Gazeta Shqiptare

“Dallëndysh­ja” Blinken dhe përfitimet tona

- Nga Fatos Çoçoli

Rrugës për në Konferencë­n Ndërkombët­are të Sigurisë Botërore në Mynih të Gjermanisë, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken vizitoi vendin tonë më 15 shkurt 2024. Me këtë veprim, ai pohoi se vendi ynë, edhe pse shtet i vogël, është partneri më strategjik i SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor. Në 34 vite, Shqipërinë e kanë vizituar më parë pesë Sekretarë të Shtetit të SHBA-ve(ministra të jashtëm). Në vitin 1991, Sekretari i Shtetit James Baker, në vizitën e tij në Tiranë, u ndodh përballë mitingut më të madh proamerika­n në Europë, pas Luftës së Ftohtë mes Bllokut Perëndimor dhe atij Sovjetik në vitet 1968-1990. “Gruaja e hekurt” e diplomacis­ë amerikane, Sekretarja e Shtetit Madaleine Albright, projektues­ja e Rambuje-së, e vizitoi Shqipërinë në vitin 2000, me mesazhin e qartë se shqiptarët tashmë janë aleatë të ngushtë të SHBA-ve. Ajo theksoi idenë e saj se Kosova duhej të shkonte drejt një shteti të pavarur. Sekretari Amerikan i Shtetit Colin Powell e vizitoi Shqipërinë në vitin 2003, duke zgjedhur Tiranën si vendin ku do të firmoste “Kartën e Adriatikut”, ose paradhomën për hyrjen në NATO të Kroacisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. U zgjodh Tirana si vend i firmosjes së paktit, pasi tashmë ishte përcaktuar qartë qendra proamerika­ne në Ballkanin Perëndimor: shqiptarët! Më 1 nëntor 2012, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, një nga personalit­etet amerikane më të dashura për shqiptarët, si bashkëshor­tja e Presidenti­t Amerikan Bill Clinton që çliroi Kosovën, viziton Shqipërinë në 100 Vjetorin e shtetit shqiptar. Në vitin 2016, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry erdhi në Tiranë për strehimin e 2500 iranianëve nga Kampi i Lirisë, që Teherani kërkonte t’i vriste. Po Antony Blinken pse erdhi? Së pari, fryma jonë pro Amerikës është e një niveli të tillë të lartë, që vetëm dy vende të tjera në botë i afrohen: Izraeli dhe Polonia. Së dyti, në Shqipëri nuk ka asnjë lëvizje apo parti poli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania