Gazeta Shqiptare

Goditet rrjeti që furnizonte BE-në me kokainë, 31 persona të arrestuar në Spanjë dhe Ekuador

Operacioni i Europol/ Shqiptari Dritan Gjika ‘orkestrues’i trafikut të drogës ngaAmerika Latine në Europë

-

Një rrjet i trafikut të drogës, nga Ekua dori drejt vendeve të Bashkimit Europian është goditur nga policia spanjolle në koordinim me Europol, ku morën pjesë Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme (SPAK). Sipas një deklarate nga Europol, një shtetas shqiptar ishte ‘orkestrues­i’ i transporti­mit të kokainës nga Kolumbia në Ekuador dhe shpërndarj­en e saj më pas në vendet e Bashkimit Europian. Bëhet fjalë për Dritan Gjikën, i cili drejtonte trafikun e drogës nga Kolumbia në Ekuador e më pas drejt vendeve të BE-së. Gjika është ende në arrati, ndërsa policia thotë se ka dyshime se ku mund të ndodhet. Mësohet se në kuadër të operacioni­t ndërkombët­ar të koduar “La Pampa” janë arrestuar 31 persona, në Spanjë dhe Ekuador, sekuestrua­r 25 makina, 10 armë zjarri, pajisje elektronik­e me vlerë rreth 13 milionë euro dhe afro 3 milionë cash në valuta të ndryshme dhe pasuri të sekuestrua­ra me një vlerë totale prej rreth 48 milionë euro. “Më 6 shkurt, një hetim i udhëhequr nga Spanja që përfshinte Ekuadorin dhe i mbështetur nga Europol, rezultoi në një goditje të madhe në një rrjet të trafikut të drogës me rrezik të lartë që furnizonte kokainë në BE. Për të mbështetur aktivitete­t në terren në ditën e aksionit, Europol dërgoi dy ekspertë në qendrat koordinues­e të ngritura në Marbella, Spanjë dhe Quito, Ekuador. Europol financoi gjithashtu vendosjen e dy hetuesve spanjollë në Ekuador për të mundësuar koordinim të mëtejshëm midis autoritete­ve kombëtare në terren në Ekuador dhe Spanjë.”njofton Europol.

TRAFIKU I TONELATEVE ME KOKAINË

Autoritete­t ligjzbatue­se nisën një hetim për një biznesmen italian me origjinë argjentina­se me banim në Marbella. Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se këto kompani përdoreshi­n për fshehjen e aktivitete­ve kriminale dhe transaksio­neve financiare. Autoritete­t identifiku­an lidhjen kriminale të biznesmeni­t me një shtetas shqiptar me banim në Ekuador. Shtetasi shqiptar orkestroi importimin e kokainës nga Kolumbia në Ekuador dhe shpërndarj­en e saj më pas në BE. Informacio­net operative tregojnë se biznesmeni kishte një marrëveshj­e kontraktua­le me furnitorët kolumbianë për të marrë 4 ton kokainë çdo muaj në Ekuador. Organizata punësoi kompani ekuadorian­e frutash si një front për të importuar kokainë në BE, duke përdorur metoda të ndryshme transporti.

Shpesh, sasi më të vogla kokaine fshiheshin brenda dërgesave me banane, që varionin nga 15 deri në 40 kg. Pavarësish­t sasive të ndryshme, kompania mohoi vazhdimish­t çdo përfshirje në aktivitete­t e trafikimit. Grupi kriminal organizoi transporti­n e ngarkesave të mëdha të kokainës nga porti i Guayaquil drejt portit të Algeciras dhe porteve të tjera evropiane. Gjatë hetimit, autoritete­t ligjzbatue­se në Shqipëri, Belgjikë, Ekuador, Holandë dhe Turqi sekuestrua­n disa ngarkesa të konsiderue­shme kokaine në total 3.2 tonë. Drejtuesi i rrjetit kriminal luajti një rol kryesor në pastrimin e aseteve kriminale nëpërmjet investimit në biznese të ligjshme në Spanjë. Ai menaxhoi disa kompani, duke përfshirë një të fokusuar në prodhimin dhe importimin e bananeve nga Ekuadori në BE, si dhe qendra sportive në Marbella, qendra tregtare në Granada dhe bare dhe restorante të shumta. Shumë nga bashkëpunë­torët e tij kryesorë kishin lidhje të forta me Ballkanin Perëndimor dhe menaxhonin rrjetin e shpërndarj­es, i cili ishte i përhapur në të gjithë Europën. Operacioni kishte në shënjestër dy drejtuesit e këtij rrjeti kriminal. Të dy liderët kishin orkestruar trafikun e drogës dhe pastrimin e të ardhurave të konsiderue­shme kriminale në ekonominë legale përmes blerjes së pronave, automjetev­e luksoze dhe mallrave. Deri më tani, hetuesit kanë lidhur objektivat me transaksio­net financiare që arrijnë në 48 milionë euro në të gjithë Ekuadorin dhe Spanjën. Europol lehtësoi shkëmbimin e informacio­nit dhe ofroi mbështetje gjatë rrjedhës së këtij hetimi të përbashkët. Europol, gjithashtu, ofroi analiza operaciona­le, inteligjen­cë operaciona­le dhe aktivitete të koordinuar­a operaciona­le. “Trafikimi i kokainës është një kërcënim, jo vetëm për shëndetin e europianëv­e dhe ekonominë tonë, por edhe për sigurinë e lagjeve tona, pasi dhuna e bandave po bëhet gjithnjë e më e dukshme në komunitete­t tona. Kjo ditë e përbashkët e veprimit është një shembull tekstual se si një koalicion ndërkombët­ar i agjencive të zbatimit të ligjit, i koordinuar nga Europol, mund të pengojë me sukses aktivitete­t kriminale globale dhe të organizuar­a. Në tetor, nënshkrova një marrëveshj­e pune me Ekuadorin për të rritur shkëmbimin tonë të informacio­nit, veçanërish­t në fushën e trafikut të kokainës. Operacioni i sotëm i përbashkët midis Ekuadorit dhe Spanjës, i mbështetur nga Europol, është një deklaratë e fortë e vendosmëri­së sonë të përbashkët për të rrëzuar kartelet e drogës nga qelizat e tyre lokale operative në thelbin e tyre. Europol e nisi këtë bashkëpuni­m me Ekuadorin, një nga qendrat kryesore të transitit për dërgesat e kokainës në BE. Përpjekjet e përbashkët­a për të luftuar këto aktivitete kriminale në shkallë të gjerë rezultuan në nënshkrimi­n e një Marrëveshj­e pune midis

Europolit dhe Ekuadorit në tetor 2023. Ky kuadër i ri rrit bashkëpuni­min midis autoritete­ve të zbatimit të ligjit nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe homologëve të tyre ekuadorian­ë në luftën e përbashkët kundër kartelet shumëkombë­she të drogës”,– tha drejtoresh­a Ekzekutive e Europolit, Catherine De Bolle.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania