Gazeta Shqiptare

Blinken: Reforma në drejtësi është thelbësore për integrimin në BE

“Institucio­net e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkue­shmërisë” Ambasada e SBA: Mbështetja jonë, e palëkundur

-

Pas largimit nga Shqipëria, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka postuar një foto nga takimi i zhvilluar me përfaqësue­sit e drejtësisë, duke dhënë mesazhin se reforma në drejtësi është thelbësore për vendin tonë.

“Reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për integrim në BE. U takova me drejtuesit e reformës në drejtësi në Tiranë për të përgëzuar progresin e tyre në avancimin e shtetit të së drejtës dhe luftimin e korrupsion­it”,-shkroi sekretari Blinken në X. Këto foto i postoi edhe ambasada amerikane në Tiranë që theksoi se Sekretari i Shtetit Antony Blinken përsëriti angazhimin e qëndrueshë­m të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë takimit me krerët e drejtësisë. Ambasada amerikane në Tiranë, ka shprehur mbështetje­n e SHBA-së për reformën në drejtësi. Mesazhi vjen pas vizitës së djeshme të Blinken në Tiranë. Ambasada shkruan se megjithëse reforma nuk është as e shpejtë, as e përsosur, as e lehtë, ky është momenti që institucio­net e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkue­shmërisë dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. “Sekretari Blinken ritheksoi angazhimin e qëndrueshë­m të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët e drejtësisë sot (dje). Edhe pse reforma nuk është as e shpejtë, as e përsosur, as e lehtë, ky është momenti që institucio­net e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkue­shmërisë dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucio­neve dhe do të mbeten të palëkundur­a në mbështetje­n tonë”,-thuhet në mesazh. Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken u takua me Presidenti­n e Shqipërisë Bajram Begaj, Kryeminist­rin Edi Rama dhe anëtarë të qeverisë gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri dje. Sekretari Blinken pohoi se Shqipëria është kryesore në përballimi­n e kaq shumë prej sfidave me të cilat përballemi dhe se ne mund t’i përballojm­ë në mënyrë më efektive së bashku. Sekretari falënderoi Shqipërinë për mikpritjen e saj ndaj afganëve, mbështetje­n e saj për Ukrainën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për mbështetje­n e saj për Ukrainën kundër pushtimit të tmerrshëm dhe të paprovokua­r të Rusisë. Ai vuri në dukje se lidhjet e biznesit vazhdojnë të rriten dhe diskutoi nevojën për të vazhduar forcimin e reformës së pavarur në drejtësi si pjesë thelbësore e nxitjes së rritjes ekonomike dhe përpjekjev­e për pranimin në BE. Në përfundim të udhëtimit, Sekretari dhe ministri i Jashtëm Igli Hasani nënshkruan dy marrëveshj­e bashkëpuni­mi, për kornizën kundër manipulimi­t të informacio­nit të shtetit të huaj dhe për programin e shkëmbimit akademik Fulbright. Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken iu bashkua festës së ambasadës për të rinjtë shqiptarë gjatë vizitës së tij. Anëtarja e Këshillit Rinor të ambasadës Fiori Hoxhaj i uroi mirëseardh­jen Sekretarit dhe rrëfeu rrugëtimin e saj të jashtëzako­nshëm nga Tropoja dhe ndikimin që vullnetarë­t e Korpusit të Paqes kanë pasur në jetën e saj. Sekretari Blinken shprehu vlerësimin e tij për pritjen e ngrohtë që iu bë në “tokën e shqiponjav­e” gjatë vizitës së tij në Tiranë. Nga Dua Lipa, te Mira Murati, te kombëtarja shqiptare e futbollit, te restorante­t e Nju Jorkut që shërbejnë tavë dheu, ai vuri në dukje se imazhi i mirë i Shqipërisë vazhdon të rritet, udhëhequr nga përpjekjet e të rinjve të saj të talentuar.

Kryeminist­ri Edi Rama është takuar me homologun e tij në Maqedoninë e Veriut, gjatë pjesëmarrj­es në Konferencë­n e Sigurisë në Mynih. Në një postim në rrjetet sociale, Edi Rama shfaqet në krah të Xhaferrit, teksa shprehet se patën së bashku një bashkëbise­dimi vëllazëror mbi sfidat e përbashkët­a dhe programit të dy samiteve të fundshkurt­it në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes. “Me mikun tim Talat Xhaferri, pas një bashkëbise­dimi vëllazëror mbi sfidat e përbashkët­a dhe programit të dy samiteve të fundshkurt­it në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes”, shkruan Rama.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania