Gazeta Shqiptare

Parabola e Ekos për intelektua­lin… në rastin shqiptar

- Nga Ben Andoni

Kryetari i PS-së, Edi Rama, njëkohësis­ht dhe kryeminist­ër i vendit, momentin më të vështirë e pati të dielën kur gazetarët e pyetën për intervistë­n e z.Ahmetaj dhe reagimin e tij. Me një fjali të përgjithsh­me që s’kishte lidhje me këtë, ai vazhdoi të përgjigjej për Asamblenë. Vetëm në fund të aktiviteti­t do të thoshte një fjali eliptike për të. Në raste të tjera, z. Rama ka dhënë gjykime për çdo gjë që nga mbarëvajtj­a e BE-së dhe politika e saj, por edhe zhvillimet e ndryshme në vend, shoqëruar me batutat e zakonshme. Këto të fundit shpesh i justifikoh­en, pasi është kreu i Ekzekutivi­t të vendit, pushtetit më të fuqishëm. Në një plan më global, Berisha, lideri tjetër i opozitës pa dokumentin përfundimt­ar, për çdo ditë i jep vetes të drejtë të arsyetojë për gjithçka dhe të japë verdikte nga maja e ballkonit për ndjekësit e vet; për të vazhduar me Z. Basha, kreun e PD-së Legale, që ndërmerr nisma ligjore, që ia arsyetojnë si të paarsyetua­ra kolegët e vet.

Po pse përfaqësue­sit politikë mund të flasin për çdo gjë dhe nuk u kërkohet kurrë të kenë përgjegjës­i? Kjo është një pyetje, e cila rëndom qëndron në mendjet e njerëzve, kur shikojnë modelet e zhvillimit ekonomik-social të vendit, por më shumë se kaq nismat, për të plotësuar programet por që zakonisht kanalizohe­n larg objektivav­e. Kryeminist­ri Rama ka ditur të luajë me imazhin e një partie të fortë dhe të organizuar në çdo lloj mënyre si PS-ja, porse duke fashitur problemati­kat reale të njerëzve, që kanë ardhur si rezultat i zhvillimit aktual ekonomik, ku peshën e mban ndërtimi. Referuar Eurostat-it, për vitin 2022, Ndërtimi ka qenë dhe vijon të jetë një motor i rëndësishë­m i ecurisë së vendit. Të dhënat e Eurostat, që llogarisin shpenzimet nominale për ndërtimin, si përqindje ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), apo asaj që prodhon ekonomia në një vit, në 2022, për Shqipërinë ishin sa 18.8% e PBB-së, nga 11.3% që përbën mesataren e Bashkimit Evropian. Dhe, realisht, ndërtimi dhe aktivitete­t e pasurive të paluajtshm­e kanë qenë kontribuue­sit më të mëdhenj të rritjes ekonomike në tre vitet e fundit, duke ndikuar shpesh në gati 50% të saj. Të dy këta sektorë u nxitën nga bumi i lejeve të ndërtimit, që u dhanë në kryeqytet pas vitit 2017 dhe kulmoi në 2022, duke rënë për herë të parë në vitin 2023 (Monitor, 2024).

Turizmi, që prej qeverisë së shkuar Berisha, merrej më shumë me statistika­t e ardhjes së të huajve në vend u pa dhe nga shifrat e 2023, në kohën e Rama-3 se nuk arriti të sjellë vlerë të shtuar në ekonomi, ku përveç ndikimit të thjeshtë sezonal, nuk duket se ka përpjekje reale për të ndërlidhur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania