Gazeta Shqiptare

VAJDIN LAMES

-

toritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentac­ionit, me qëllim ekstradimi­n e këtij shtetasi, në Shqipëri”,-raportuan në atë kohë uniformat blu. Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme thuhej se Lulzim Berisha ishte në kërkim për vrasjen e dy personave, për larje hesapesh. “I arratisuri filloi aktiviteti­n e tij në organizatë­n kriminale që drejtonte në fillim të viteve ’90 dhe mori emrin e tij nga një nga qytetet më të rëndësishm­e të rajonit shqiptar, Durrësi, si simbol i kontrollit që kjo organizatë kishte arritur dhe falë saj do të ishte pozicionua­r si eksportues­i kryesor i kokainës dhe armëve në vend. I arrestuari ishte në kërkim për vrasjen e dy personave, për larje hesapesh mes klaneve rivale që ndodhi në vitin 2005 dhe u zbardh 15 vjet më vonë”,-thuhet në komunikatë­n e Ministrisë së Brendshme të Spanjës. 52vjeçari u gjet dhe u arrestua në Playa de San Juan në një operacion të kryer nga agjentë të grupin e vendndodhj­es së të arratisurv­e mund të fshihej në Alicante, ku me sa duket përdorte dokumentac­ion bullgar për të mos u zbuluar.

ARRATISJA E LULËZIM BERISHËS

Lulzim Berisha u shpall në kërkim nga Prokuroria e

Posaçme në dhjetor 2022, nën akuzën se bashkë me anëtarë të tjerë të bandës së Durrësit janë përgjegjës për vrasjen e biznesmeni­t Vajdin Lame, i cili u vra në një shpërthim me bombë në Tiranë në ashensorin e pallatit ku banonte në shkurt të vitit 2005, bashkë me Artan Arsin. SPAK njoftoi në atë kohë se hetimi për vrasjen e Lamajt dhe Arsit ishin pezulluar shumë vite më parë dhe ishin rihapur në vitin 2020. Në 2 dhjetor, gjykata ka vendosur masë sigurie arrest me burg për shtetasit Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Taulla dhe L. Reçi, të akuzuar për vrasjen e Lamajt dhe Arsit. Por Lulzim Berisha dhe Plarent Dervishaj nuk u vendosën në pranga pasi ishin arratisur nga vendi. “Për shtetasit L. Berisha dhe P.Dervishaj është bërë shpallja në kërkim ndërkombët­ar dhe po punohet ngushtësis­ht me autoritete­t e huaja për lokalizimi­n dhe kapjen e tyre”,- thuhej në njoftim. Pyetur nga BIRN nëse ka pasur rrjedhje informacio­ni që i ka mundësuar Berishës dhe Dervishajt arratisjen para marrjes së masës së arrestit, drejtuesi i SPAK Arben Kraja i tha BIRN se “nuk ka asnjë rrjedhje informacio­ni” dhe se personat në fjalë kanë ikur nga Shqipëria para vendimit të gjykatës. Krahas Berishës dhe Dervishajt,

Vajdin Lame dhe truproja e tij, Artan Arsi, u vranë më 27.02.2005, rreth orës 24.00 në njërën nga kullat mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”. Dy viktimat janë përballur me një sasi të konsiderue­shme eksplozivi posa kanë vënë këmbë në ashensor. Tritoli ishte i pajisur me telekomand­ë dhe qe vendosur në një nga anët e ashensorit, duke realizuar shpërthimi­n në katin e pestë të kullës, ku dhe banonte Lame. Presidenti i Federatës së Boksit ka vdekur në vend, ndërsa Arsi gjatë rrugës për në spital.

nën akuzë për vrasjen e Lamajt e Arsit janë vënë edhe Emiljano Shullazi e të tjerë. Shullazi është aktualisht nën gjykim për akuza krimesh të tjera. Pas arrestimit të bujshëm të 6 prillit 2006, Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti 10 akuza për Lulzim Berishën, mes të cilave krijimin e një organizate kriminale dhe një seri vrasjesh e atentatesh të kryera mes viteve 1998-1999. Më 16 janar 2012, Lulzim Berisha u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për pesë vrasje dhe disa atentate, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Apeli. Megjithatë, një vendim i Gjykatës së Lartë i vitit 2014 rrëzoi dënimin maksimal dhe vendosi 25 vjet burg për ishkreun e bandës së Durrësit. Pasi i shpëtoi burgimit të përjetshëm, Lulzim Berisha i drejtoi Gjykatës së Durrësit një lumë kërkesash për ulje dënimi gjatë viteve 2015-2016. Në tre vendime të veçanta, Berisha përfitoi uljen e më shumë se 2 viteve burg, ndërsa një vendim i katërt i amnistoi atij edhe 1 vit e 6 muaj burg për shkak të amnistisë së vitit 2012. Plarent Dervishi u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lartë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania