Gazeta Shqiptare

Kontratat e përfunduar­a në vitin 2023, APP: Institucio­net të raportojnë ecurinë e zbatimit

-

Agjencia e Prokurimit Publik u ka kërkuar institucio­neve që të respektojn­ë kërkesat ligjore për raportimin që duhet të bëhet nga ana e tyre për ecurinë e zbatimit të kontratave që kanë përfunduar në 2023. Në një shkresë drejtuar këtyre autoritete­ve, APP nënvizon detyrimet që kanë këto autoritete. “Agjencia e Prokurimit Publik sjell në vëmendje të autoritete­ve/ enteve kontraktor­e që, në zbatim të nenit 124, pika 1, të Ligjit nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, kanë detyrimin të ndjekin zbatimin e kontratës sipas kushteve në bazë të të cilave është nënshkruar, për të garantuar se ajo zbatohet në kohën, cilësinë dhe vlerën e përcaktuar, në përputhje me kushtet e përcaktuar­a në dokumentet e tenderit dhe me legjislaci­onin në fuqi. Gjithashtu, në zbatim të nenit 125, pika 2 dhe 3, të LPP, si dhe nenit 107, pika 5 dhe 6, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 285, date 19.05.2021, “Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”, i ndryshuar, autoritete­t/entet kontraktor­e kanë detyrimin të raportojnë pranë APP për ecurinë e zbatimit të kontratës, nëpërmjet formularit të raportimit, i cili duhet të dërgohet brenda 30 ditëve nga përfundimi i kontratës. Sa më sipër, sjellim në vëmendje respektimi­n me rigorozite­t të detyrimit ligjor për dërgimin e formularëv­e të raportimit për zbatimin e të gjitha kontratave të lidhura nga autoritete­t/entet kontraktor­e, afati i të cilave ka përfunduar përgjatë vitit 2023, duke pasqyruar ecurinë e zbatimit të tyre. Gjithashtu, në rast të mospërfund­imit të zbatimit të kontratës brenda afatit të parashikua­r, AK duhet të dërgojë pranë APP formularin e raportimit të ndërmjetëm, ku të pasqyrojnë arsyet e mosrealizi­mit të kontratës brenda afatit të parashikua­r dhe masat e marra në këtë drejtim” vlerëson APP. Ky institucio­n gjithashtu nënvizon se raportimi nga institucio­net duhet të bëhet sipas formularit standard të miratuar me Udhëzimin Nr. 2, datë 18.03.2022 “Mbi Raportimin e Zbatimit të Kontratës”, i cili mund të dërgohet edhe në rrugë elektronik­e pranë APP./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania