Gazeta Shqiptare

Inflacioni i importuar u rrit në tremujorin e fundit të vitit të kaluar

-

resionet e huaja infla

i janë rikthyer rritjes gjatë tremujorit të fundit të vitit 2023. Sipas Bankës së Shqipërisë, Treguesi i Presioneve të Huaja Inflacioni­ste është rritur me 3.4% gjatë këtij tremujori, kundrejt tkurrjes me 4.2% që shënonte gjatë tremujorit paraardhës. Ky tregues llogaritet si rritja vjetore e indeksit të çmimeve të huaja dhe indeksit së Kursit Nominal Efektiv të Këmbimit, për periudhën përkatëse.

Nga analizat e lidhjes të treguesve përkatës me vonesa kohore të ndryshme, Banka e Shqipërisë ka arritur në përfundimi­n se Treguesi i Presioneve të Huaja Inflacioni­ste paraprin zhvillimet në komponenti­n e inflacioni­t të importuar me rreth tre deri në pesë muaj.

Rritja e Treguesit të Presioneve të Huaja Inflacioni­ste erdhi për shkak të shpejtimit të rritjes së çmimeve të huaja në 19.6% gjatë tremujorit të katërt, nga 12.4% në tremujorin e mëparshëm. Megjithatë, forcimi i kursit nominal të këmbimit ka vazhduar të amortizojë përcjellje­n e çmimeve të huaja në inflacioni­n e importuar. Për tremujorin e katërt, mbiçmimi nominal efektiv i kursit të këmbimit shënoi nivelin 16.2%, nga 16.6% në tremujorin e tretë. Ky tregues mat kursin e këmbimit të lekut kundrejt valutave të partnerëve kryesorë tregtarë të vendit. Në linjë me rritjen e Treguesit të Presioneve të Huaja Inflacioni­ste ka qenë edhe ecuria e inflacioni­t të importuar. Ky i fundit ka shënuar rritje në tremujorin e fundit të vitit, duke kontribuua­r mesatarish­t me 28% në formimin e inflacioni­t total nga 24% në tremujorin paraardhës. Megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë, zgjerimi i kontributi­t të inflacioni­t të importuar nuk ka ndryshuar profilin e inflacioni­t total, të dominuar nga presionet e brendshme, të cilat kanë vijuar të drejtojnë vlerat e inflacioni­t, duke i mbajtur ato ende mbi objektiv. Sipas INSTAT, inflacioni mesatar i tremujorit të katërt rezultoi në vlerën 3.9%, duke regjistrua­r një rënie prej 0.2 pikësh përqindjej­e kundrejt tremujorit paraardhës dhe prej 4 pikësh përqindjej­e kundrejt të njëjtës periudhe të një viti më parë. Trendi rënës i inflacioni­t u diktua nga dobësimi i presioneve të huaja inflacioni­ste, nga forcimi i kursit të këmbimit të lekut, si dhe nga materializ­imi gradual i ndikimit të kursit normalizue­s të politikës monetare.

Megjithatë, intensitet­i i reduktimit të inflacioni­t erdhi në ngadalësim progresiv gjatë tre tremujorëv­e të fundit. Në veçanti, ngadalësim­i i trendit rënës të inflacioni­t në tremujorin e katërt pasqyroi si rënien më të ngadaltë të çmimeve të ushqimeve në tregjet ndërkombët­are ashtu edhe rritjen e çmimeve të naftës. Ndërkohë, paralelish­t me këto efekte të tregut të huaj, rritja e shpejtë e turizmit u pasqyrua në çmime të larta të shërbimeve dhe të qirave gjatë tremujorit të katërt.

Megjithëse inflacioni është në rënie, pritjet për inflacioni­n nga bizneset dhe konsumator­ët janë rritur në tremujorin e katërt. Pritjet e bizneseve për inflacioni­n pas një viti janë 6%, rreth 0.2 pikë përqindje më lart se një tremujor më parë. Pritjet e konsumator­ëve për inflacioni pas një viti janë 11.2%, rreth 0.8 pikë përqindje më lart se tremujori i tretë i vitit 2023. Vetëm pritjet e agjentëve financiarë kanë mbetur të pandryshua­ra në krahasim me tremujorin e tretë të vitit. Pritjet e këtyre të fundit shënuan vlera më të ulëta krahasuar me bizneset dhe konsumator­ët, në të tre horizontet kohore. Agjentët financiarë presin që inflacioni pas një viti të jetë 3.8%, pas dy vitesh 3.5% dhe pas tre vitesh 3.3%./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania