Gazeta Shqiptare

Privatizim­i i fabrikës “Buka”/ Ndodhet në arrati, GJKKO pezullon për 1 vit procesin gjyqësor ndaj Arben Ahmetajt

-

TIRANË - Gjykata e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka pezulluar me një vit gjyqin paraprak ndaj ish-zëvendëskr­yeministri­n Arben Ahmetaj për dosjen “Buka sha”. Shkak për pezullimin është bërë fakti se Ahmetaj, i cili është nën akuzë nga SPAK për shpërdorim detyre, ndodhet në arrati dhe gjyqi nuk mund të bëhet në mungesë të tij. Gjykata ka konstatuar se ish-zv kryeminist­ri i pandehur nuk ka marrë dijeni zyrtarisht për këtë proces ndaj tij. Nga ana tjetër, prokura që ka paraqitur në gjykim avokati i tij, Henrik Ligori ka qenë e hershme dhe nuk i jepte tagrin e nevojshëm për këtë gjykim. Ndërkohë që rezulton se akuza ndaj Arben Ahmetaj për çështjen e privatizim­it të ish-ndërmarrje­s shtetërore “Buka” u ngrit vjeshtën e vitit 2023, dhe për gjykatën neni 352 e ndalon gjykimin në mungesë nëse i dyshuari nuk ka marrë dijeni personalis­ht. Si rrjedhojë procesi gjyqësor për dosjen “Buka” pezullohet maksimalis­ht një vit, ndërsa policia urdhërohet të vijojë kërkimet për Ahmetajn. Nëse ky i fundit nuk gjendet edhe pas 365 ditësh, atëherë gjykimi sipas procedurës nis në mungesë. Sipas hetimeve të Prokuroris­ë së Posaçme, në kohën kur Ahemtaj mbante postin e ministrit të Financave, ai ka shpërdorua­r detyrën duke kryer parregulls­i në këtë proces dhe duka ia shitur fabrikën një biznesmeni, edhe pse shteti shqiptar ia kishte njohur më parë truallin ish-pronarëve. Në dosjen e siguruar nga mediat, SPAK rendit një sërë shkeljesh që janë bërë me dashje nga Ahmetaj, për privatizim­in e “Buka” e cila sot njihet si qendra tregtare “Emerald”, që i solli një dëm prej 7 miliardë lekësh shtetit dhe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania