Gazeta Shqiptare

Akuzohet se porositi rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, Turqia i hap rrugë ekstradimi­t të Dritan Rexhepit

I shumëkërku­ari i cilësuar si “mbreti shqiptar i drogës”, u arrestua disa muaj më parë në Stamboll

-

Gjykata turke ka miratuar ekstradi min në Shqipëri të shumëkërku­arit të drejtësisë, Dritan Rexhepi. Ndërkohë, pritet që ekstradimi i tij të miratohet edhe nga ministri turk i Drejtësisë. Lajmi u konfirmuar nga avokatja e Dritan Rexhepit në Gjykatën e Posaçme. Kërkesa për ekstradimi­n e Dritan Rexhepit, i cili u arrestua në Stamboll, u dërgua nga Ministria e Drejtësisë më 22 nëntor 2023. “Ministria e Drejtësisë ju bën me dije se ditën e sotme, më datë 22.11.2023, ka përcjellë në Ministrinë e Punëve të Jashtme për t’u dërguar në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, dosjen e përgatitur me kërkesën për ekstradimi­n drejt Shqipërisë të shtetasit, Dritan Rexhepi! Dosja e tij, me kërkesën për ekstradimi­n e shtetasit Dritan Rexhepi, është nisur në bazë të kërkesave të paraqitura nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithsh­me në Ministrinë e Drejtësisë datë, 16.11.2023 dhe 17.11 2023", thuhej në njoftim. Krahas Shqipërisë, në garë për ekstradimi­n e Dritan Rexhepit ishte edhe drejtësia Italiane, pasi gjykata e Firences e kishte dënuar më 20 vjet burg për akuzën e trafikimit të kokainës nga Ekuadori në vendin fqinj. Në Shqipëri Dritan Rexhepi po gjykohet në mungesë në Gjykatën e Posaçme si porositës i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan

Prengës, në 17 janar të vitit 2020. 43-vjeçari, i cilësuar si koka e kartelit të drogës, u arrestua në Stamboll me një pasaportë kolumbiane, të regjistrua­r me emrin Benjamin Omar Perez Garcia. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Tirana, më datë 26.03.2006, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin e datës 06.06.2013, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpuni­m, “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpuni­m dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit”.

– Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 26.11.2015, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Falsifikim­i i letërnjoft­imeve, i pasaportav­e ose vizave”, në rrethana rënduese dhe “Falsifikim­i i vulave i stampave ose formularëv­e”, në rrethana rënduese.

– Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 31.01.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Trafikimi i narkotikëv­e”.

Gjithashtu, ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Roma, Itali, më datë 29.09.2011, pasi Gjykata e Apelit Firence, Itali, me vendimin e datës 15.04.2010, e ka dënuar me 16 vjet e 5 muaj burgim (pjesa e mbetur e dënimit 13 vjet, 8 muaj e 6 ditë burgim), për veprën penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëv­e”, parashikua­r nga Kodi Penal i Italisë.

AKUZAT NË SHQIPËRI

Dritan Rexhepi, deri në vitin 2010 rezultonte i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy policëve në Krujë në bashkëpuni­m me dy persona të tjerë. Por 4 vjet më parë çështja gjyqësore u veçua. Rexhepi u dënua me 25 vjet burg, ndërsa dy bashkëpunë­torët e tij, Sokol Halilaj e Shefqet Seferi, me nga 20 vite burg. Dosja Dritan Rexhepin, i njohur edhe me emrin Gramoz, u veçua pasi ky shtetas ndodhej në burg në Itali dhe

KUSH ËSHTË DRITAN REXHEPI

Shqiptari më i kërkuar në botë, Dritan (Gramos) Rexhepi, i arratisur nga burgjet e tri shteteve është cilësuar si vrasësi i parë me pagesë në Shqipëri. Ai akuzohet në Shqipëri për vrasjen e dy policëve. Emri i tij lidhet edhe me rrëmbimin e Jan Prengës në Kamzë në janar të 2020, pasi vëllai i tij Astrit Prenga dyshohet se vodhi një sasi të konsiderue­shme kokaine në Angli që vinte nga Amerika Latine, dhe që i përkiste pikërisht Rexhepit. Rexhepi është lideri i një karteli droge, i cili ka trafikuar kokainë me vlerë qindra milionë euro nga Amerika e Jugut në Evropë. Trafiku nisi në vitin 2014, ndërsa “Kompania Bello”, të cilin ai e drejtonte përbëhej nga 14 banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës. u dërgua një letër-porosi atje.

Ky ka qenë një nga shkaqet pse Apeli ktheu për rigjykim dosjen, pasi Rexhepi duhej lajmëruar në Itali për gjyqin në ngarkim të tij, ndërsa ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata pa u vënë në dijeni se po gjykohej. Gjykata ka shpallur fajtor për vrasjen e trefishtë të ndodhur në vitin 1999 Sokol Halilajn dhe Shefqet Seferin, bashkëpunë­torë të Dritan Rexhepit në këtë krim. Seferi ka qenë si ndërmjetës­ues mes dy vlonjatëve, Halilaj e Rexhepi, të cilësuar edhe vrasës me pagesë. Të tre këta persona akuzohen për vrasje për shkak të detyrës të dy efektivëve të policisë, Arben Keqin dhe Durim Kasmin, në vitin 1999 në Krujë. Në ngjarje, rastësisht u vra dhe pronari i një lokali në Krujë, Raim Bakiasi.

ARRATISJET NGA SHQIPËRIA, ITALIA DHE BELGJIKA

Mediat spanjolle u hapën me një kryeartiku­ll në korrikun e vitit 2011, ku e cilësonin Dritan Rexhepin “mbret” të arratisjev­e. Gazetarët në Spanjë shkruan disa ditë rresht për shqiptarin e kërkuar, pasi ai realizoi grabitjen e një prej bankave më të mëdha në Barcelonë, mbrëmjen kur gjithë tifozët gjendeshin në shesh duke festuar fitoren e Champions League nga Barcelona. Policia vendase u trondit nga mënyra se si i kryenin grabitjet e bankave shqiptarët, ndërsa i etiketoi si “grabitësit që nuk linin gjurmë”. Pas arrestimit Rexhepi u ekstradua në Belgjikë, ku kërkohej për trafik të lëndëve narkotike. Por nuk qëndroi më shumë se dy muaj në qeli, pasi në tetor të vitit 2011 ai u arratis nga burgu bashkë me një tjetër të dënuar. Por kjo nuk ishte arratisja e parë e tij, ndaj edhe cilësohej si mjeshtër i arratisjev­e. Në vitin 2008 ai kishte kryer një tjetër arratisje spektakola­re nga burgu i Pavias në Itali. Rexhepi merr makinën e një të moshuareje dhe zhduket, duke bërë që i gjithë personeli i burgut të shkarkohej. Por të njëjtën gjë e kishte bërë edhe në Shqipëri. Pasi u arrestua në hollin e një hoteli në Tiranë me dy pistoleta në brez në vitin 2006, Rexhepi u arratis nga Komisariat­i i Durrësit, pas një ndihmese nga radhët e policisë, që i lanë derën hapur.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania