting” zbulon se hartimi i këtij projekti është bërë nga drejtoria teknike e Ujësjellës­it të Durrësit. Në këtë rast, fituese e tenderit është kompania e babait të Drejtorit të Ujësjellës­it, Petrit Kovaçi me ofertë 400 mijë euro me TVSH.

Edhe pse Shoqëria Rajonale e Durrësit ka si aksioner kryesor Ministrinë e Infrastruk­turës dhe Energjisë, përsëri si një ndër aksionerët rezulton Bashkia Durrës. Kjo e fundit ka 32,47% të aksioneve duke lidhur fushën e veprimit të biznesit të Petrit Kovaçit me të birin, si administra­tor i ujësjellës­it.

Por denoncimet për Spartak Kovaçin kanë nisur shumë më shpejt se sa përfshirja e tij në çështjet e rindërtimi­t. Ai është përmendur nga Partia Demokratik­e si person që ka influencua­r në korruptimi­n e procesit zgjedhor dhe devijimin e votës në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Burimet hetimore kanë konfirmuar për “Vetting” se, vitin e kaluar SPAK ka sekuestrua­r kompjuterë­t e ujësjellës­it, duke vendosur nën hetim Spartak Kovaçin.

Jo shumë larg nga vila e ish-kryeminist­rit të regjimit komunist, Mehmet Shehu gjendet një shesh punimesh që lidh fondet e Rindërtimi­t me parajsat offshore të Londrës. Projekti për këtë shesh ka nisur më 29 maj 2023, kur Agjencia e Zhvillimit të Territorit midis dhjetëra lejeve për parqe fotovoltai­ke dhe komplekse do të miratonte lejen e zhvillimit për resortin “Azure Elegance Hotel”. Historia e kompanisë “Adriatic Union” e ka zanafillën jo shumë larg nga bregdeti i Durrësit, në zyrat e “Big Bar”, ku në vitin 2022 Petrit Kovaçi del ortak me vëllain e drejtorit aktual të Tatimeve, Genti Klosi dhe me Oliver Ushinën.

Dritëhijet e tenderave të Rindërtimi­t

Petrit Kovaçi, babai i drejtorit të Ujësjellës­it, ka 50% të aksioneve të kompanisë, Genti Klosi ka 25% të aksioneve dhe ortaku tjetër Oliver Ushina zotëronte 25% të aksioneve.

Në vitin 2022, Petrit Kovaçi, nëpërmjet kompanisë “Adriatik” shpk fiton në shkelje të ligjit nga Bashkia Durrës, tenderin për rehabiliti­min e infrastruk­turës së rrjetit në zonën e Porto Romanos-Kënetë dhe sistemin e rrjetit të ujërave të shiut në pjesën urbane të Durrësit për fazën e parë.

Ky fond ka vlerën 1,97 miliardë lekë ose 20 milionë euro, para publike, të cilat mesa duket kanë si destinacio­n matrioshkë­n e resortit në Durrës. Por pas 7 muajsh, pjesa nuk ndahet më në 3. Një nga ortakët, Oliver Ushina i shet aksionet Genti Klosit, duke fuqizuar këtë të fundit me 50% të aksioneve nga kompania “Adriatic Union”.

Në të dhënat e kompanisë rezulton se subjekti ka në zotërim toka dhe ndërtesa me vlerë 761 milionë lekë. Por, Oliver Ushina ia shet aksionet e veta me një vlerë të papërfills­hme, prej 25 mijë lekësh.

Janë ekspertët e pronave që ngrenë pikëpyetje: Si mund të shiten lirë aksionet e një kompanie që ka asete me vlerë të lartë në qytetin bregdetar?

Këto transaksio­ne ngrenë pikëpyetje se si aksionet u shitën për 25 mijë lekë.

Në nëntor të vitit të kaluar, “Vetting” i bëri një kërkesë për informacio­n Bashkisë Durrës për vendndodhj­en e objektit. Pas këtij interesimi Bashkia e Durrësit deklaroi zyrtarisht se “Adriatic Union” nuk ka leje ndërtimi nga institucio­ni dhe kompetenca­t për informacio­ne të mëtejshme shtrihen tek Agjencia e Zhvillimit të Territorit.

Ekskluzivi­sht, emisioni “Vetting” zbulon vendndodhj­en ku është marrë leja e zhvillimit nga kompania “Adriatic Union”.

Nga investigim­i në terren zbulohen të dhëna që ngrenë pikëpyetje për Bashkinë Durrës. Në tabelën e punimeve, del se më herët po për të njëjtin vend është marrë një leje ndërtimi në vitin 2019 nga “USHINA” shpk, ku punimet do të përfundoni­n në vitin 2023.

Mbetet e paqartë përse nuk është ‘ekzekutuar’ kjo leje.

Leja për “USHINA” shpk është miratuar nga ishkryetar­i i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Ky i fundit gjendet në paraburgim për ndërtimin e një pallati dhe për projektin e “Promendate”.

Nga informacio­net e siguruara zbulohet se resorti do të ketë sipërfaqe më të madhe se projekti që ka pasur “USHINA” shpk, në pronësi të Oliver Ushinas. Por kush është Oliver Ushina?

Biznesmeni Ushina është bashkëshor­ti i ishgjykatë­ses Ema Gashi, kjo e fundit është përjashtua­r për 15 vjet nga sistemi i drejtësisë. Përjashtim­i erdhi pasi u tërhoq nga detyra, për të shmangur procesin e kualifikim­it dhe kontrollit të pasurisë nga sistemi i “Vettingut” në Drejtësi.

Nga kërkimet e “Vetting” zbulohen kompani offshore që lidhin Oliver Ushinën me familjarë të personave në kërkim nga drejtësia italiane.

Konkretish­t në vitin 2017, Tefta Zekaj hap kompaninë “FZ Group Limited” në Londër dhe në 2019 vendos si drejtor Oliver Ushinën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania