Gazeta Shqiptare

U arrestua në Bolivi me bosin brazilian të kokainës, lihet në “Arrest me burg” Lorenc Hyseni

-

Gjykata në Bolivi ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 6 muaj për shqiptarin Lorenc Hyseni, i arrestuar të enjten në kuadër të një operacioni në San Rafael de Velasco të Bolivisë për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të kokainës. Gjatë operacioni­t pati shkëmbim zjarri mes të dyshuarve dhe forcave speciale, të cilat kishin shkuar në këtë zonë pas vrasjes së dy personave. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura në Santa Cruz në qendrën e Forcave Speciale për Luftën ndaj Krimit (Felç) për shkak të rrezikshmë­risë së lartë që paraqisnin të dyshuarit. Prokurori Victor Hugo Cervantes ngriti akuzat e

“vrasje e mbetur në tentativë”, “organizatë kriminale”, “mbajtje pa leje e armëve luftarake” ndaj Lorenc Hyseni, Wálter Rivero Lola, Leonardo Barsad da Rocha, Álvaro Roca Casupa, Joao Batista da Silva Carneiro dhe Jacop Dick Peter, shtetas shqiptarë, bolivianë dhe brazilianë. Seanca për caktimin e masës së sigurisë zgjati mbi 5 orë dhe në fund të saj, të dyshuarit u dërguan në burg. Ndërkohë, baroni brazilian i drogës, i kapur bashkë më ta, Lourival Máximo da Fonseca, i akuzuar si trafikant ndërkombët­ar droge prej viteve ‘90, u ekstradua mbrëmjen e së premtes në Brazil. Ky i fundit ra në pranga gjatë një operacioni të mirëmendua­r, pasi ishte prej muajsh nën hetim, pas kapjes së tonëve drogë në Oruro, Kili dhe

Peru. Prokuroria mblodhi informacio­ne nga organizata­t kriminale që vepronin nga Chiquitani­a në Santa Cruz, vendndodhj­en e trafikantë­ve të drogës. Megjithatë, pas vrasjes së dyfishtë të një shtetasi brazilian dhe një tjetër boliviani, mes të dielës dhe të martës (11 dhe 13 shkurt), ata i përdorën këto raste si alibi, jo vetëm për zbardhjen e dy vrasjeve, por për të gjetur trafikantë­t e drogës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania