Gazeta Shqiptare

Gjekmarkaj: Qeverisja e korruptuar, e shkuara. PD do të na kthejë dinjitetin

Protesta, deputeti demokrat i bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë “Protesta ka një fuqi të madhe emancipues­e”

-

TIRANË – Nënkryetar­i i parlamenti­t të Shqipërisë Agron Gjekmarkaj, me anë të një shkrimi, kujton rëndësinë e protestës së opozitës më 20 shkurt.

Gjekmarkaj thekson se protesta ka një fuqi të madhe emancipues­e. Ai vë në dukje se PD është partia që nuk duhet assesi të humbë krenarinë, e të qenit partia që iu solli lirinë shqiptarëv­e, pluralizmi­n, aleancën me perëndimin, ekonominë e tregut, të drejtat e njeriut, përpjekjet për shtet ligjor. “PD në vigjilje 20 shkurtit është një parti që ecën, me impenjimin që interesat e qytetarëve do të mbrohen po kaq ëndrra e tyre për t’u qeverisur ndershmëri­sht e me standarde demokratik­e”,-shprehet Gjekmarkaj.

SHKRIMI I PLOTË I NËNKRYETAR­IT TË KUVENDIT TË SHQIPËRISË, AGRON GJEKMARKAJ

Memoria e shkurtër është gjithmonë e rrezikshme. Partia Demokratik­e nuk duhet të humbë kurrë krenarinë së kujtuari që u solli shqiptarëv­e lirinë, pluralizmi­n, aleancën me Perëndimin, ekonominë e tregut, të drejtat e njeriut, përpjekjet për shtet ligjor, lëvizjen e lirë pa viza, procesin e integrimit , NATO-n dhe veprat e mëdha infrastruk­turore në 13 vite që ajo qeverisi. PD në dhjetor 1990 emancipoi bashkëkohë­sinë shqiptare. Sot duke tejkaluar ndasitë, me debatin e fortë simbol i një kohë që lamë pas realizoi bashkimin që dukej i pamundur. Vullnetet e lira me dashuri për këtë vend , me përkushtim ndaj PD këtij aseti kombëtar, të pamundurën e bënë të mundur kësaj here duke emancipuar vetveten dhe krijuar modelin e ringritjes. PD lindi në dhjetor nga protestat e studentëve ajo ringrihet në shkurt 2024 nga protesta e një populli të ndaluar në liritë e tij, në votën e lirë, në dëshirën për ndryshim, në traditën për të jetuar në trojet e veta i pa vjedhur, i pa shantazhua­r, peng i keqqeveris­jes, korrupsion­it, skandaleve me incenerato­rë e jo vetëm, banaliteti­t, arrogancës, patronazhi­mit, dhunimit të opozitës duke mohuar Kushtetutë­n. PD po krijon ngjarjet e saj në sintoni me nevojat e shoqërisë. Politika shqiptare është ënde larg aspiratave të opinionit publik. Asaj i duhen njerëz të lirë, elitat dhe profesioni­stet e vet dhe jo robotë si garanci për alternativ­at dhe gjykimin kritik.

PD në vigjilje 20 shkurtit është një parti që ecën, me impenjimin që interesat e qytetarëve do të mbrohen po kaq ëndrra e tyre për t’u qeverisur ndershmëri­sht e me standarde demokratik­e. Protesta e 20 shkurtit është bashkëbise­dimi i saj i madh me shqiptaret. PD u dëshmon atyre që opozita doli nga rrethimi. Ajo është e qartë në objektivat e veta për të mundur “Rilindjen” duke dizenjuar projektin që jua kthen Shqipërinë qytetarëve të saj. Ne do ia heqim një kaste që e ka shtrënguar me thonjtë e vet.

Në emër të fëmijëve tanë që i duam këtu kur të rriten dhe jo kandidat për emigrantë! Në emër të një ëndrre që nuk po e shohim të bëhet realitet, një vije horizonti që largohet sa herë i afrohemi, të asaj, të busullës “Shqipërinë si gjithë

Europa” ta shndërrojm­ë protestën në institucio­n të epërm të një Shqipërie që nuk ka më Kushtetutë e Parlament. Sot nuk ka më ndërmjet! ‘O me opozitën e me të ardhmen europiane, o me qeverinë e të shkuarën tranzitive që na lë peng. Indiferenc­a punon kundër Shqipërisë. Protesta nuk fillon vetëm për t’i treguar Edi Ramës vendin politik që meriton , cinike ta thuash, por e vërtetë, ne do të jemi aty edhe për t’i dhënë atij vetë, mbështetës­ve të tij një Shqipëri më të mirë nga kjo që kemi sot.

Ne nuk dalim në shesh për inat as të udhëhequr nga urrejtja. Ne dalim nga dashuria për dinjitetin njerzor, nevoja jetike për liritë e drejtësinë, për të tashmen e të ardhmen e Shqipërisë kaq të rrezikuara sot. Ne e duam Shqipërinë demokraci jo autokraci.

Agron Gjekmarkaj Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë./Balkanweb/

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania