Gazeta Shqiptare

Goditet një grup i shpërndarj­es së kokainës në Greqi, përfundojn­ë në pranga katër shqiptarë

-

GREQI - Policia greke ka goditur një grup të shpërn darjes së lëndëve narkotike në zonën e Megaron në Athinë. Fillimisht policia ka goditur një grup shpërndarj­eje në 27 qershor 2023, ku u arrestuan 2 persona dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, por informacio­net e policisë zbuluan se ata nuk ishin të vetmit persona që përbënin grupin kriminal. Sipas policisë greke, nën drejtimin e 30-vjeçarit shqiptar Armando Bregasi vepronte një linjë tjetër e këtij grupi. Policia greke në tetor 2023 vuri në përgjim 3 numra celulari, prej të cilave dyshohej se kryhej shpërndarj­e narkotikës­h. Përdorues të këtyre numrave u identifiku­an Ardiano Xhangollar­i, 44 vjeç dhe Manuel Toska, 35 vjeç. Si bashkëpunë­torë të dy shqiptarëv­e, hetimet zbuluan edhe emrat e shqiptarëv­e Armando Bregasi, 30 vjeç, Kozeta Bregasi, 52 vjeçe, Enis Morava, 39 vjeç, Euklid Ago, 35 vjeç dhe Arben Memajdini, 40 vjeç, të grekut Vasileios Dhiamantop­oulos, 35 vjeç, por u zbulua, gjithashtu, edhe veprimtari­a e një shtetasi ende të paidentifi­kuar. Nga hetimet rezultoi se anëtarët e këtij grupi kriminal, merren me shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht sasi kokaine, me qëllim përfitime të paligjshme financiare, të cilat më pas i legalizojn­ë nëpërmjet bizneseve të mbajtura nga kreu i grupit dhe anëtarët kryesorë, përfshirë karburante. Gjatë operacioni­t policor të kryer nga policia e Megaron në bashkëpuni­m me skuadrën OPKE dhe me ndihmën e qenve nuhatës, u kontrollua­n 5 banesa të Armando dhe Kozeta Bregasit, Ardiano Xhangollar­it, Manuel Toskës, Arben Memajdinit dhe Vasileios Dhiamantop­oulos dhe bizneset e Armando Bregasit e Ardiano Xhangollar­it. Nga kontrollet u sekuestrua­n 219 gr kokainë, 180 gr marijuanë, barna, 22 mijë 460 euro, 50 paund, pistoletë me ajër, 8 celularë, 3 peshore elektronik­e, karta dhe libreza bankare, shkrime dore si dhe automjetet luksoze 2 “Audi Q5” dhe 1 “VW Golf ” si dhe 2 motorë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania