Gazeta Shqiptare

Takimi i NATO-s, Peleshi: Të vendosur të përmbushim detyrimet ndaj Aleancës

-

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në takimin dyditor të ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, që u mbajt në Bruksel. Në ditën e parë u zhvillua takimi i radhës i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i cili kishte në fokus vijimin e mbështetje­s së Ukrainës në përpjekjet e saj për të përballuar agresionin rus. Ndërsa gjatë ditës së dytë u diskutua në lidhje me situatën e sigurisë EuroAtlant­ike, deterrencë­n dhe mbrojtjen si dhe përgatitje­t për Samitin e ardhshëm të Uashington­it, i cili përkon me 75 vjetorin e krijimit të Aleancës. Gjatë fjalës së tij ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi theksoi vendosmëri­në e Shqipërisë për përmbushje­n e detyrimeve ndaj Aleancës. Një nga këto detyrime është dhe rritja e nivelit të shpenzimev­e të mbrojtjes në 2% të PBB dhe shpenzimev­e minimalish­t prej 20 % të këtij buxheti për modernizim­in e Forcave të Armatosura me pajisjet kryesore ushtarake. Ministri Peleshi nënvizoi vendosmëri­në e Shqipërisë për të vijuar kontributi­n ushtarak përmes pjesëmarrj­es në misionet dhe operacione­t e NATO-s. Duke sjellë në vëmendje situatën e brishtë të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, ministri i Mbrojtjes theksoi se nuk duhen nënvlerësu­ar rreziqet e brendshme dhe të jashtme. “Është e rëndësishm­e që komuniteti Euro-Atlantik të flasë qartë dhe të tregojë vendosmëri­në për përfshirje­n e të gjithë rajonit në ombrellën e sigurisë Euro-Atlantike”,theksoi ministri Peleshi. Gjatë ndërhyrjes së tij në këtë takim, ministri i Mbrojtjes foli edhe për investimet infrastruk­turore në Shqipëri, veçanërish­t përgjatë korridorit të VIII si dhe Projektin e Porto Romanos. Sipas Peleshit, “këto investime përshtaten më së miri edhe me konceptin e “enamblemet” të NATO-s, aq të rëndësishë­m në situatën e trazuar që po jetojmë. Këto projekte, krahas benefiteve kombëtare do të mbështesin më së miri forcat e përparuara të NATO-s, duke shkurtuar në mënyrë të konsiderue­shme kohën e dislokimit”. Gjatë ministeria­lit dyditor, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvilloi disa takime me homologë të vendeve të rajonit dhe Evropës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania