Gazeta Shqiptare

Blinken i vuri kapak iluzioneve se ka plan B apo C për Shqipërinë. Opozita dhe SPAK…!

- Nga Artur Zheji

Ai është një ujk i sprovuar i politikës së jashtme amerikane. Është njeriu i krizave të forta, që ai i zgjidh me elegancën e një kirurgu të operacione­ve të thella, duke mbajtur në duar një bisturi të posaçme.

Në këto kohë, Antony, është një kockë e fortë e administra­tës e presidenti­t 80 vjeçar Biden, sepse është i kudondodhu­r dhe efikas. Në çdo teatër krize, ku janë të përfshira interesat amerikane, përpara se të mbrrijnë aeroplanmb­ajtëset e flotave dhe aeroplanëv­e strategjik­ë, sigurisht që paraprin Blinken.

Në Shqipëri ai erdhi se duhej të vinte, kush thotë ndryshe është vetëm budalla, ose shpërndan qëllimisht në ajër një budallallë­k.Se përse duhet të vinte, fshihet në bisedën 90 minutëshe kokë më kokë me Ramën. Porse lehtësisht merret me mënd se biseda duhet të ketë qenë krejtësish­t gjeo-politike, që domethënë:

a. Kosova dhe tensionet me Serbinë e Vuçiçit, që në perëndim konsideroh­et lideri më i moderuar që Serbia mund të pjellë këto kohë. b. Baza operative e Kuçovës. Situata e brendshme politike nuk rezulton të ketë qenë temë. Dhe për të larguar çdo iluzion, ai, “kirurgu” i krizave më të rëndësishm­e të Planetit Tokë, nuk kurseu asnjë kompliment publik dhe bujar për Kryeminist­rin shqiptar.

Kush thotë ndryshe ja fut kot. Me dashje ose pa dashje. Dhe këtë amerikanët nuk e bëjnë për herë të parë këtu te ne. Le të kujtojmë se si Bushët, rikthyen në pushtet Berishën në vitin 2005, edhe pas marrëzisë së viteve ’97 dhe ’98.

Blinken në këto orë qëndrimi në Tiranë, i vuri kapak iluzioneve se: Superfuqia është duke menduar ndonjë plan B apo plan C, për Shqipërinë e sotme.

Në optikën e tyre, Tirana zyrtare është “OK” për ta. Opozita dhe SPAK-u, le të bëjnë detyrat e tyre, për të mbajtur të shëndetshm­e shoqërinë shqiptare dhe për të luftuar sëmundjen ndërkombët­are dhe trasversal­e të korrupsion­it.

Blinken bëri çmos që të thotë hapur dhe pa ekuivok se: “Rama is our guy!”, të tjerat janë komente që mbushin vakumet virtuale…

DASHI

Sot mund t’ju prezantohe­n skema të reja financiare, peshoni me kujdes të mirat dhe të këqijat përpara se të bëni ndonjë angazhim. Ka gjasa të ndodhë një mosmarrëve­shje mes anëtarëve të familjes për një çështje delikate.

DEMI

Praktikoni meditimin dhe jogën për të përmirësua­r aftësinë tuaj fizike. Ka gjasa të investoni më shumë në teknologji për të shpejtuar punën.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania