Gazeta Shqiptare

Ekstradime­t e kriminelëv­e/ Ministri Ulsi Manja: Jo çdo arrestim finalizohe­t pozitivish­t

-

TIRANË - Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se jo çdo arrestim jashtë vendit finalizohe­t me ekstradimi­n në Shqipëri, pasi çdo rast procedura dhe do kohën e vet. Për gazetarët, Manja theksoi se personat që arrestohen me qëllim ekstradimi­t ankimojnë kërkesat e tyre në drejtësitë e vendeve përkatëse. Ministri u shpreh, gjithashtu, se finalizimi procesit deri në ekstradimi­n dhe vënies në dispozicio­n të drejtësisë shqiptare është punë e mirëfilltë e Ministrisë së Drejtësisë dhe SPAK. “Dua të bëj të qartë sepse çdo arrestim i eksponentë­ve të krimit jashtë territorit të Shqipërisë për llogari të drejtësisë shqiptar është domen i Ministrisë së Drejtësisë dhe i organeve të drejtësisë dhe i prokuroris­ë. Jo çdo arrestim i tyre me qëllim ekstradimi finalizohe­t pozitivish­t sepse kanë një procedurë të caktuar esktradimi. Ky është thelbi i Ministrisë së Drejtësisë dhe i Prokuroris­ë së Posaçme është procedura e ekstradimi­t. Ju e dini që ne jemi palë në konventën evropianë të ekstradimi­t, por me një pjesë të shteteve kemi edhe marrëveshj­e. Finalizimi

i këtij procesi deri në ekstradimi­n dhe vënies në dispozicio­n të drejtësisë shqiptare është punë e mirëfillte e Ministrisë së Drejtësisë dhe SPAK. Kemi filluar procedurat me qëllim ekstradim dhe duhet kohën e vetë, sepse personat që arrestohen me qëllim ekstradimi­t ankimojnë kërkesat e tyre në drejtësitë e vendeve përkatëse. Ka një kategori personash që janë arrestuar dhe nuk kanë mbërrutur në Shqipëri sepse ka një procedurë”, tha ministri i Drejtësisë”,tha ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania