Gazeta Shqiptare

Ekzekutimi i Vajdin Lames në 2005-ën/ GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes së Lulzim Berishës

Rikthehet dosja, Gjykata jep katër muaj afat për plotësim të hetimeve

-

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve për Lulzim Berishën dhe Plarent Dervishin, të cilët tre vite më parë u akuzuan për vrasjen e biznesmeni­t Vajdin Lame, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2005. GJKKO vendosi kthimin e dosjes së SPAK për plotësim hetimesh dhe i la afat 4 muaj. SPAK ngriti akuzat pas dëshmisë së bashkëpunë­torit të drejtësisë, Luftar Reçi, i cili tregoi se bombën që u vendos në ashensorin ku humbi jetën Lame dhe miku i tij, Artan Arsi e montoi me anëtarët e grupit që janë marrë në hetim. Luftar Reçi me dëshminë e tij që e ka dhënë në Prokurorin­ë e Posaçme, i hapi probleme emrave të njohur të botës së krimit në Shqipëri, që vepronin në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Reçi, një i dënuar me 25 vite burgim nga gjykata e Burrelit, për vrasjen e Maksim alias Aleks Lalës, ka treguar në tre rrëfime atë të datës 21 tetor, 31 tetor dhe 26 nëntor 2020, të gjithë veprimtari­në kriminale që ka pasur me Lulzim Berishën dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij si dhe të vrasjes së biznesmeni­t Vajdin Lamaj. Ishkreu i bandës së Durrësit u arrestua në Spanjë më 14 dhjetor 2023, me qëllim ekstradimi­n në vendin tonë.

ARRESTIMI ARRESTIMI NË NË SPANJË SPANJË

52-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar si person me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore. “Si rezultat i bashkëpuni­mit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacio­neve të siguruara përmes inteligjen­cës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimet të tyre në kohë, me strukturat e policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore Lulzim Berisha. Vijon bashkëpuni­mi me au

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania