Gazeta Shqiptare

Në vitin 2022, ndërmarrje­t aktive rriten shitjet me 26.7 për qind dhe punësimin me 5.5 për qind

Të dhënat e INSTAT: Kontributi­n më të madh e dha industria dhe ndërtimi

-

Në vitin 2022, kanë qenë 113.460 ndër marrje ekonomike aktive në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duke shënuar një rritje me 9,1%, krahasuar me vitin 2021. Rezultatet finale të Anketës Strukturor­e të Ndërmarrje­ve më 2022 të publikuara ditën e djeshme nga INSTAT tregojnë se, numri i të punësuarve gjithsej në vitin 2022 ka qenë 547.942, duke u rritur me 5,5%, krahasuar me vitin 2021 dhe shitjet u rriten me 26,7%. Ndërmarrje­t që ushtrojnë aktivitet tregtar kanë zënë përqindjen më të lartë të numrit të ndërmarrje­ve me 36,5%.

Prodhuesit e shërbimeve që ushtrojnë aktiviteti­n e tyre në sektorët tregti, akomodim dhe shërbim ushqimor, transport dhe komunikaci­on dhe shërbime të tjera, zënë 64,8% të numrit të të punësuarve gjithsej. Prodhuesit e të mirave që ushtrojnë aktiviteti­n e tyre në sektorët industri nxjerrëse, industri përpunuese, energji, ujë, trajtimi i mbetjeve dhe sektorin e ndërtimit, zënë 35,2%.

Shitjet neto në vitin 2022 arritën vlerën 3.359 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 26,7% ndaj vitit 2021. Prodhuesit e shërbimeve zënë pjesën më të madhe të shitjeve neto të realizuara duke përbërë 64,7% të shitjeve neto gjithsej. Ndërmarrje­t në prodhuesit e të mirave kanë kontribuar me 1,0 pikë përqindje në numrin e ndërmarrje­ve; 1,2 pikë përqindje në numrin e të punësuarve dhe 9,8 pikë përqindje në shitjet neto. Ndërmarrje­t në prodhuesit e shërbimeve kanë kontribuar me 8,1 pikë përqindje në numrin e ndërmarrje­ve; 4,3 pikë përqindje në numrin e të punësuarve dhe 16,9 pikë përqindje në shitjet neto. Sektori i Tregtisë dhe sektori i Energjisë Elektrike kanë kontribuar përkatësis­ht me 10,9 pikë përqindje dhe 4,7 pikë përqindje në rritjen prej 26,7% të shitjeve neto gjithsej.

Shitjet neto për të punësuar për vitin 2022 kanë qenë 6.131 mijë lekë nga 5.108 mijë lekë për të punësuar rezultuar në vitin 2021.

Ky tregues është më i lartë tek prodhuesit e të mirave (6.152 mijë lekë për të punësuar), në krahasim me prodhuesit e shërbimeve (6.119 mijë lekë për të punësuar).

Ndërmarrje­t e prodhimit të të mirave ku përfshihen sektorët e industrisë nxjerrëse, përpunuese, energjisë elektrike, gazit, ujit dhe

Rezultatet finale të Anketës Strukturor­e të Ndërmarrje­ve më 2022 të publikuara ditën e djeshme nga INSTAT tregojnë se, numri i të punësuarve gjithsej në vitin 2022 ka qenë 547.942, duke u rritur me 5,5%, krahasuar me vitin 2021 dhe shitjet u rriten me 26,7%. Ndërmarrje­t që ushtrojnë aktivitet tregtar kanë zënë përqindjen më të lartë të numrit të ndërmarrje­ve me 36,5%. Prodhuesit e shërbimeve që ushtrojnë aktiviteti­n e tyre në sektorët tregti, akomodim dhe shërbim ushqimor, transport dhe komunikaci­on dhe shërbime të tjera, zënë 64,8% të numrit të të punësuarve gjithsej. menaxhimit të mbetjeve si edhe ndërtimi, përbëjnë rreth 35,3% të shitjeve neto të realizuara. Sektori me ndikimin më të madh në prodhuesit e të mirave për numrin e ndërmarrje­ve aktive (6,6%). shitjet neto (11,9%) dhe numrin e të punësuarve (19,1%) ka qenë sektori i industrisë përpunuese.

Në prodhuesit e shërbimeve operojnë 87,0% e ndërmarrje­ve aktive të cilat realizuan 64,7% të shitjeve neto. Në këtë grup ndërmarrje­sh rolin kryesor e luan tregtia (ku përfshihen tregtia me shumicë, me pakicë dhe riparimi i automjetev­e). Në tregti operojnë 36,5% e ndërmarrje­ve të cilat realizojnë 45,1% të shitjeve neto gjithsej. Sektori i tregtisë kontribuoi me 10,9 pikë përqindje në rritjen vjetore prej 26,7% të shitjeve neto. Të punësuarit në tregti zënë 24,8% të numrit të të punësuarve gjithsej.

Gjatë vitit 2022 ndërmarrje­t me 50 e më shumë të punësuar kanë zënë 41,3% të numrit gjithsej të të punësuarve të cilët realizuan 47,4% të shitjeve neto edhe pse përbëjnë vetëm 1,3% të ndërmarrje­ve aktive. Ndërmarrje­t me 1-4 të punësuar zënë 28,3% të të punësuarve gjithsej të cilët kanë realizuar 13,9% të shitjeve neto dhe përbëjnë 86,4% të ndërmarrje­ve aktive. Nga rezultatet vërehet se ndërmarrje­t me 50 dhe më shumë të punësuar kanë kontribuar me 12,6 pikë përqindje në ndryshimin vjetor të shitjeve neto gjithsej. Ndërmarrje­t me 1-4 të punësuar kanë kontribuar me 4,8 pikë përqindje./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania