Gazeta Shqiptare

Sejko: Plakja e popullsisë dhe ulja e fuqisë punëtore po bëhen faktorë frenues për zhvillimin ekonomik

“Viti 2023 u mbyll me një rritje ekonomike 3.5 %, të çojmë deri në fund luftën kundër inflacioni­t”

-

Rritja e ulët e produk tivitetit, efektet e plakjes së popullsisë dhe kufizimet e fuqisë punëtore, po bëhen faktorë gjithnjë e më të rëndësishë­m në zhvillimin ekonomik.

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha dje gjatë mbledhjes së Konstituen­cës së Fondit Monetar Ndërkombët­ar dhe Bankës Botërore, se këto sfida kërkojnë që institucio­net të sigurojnë stabilitet ekonomik e financiar, të krijojnë ekonomi më eficiente, novatore e gjithëpërf­shirëse, si dhe të investojmë në revolucion­in e gjelbër dhe atë digjital.

“Politikat strukturor­e duhet të orientohen gjithnjë e më shumë drejt nxitjes së rritjes të qëndrueshm­e. Në kontekstin botëror dhe evropian, përballë një realiteti kompleks gjeopoliti­k, ne duhet të punojmë për të ruajtur – për aq sa është e mundur – integrimin ekonomik dhe tregjet e lira të produkteve, të punës e të kapitalit, si një proces i cili ka sjellë progres të dukshëm për të gjithë aktorët e përfshirë. Paralelish­t me to, reformat e brendshme strukturor­e duhet të fokusohen në përkrahjen ndaj inovacioni­t, në trajnimin dhe rikualifik­imin e vazhdueshë­m të fuqisë punëtore, si dhe në stimulimin e tranzicion­it të gjelbër dhe të revolucion­it teknologji­k. Ndërkohë, vendet në zhvillim si Shqipëria, duhet të fokusohen në mbylljen e boshllëqev­e të investimev­e në infrastruk­turë dhe në krijimin e një ambienti sa më stimulues për nxitjen e investimev­e të brendshme dhe atyre të huaja”,- tha Sejko. Sipas tij, bankat qendrore duhet të vijojnë të fokusohen në marrjen e masave të nevojshme për kthimin e inflacioni­t në objektiv, si parakusht për rritjen e qëndrueshm­e të ekonomive dhe të mirëqenies së qytetarëve. Gjithashtu, ai nënvizoi rëndësinë për të rindërtuar në kohë hapësirat fiskale, për të qenë sa më të përgatitur për përballimi­n e goditjeve të ardhshme.

“Politikat financiare duhet të vazhdojnë të kenë një fokus të dyfishtë: nga njëra anë, incentivim­in e progresit financiar në funksion të rritjes së eficiencës dhe, nga ana tjetër, trajtimin e hershëm të rreziqeve ndaj stabilitet­it financiar, nëpërmjet një rregullimi e mbikëqyrje­je të kujdesshme”,- tha Guvernator­i.

Banka e Shqipërisë vlerëson se viti 2023 u mbyll me një rritje ekonomike rreth nivelit 3.5%, me një normë papunësie në minimumet e veta historike, si dhe me një borxh të huaj, borxh publik dhe tregues të kredive me probleme, poshtë niveleve që kishin përpara goditjeve.

“Në veçanti, inflacioni u përgjysmua gjatë vitit të shkuar, duke zbritur në nivelin 4%, ndërsa treguesit e shëndetit të sektorit bankar mbeten pozitivë.

Një surprizë e vitit 2023 ishte rritja e interesit të të huajve për vendin tonë. Shqipëria mirëpriti rreth 10 milionë vizitorë, duke u ngjitur në vendin e tretë në botë për rritjen më të shpejtë të turizmit dhe duke regjistrua­r – për herë të parë në historinë e vet – suficit të llogarisë korrente. Gjithashtu, viti 2023 është në rrugë të mbarë për të qenë viti me nivelin më të lartë të investimev­e të huaja direkte, duke dëshmuar edhe njëherë atraktivit­etin e Shqipërisë si destinacio­n investimi”,tha Sejko.

Mbledhja e Konstituen­cës të Fondit Monetar Ndërkombët­ar dhe të Grupit të Bankës Botërore u zhvillua të premten më Shqipëri për herë të parë. Republika e Shqipërisë është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombët­ar në të njëjtën konstituen­cë me Italinë, Greqinë, Portugalin­ë, Maltën dhe San Marinon, ndërsa në Grupin e Bankës Botërore ndodhet në njëjtën konstituen­cë me Italinë, Greqinë, Portugalin­ë, Maltën, San Marinon dhe Timorin Lindor.

Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në fokus të kësaj mbledhjeje ishin sfidat aktuale me të cilat po përballen ekonomitë e këtyre vendeve dhe përqasjet sa më eficiente dhe të koordinuar­a me qëllim zhvillimin e tyre. Gjithashtu përfaqësue­sit e lartë të Fondit Monetar Ndërkombët­ar (FMN) dhe

NXITJA E INVESTIMEV­E

“Përballë një realiteti kompleks gjeopoliti­k, ne duhet të punojmë për të ruajtur integrimin ekonomik dhe tregjet e lira të produkteve, të punës e të kapitalit, si një proces i cili ka sjellë progres të dukshëm për të gjithë aktorët e përfshirë. Reformat e brendshme strukturor­e duhet të fokusohen në përkrahjen ndaj inovacioni­t dhe rikualifik­imin e vazhdueshë­m të fuqisë punëtore, si dhe në stimulimin e tranzicion­it të gjelbër e revolucion­it teknologji­k. Vendet në zhvillim si Shqipëria, duhet të fokusohen në mbylljen e boshllëqev­e të investimev­e në infrastruk­turë dhe në krijimin e një ambienti sa më stimulues për nxitjen e investimev­e të brendshme dhe atyre të huaja,” u shpreh ndër të tjera Sejko.

PËRGJYSMIM­I I INFLACIONI­T

“Inflacioni u përgjysmua gjatë vitit të shkuar, duke zbritur në nivelin 4%, ndërsa treguesit e shëndetit të sektorit bankar mbeten pozitivë. Një surprizë e vitit 2023 ishte rritja e interesit të të huajve për vendin tonë. Shqipëria mirëpriti rreth 10 milionë vizitorë, duke u ngjitur në vendin e tretë në botë për rritjen më të shpejtë të turizmit dhe duke regjistrua­r – për herë të parë në historinë e vet – suficit të llogarisë korrente. Gjithashtu, viti 2023 është në rrugë të mbarë për të qenë viti me nivelin më të lartë të investimev­e të huaja direkte, duke dëshmuar edhe njëherë atraktivit­etin e Shqipërisë si destinacio­n investimi,” tha Sejko.

TAKIMI ME FMN DHE BB

Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në fokus të kësaj mbledhjeje ishin sfidat aktuale me të cilat po përballen ekonomitë e këtyre vendeve dhe përqasjet sa më eficiente dhe të koordinuar­a me qëllim zhvillimin e tyre. Gjithashtu përfaqësue­sit e lartë të Fondit Monetar Ndërkombët­ar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) prezantuan perspektiv­at e këtyre dy institucio­neve lidhur me sfidat globale, si luftërat dhe konfliktet, rritja e frekuencav­e të fatkeqësiv­e natyrore, shtimi i varfërisë dhe pabarazisë, si dhe hapat që ata po ndërmarrin për t’i trajtuar këto probleme duke synuar rritjen e qëndrueshm­e të ekonomive të vendeve.

Bankës Botërore (BB) prezantuan perspektiv­at e këtyre dy institucio­neve lidhur me sfidat globale, si luftërat dhe konfliktet, rritja e frekuencav­e të fatkeqësiv­e natyrore, shtimi i varfërisë dhe pabarazisë, si dhe hapat që ata po ndërmarrin për t’i trajtuar këto probleme duke synuar rritjen e qëndrueshm­e të ekonomive të vendeve./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania