Gazeta Shqiptare

Tatimet rimbursuan 22 për qind të vlerës së TVSH që kërkuan bizneset në vitin 2023

-

Vitin e kaluar, bizneset në të gjithë vendin depozituan kërkesa për rimbursim e TVSH që kapën vlerën e 49,5 miliardë lekëve, po tatimet paguan vetëm 45.6% të vlerës së kërkuar ose 22.6 miliardë lekë Sipas të dhënave zyrtare të tatimeve, gjatë periudhës janar – dhjetor 2023, pranë Drejtorisë së Rimbursimi­t të TVSH-së janë regjistrua­r 2877 kërkesa (nga 2027 kërkesa të regjistrua­ra në 2022), me vlerë totalë 49.5 miliardë lekë nga 38,1 miliardë lekë që ishin kërkuar më 2022.

Gjithsej janë pranuar 1690 kërkesa (nga 1483 kërkesa të pranuara në 2022), me një rritje në numër rreth 13.9% krahasuar me 2022. Nga 1690 kërkesa të pranuara, 96 janë bërë nga tatimpague­s të klasifikua­r si eksportues me “risk zero”, kërkesa e të cilëve duhet të miratohet dhe rimbursohe­t automatiki­sht brenda 30 ditëve nga data e kërkesës (vlera e tyre ishte 841 milionë lekë). Nga 1690 kërkesa të pranuara, 874 kërkesa me vlerë 11,4 miliardë lekë janë bërë nga tatimpague­s të klasifikua­r si eksportues, kërkesa e të cilëve duhet të miratohet dhe rimbursohe­t brenda 30 ditëve nga data e kërkesës. Nga 1690 kërkesa të pranuara, 720 kërkesa me vlerë 16.4 miliardë lekë janë bërë nga tatimpague­s të klasifikua­r si jo-eksportues, kërkesa e të cilëve duhet të miratohet dhe rimbursohe­t brenda 60 ditëve nga data e kërkesës. Gjatë periudhës janar – dhjetor 2023, janë rimbursuar në total 22.614 milionë lekë, rreth 0.64 % më shumë se në 2022 (nga 22.469 milionë lekë të rimbursuar në 2022). Tatimet bëjnë të ditur se gjitha kërkesat e miratuara për periudhën Janar – Dhjetor 2023 janë rimbursuar në kohe, duke bërë që të mos krijohet stok i kërkesave në fund të vitit. Për 12-mujorin 2023, të ardhurat tatimore nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (neto) nga administra­ta tatimore ishin programuar në vlerën prej 47.3 miliard lekë dhe janë realizuar në vlerën prej 46 miliard lekë, me një mosrealizi­m në vlerë prej 1.3 miliardë lekë ose 2.8% më pak. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, të ardhurat nga TVSHja neto janë arkëtuar 11.4 miliard lekë ose 33.1% më shumë. Për vitin 2023, rimbursimi i TVSH-së ishte programuar 18 miliardë lekë dhe është realizuar në vlerën 22.6 miliardë lekë me një realizim prej 4.6 miliardë lekë ose 25.6% më shumë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, rimbursime­t janë realizuar me 0.1 miliard lekë ose 0.6% më shumë./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania