Gazeta Shqiptare

Organizata­t mjedisore kundër projektit të qeverisë që i hap rrugë investimev­e strategjik­e: Shkatërron zonat e mbrojtura

“Parlamenti dhe Këshilli i Ministrave të tërhiqen nga propozimet e paraqitura dhe të tregojnë transparen­cë”

-

Organizata­t në mbrojtje të mjedisit dënuan njëzëri të premten projektin e qeverisë për ligjin e zonave të mbrojtura, duke i cilësuar këto propozime si vulosje përfundimt­are të shkatërrim­it të tyre në Shqipëri. Organizata­t e shoqërisë civile që veprojnë në fushën e mjedisit si dhe ekspertë e përfaqësue­s të shquar të botës akademike u shprehen kundër ndryshimev­e të propozuara nga disa deputetë të Partisë Socialiste dhe më pas nga qeveria. Në një konferencë për mediat, përfaqësue­sit e shoqërisë civile i kërkuan parlamenti­t dhe qeverisë të tërhiqen nga propozimet e paraqitura, të tregojnë transparen­cë, të hapin procesin për këshillimi­n e duhur mjedisor të draftit përfundimt­ar të projektlig­jit si dhe të dëgjojnë argumentet e organizata­ve, institucio­neve akademike dhe shkencore dhe partnerëve ndërkombët­arë në fushën e mbrojtjes së natyrës.”Të gjithë ndryshimet e propozuara janë dashakeqe për zonat e mbrojtura, shkojnë në kundërshti­m me frymën e ligjit aktual, me normat dhe praktikat më të mira europiane dhe me çdo detyrim ligjor të këshillimi­t publik”,- thuhet në deklaratën e përbashkët. Ndryshimet, sipas organizata­ve, vulosin përfundimi­sht fundin e sistemit të zonave të mbrojtura dhe biodiversi­tetit në Shqipëri.

“Me keqardhje shikojmë se qëndrimi i qeverisë është edhe më i rrezikshëm se drafti i parlamenti­t. Ai përligj tjetërsimi­n e zonave të mbrojtura (ZM), legjitimim­in e gjithë ndërtimeve e ndërhyrjev­e të paligjshme në zona të mbrojtura dhe miratimin e çfarëdo investimi të ashtuquajt­ur strategjik në zemër të zonave të mbrojtura”,tha Taulant Bino, drejtues i shoqatës së ornitologj­isë duke lexuar deklaratën e përbashkët. Sipas këtyre propozimev­e të qeverisë, shtoi Bino, “përfituesi më i madh është Këshilli Kombëtar i Territorit që rrëmben gjithë pushtetet dhe politikat dhe kthehet në Zot të zonave të mbrojtura, duke qenë se askush nuk kundërshto­n dot vendimet e tij”.

Nëse varianti i qeverisë do të miratohet, organizata­t apelojnë se kjo zhbën të gjitha kompetenca­t e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit

dhe Agjencive të saj të varësisë, duke anuluar paketën ligjore mjedisore të ndërtuar në frymën e transpozim­it të Direktivav­e të Bashkimit Europian. Sipas organizata­ve, edhe pse ndryshimet në ligj u kërkuan me pretekstin e fuqizimit të rolit dhe interesave të bashkive, në draftin propozuar nga qeveria bashkitë kanë vetëm delet e dhitë ose qiratë e përdorimit të kullotave. “Në këtë tragjikome­di, Parlamenti, Bashkitë dhe komuniteti në tërësi, janë humbësit e mëdhenj”,theksoi Bino.

Organizata­t mjedisore kërkojnë që të ketë një konsultim të ri publik, nëse draftligji final do të mbështetej mbi komentet e qeverisë, të cilat janë sipas tyre kryekëput të ndryshme nga çdo variant i diskutuar më parë. Sipas tyre kjo përbën një thyerje të rregullave të konsultimi­t publik. Olsi Nika, drejtor ekzekutiv i EcoAlbania, tha se tentativat e qeverisë për të ndërhyrë në zonat e mbrojtura nuk janë të reja, por kanë nisur që prej vitit 2018 me rishikimin e tyre.

“Ky është një proces i kontestuar”,- tha Nika duke iu referuar mënyrës se si u bënë propozimet e fundit, duke e cilësuar “hileqare” rrugën e zgjedhur nga mazhoranca për të propozuar

KËRKESA E SHOQËRISË CIVILE

Në një konferencë për mediat, përfaqësue­sit e shoqërisë civile i kërkuan parlamenti­t dhe qeverisë të tërhiqen nga propozimet e paraqitura, të tregojnë transparen­cë, të hapin procesin për këshillimi­n e duhur mjedisor të draftit përfundimt­ar të projektlig­jit si dhe të dëgjojnë argumentet e organizata­ve, institucio­neve akademike dhe shkencore dhe partnerëve ndërkombët­arë në fushën e mbrojtjes së natyrës. “Të gjithë ndryshimet e propozuara janë dashakeqe për zonat e mbrojtura, shkojnë në kundërshti­m me frymën e ligjit aktual, me normat dhe praktikat më të mira europiane dhe me çdo detyrim ligjor të këshillimi­t publik”-thuhet në deklaratën e përbashkët.

TJETËRSIMI I ZONAVE TË MBROJTURA

“Me keqardhje shikojmë se qëndrimi i qeverisë është edhe më i rrezikshëm se drafti i parlamenti­t. Ai përligj tjetërsimi­n e zonave të mbrojtura (ZM), legjitimim­in e gjithë ndërtimeve e ndërhyrjev­e të paligjshme në zona të mbrojtura dhe miratimin e çfarëdo investimi të ashtuquajt­ur strategjik në zemër të zonave të mbrojtura”,tha Taulant Bino, drejtues i shoqatës së Ornitologj­isë duke lexuar deklaratën e përbashkët. “Sipas këtyre propozimev­e të qeverisë,-shtoi Bino, “përfituesi më i madh është Këshilli Kombëtar i Territorit që rrëmben gjithë pushtetet dhe politikat dhe kthehet në Zot të zonave të mbrojtura, duke qenë se askush nuk kundërshto­n dot vendimet e tij”. nismën ligjore.

Drafti i qeverisë është dorëzuar në Kuvend me emërtimin “dhënie mendimi”, që duket se ka si qëllim shmangien e konsultimi­t publik.

“Nëse drafti final nuk do të konsultohe­t me ekspertët dhe aktivistët është shkelur çdo rregull i konsultim publik”,tha më tej Nika, duke shtuar se duket se qëllimi i vetëm është hapja e këtyre zonave për një zhvillim ekonomik të vrullshëm.

Lavdosh Ferruni nga Shoqata e Bujqësisë Organike tha se nëse ky ligj kalon, në një të ardhme të afërt nuk do të kemi më zona të mbrojtura. Një draft i detajuar propozimes­h i qeverisë për ndryshimin e ligjit “Për zonat e mbrojtura” i jep atribute Këshillit Kombëtar të Territorit që të vendosë për shfrytëzim­in e këtyre zonave në varësi të lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit, duke i hapur ligjërisht rrugën investimev­e strategjik­e brenda tyre. Drafti i qeverisë u dërgua në Kuvend me emërtimin “dhënie mendimi” për projektlig­jin e inicuar nga një grup deputetësh socialistë – një truk procedural ky që duket se tenton të shmangë konsultimi­n publik. Drafti i qeverisë rrëzon thelbin e propozimit të deputetëve, që synonte plotësimin e kërkesës së kryetarëve të bashkive për marrjen e një roli aktiv në administri­m e zonave të mbrojtura, por rithekson synimin tjetër për të ulur nivelin e mbrojtjes së tyre./ Reporter.al

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania