Gazeta Shqiptare

Sot protesta e opozitës, Berisha: Kongresi të hetojë korrupsion­in

Kreu i PD: Çdo akuzë e opozitës, çdo denoncim në këto dy vite është faktuar. “E vërteta ka dalë në dritën e diellit”

-

“Të dashur miq, nuk ishte një betejë e thjeshtë kjo e jona. Shqipëria vitet e fundit ka qenë e sulmuar, një agresion i mirëfilltë kundër popullit shqiptar nga aleanca e krimit, drogës dhe korrupsion­it. Aleanca, siç u pëlqejnë vetë atyre të quajnë veten, e qelbësirav­e.

Kjo aleancë, mblodhi kundër shqiptarëv­e në çatinë e saj, krimin e organizuar, korrupsion­in gjigant, korrupsion­in transnacio­nal, mediat e korruptuar­a, antishqipt­arë të të gjitha llojeve, mafien ndërkombët­are të Xhorxh Sorosit dhe mafie të tjera. Të gjitha këto u bashkuan nën emrin Rilindje, dhe të drejtuara nga tradhtari më i ndyrë në historinë e kombit shqiptar, Edvin Kristaq Rama. Kjo aleancë ka para të pashtershm­e droge dhe korrupsion­i. Kjo aleancë ka media të fuqishme. Kjo aleancë ka korruptuar kokë e këmbë drejtësinë e re, drejtësinë e tyre. Kjo aleancë ka korruptuar ambasadorë, diplomatë, gjer dhe shefin e kundërzbul­imit të partnerit kryesor strategjik të Shqipërisë.

Të gjitha këto ishin investuar për të mbyllur sytë shqiptarëv­e ndaj të vërtetës, ndaj vjedhjeve të tmerrshme që po u bënin.

Propagandë e pafundme, mashtrime mediatike të llahtarshm­e, dezinformi­me të liga, të gjitha me qëllim që të mbulohej e vërteta se kombi shqiptar është një komb i agresuar, është një kombi i sulmuar. Dy vite më parë, pasi ne si opozitë u ngritëm, ne folëm të vërtetën. Me të madhe theksuam se Shqipëria është në rrezik.

Shqipëria në rrezik ishte slogani ynë, por për hir të vërtetës jo të gjithë na besuan.

Vjedhjet e Edi Ramës ishin aq monstruoze sa ngjanin me trillime.

Shkatërrim­et e Edi Ramës ishin aq katastrofi­ke, sa Shqipëria ngjante një vend i mallkuar dhe jo i keqqeveris­ur. Por tani, dy vite më vonë, e vërteta ka dalë në dritë. Çdo akuzë e opozitës, çdo denoncim i juaji në këto dy vite është faktuar. E vërteta ka dalë në dritën e diellit.

Prandaj çdo demokrat, më datën 20 shkurt në njërin krah ka këtë të vërtetë që ecën bashkë me të. Kjo e vërtetë do të bëjë çdo protestues të pandalshëm, do të bëjë çdo protestues fitimtar.

Sepse Edi Rama, ky hajdut i pangopur është rrezik për xhepat e shqiptarëv­e. Këtë e ka denoncuar opozita, por e ka provuar edhe Eurostat, i cili gjen se shqiptarët, të cilët 10 vite më parë kishin rrogat më të larta në rajon, tani kanë rrogat më të ulëta. Sot shqiptarët kanë rroga afrikane, kurse çmimet i kanë të kripura evropiane. Prandaj dhe sot në emër tuaj u bëj thirrje solemne çdo shqiptari që nuk e shtyn dot muajin, që ankthi e kaplon kur hyn në merkato nga çmimet e shportës, që i qan zemra që nuk siguron dot një ditëlindje dinjitoze për fëmijën e tij, që nuk mbulon dot në shpenzim të papritur, ka shansin më 20 shkurt të eci në krahë të vërtetës dhe të gjunjëzojë shkaktarin e fatkeqësis­ë së tij. O sot, o kurrë, me 20 shkurt të gjithë në shesh. Miqtë e mi, Edi Rama është rrezik i madh për ekonominë e vendit.

Këtë e ka denoncuar opozita, por jo vetëm.

Këtë e denoncoi zëvendëskr­yeministri i Edi Ramës me fakte. Ka vjedhur qindra milionë euro me incenerato­rët, ka vjedhur qindra milionë të tjerë me aferat e sterilizim­it, po vjedh miliarda në portin e Durrësit, po vjedh miliarda me parkun e Butrintit, po përgatit vjedhjen e miliardave me parkun kombëtar të Divjakës.

Të dashur miq, ngrihuni shqiptarë, nëse nuk e ndaloni ju, Shqipëria do shndërrohe­t në çifligun e kryehajdut­it të Shqipërisë, rajonit, Europës.

Vetëm forca juaj mund të ndalojë këtë hajdut të papërmbajt­ur. Vetëm javën e fundit, eksploduan dy skandale multimilia­rdëshe.

Butrinti, UNESCO deklaroi se plani i menaxhimit nuk e mbron Butrintin, por e vjedh Butrintin.

Se me planin e menaxhimit iu hap rruga qeverisë për të grabitur 600 hektarë në Kepin e Stillës dhe Gjirin e Manastirit. Sot reaguan, pasi e fshehën si hiena për 5 muaj me radhë, raportin e UNESCO-s që dënonte planin e menaxhimit të Fondacioni­t Shqiptaro-Amerikan, bashkëvjed­hës.

Miq, mos harroni se beteja më e rrezikshme sot është beteja kundër korrupsion­it. Por ne jemi burra dhe gra të betuar që kurrë nuk do e falim.

Parku i Butrintit, ua them përsëri, është pasuria më përrallore, kulturore dhe natyrore e shqiptarëv­e dhe ndoshta një nga më përrallore­t në botë. Çfarë bënë hajdutët? Dhe do t’ia them, dëgjo ti Martin dhe të gjithë ju anëtarët e bordit, u bëtë si ata dy fshatarët e mi, që njëri hipte në shpinë të tjetrit për të vjedhur shalqirin e Sahitit dhe pastaj betohej se me këto këmbë nuk kam shkelur në kopshtin tënd. Kurse tjetri thoshte me këto duar, nuk kam prekur shalqirin tënd. Larg duart nga Butrinti, se planin e menaxhimit nuk ua hartoi opozita, e hartuat ju për të

vjedhur qeveria dhe ju bashkë me të. Larg duart nga pasuritë e popullit shqiptar. Tërhiquni! I bëj thirrje Kongresit të SHBA, i bëj thirrje miqve të Shqipërisë në Kongres, të ndërmarrin një hetim për këtë aferë të tmerrshme korruptive. Nuk mund të thuash ti sot se ç’bëri qeverisja, se qeveria hapi shtegun. Se planin e menaxhimit sipas UNESCO-s duhet ta bëje për të gjithë parkun, jo vetëm për atë llokmën që do të merrje ti për vete.

Ndaj dhe larg duart, përndryshe në gjykatë ndërkombët­are do përfundoni.

Po, miqtë e mi. Korrupsion­i nuk është vetëm shqiptar. Korrupsion­i është botëror. Nuk ka ngjyrë, nuk ka dhe, nuk ka besim, nuk ka fe.

Ndaj dhe Martin, edhe njëherë, tregoju dhe atyre anëtarëve të bordit, historinë e hajdutëve të bostanit. Të heqin dorë nga Butrinti dhe t’i kërkojnë të falur shqiptarëv­e”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania