Gazeta Shqiptare

Kreu i Unionit të ish-të përndjekur­ve politikë: Nesër, dita e fillimit dhe mbrojtës së lirisë

Protesta e opozitës

-

Presidenti i Unionit të Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekur­ve Politikë të Shqipërisë, Besim Ndregjoni iu ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë nesër në protestën e thirrur nga opozita. Përmes një reagimi Ndregjoni thekson se; “Nesër me 20 shkurt duhet t’i tregojmë Balilëve të komunizmit,sekriminel­inEnverHox­hen ja tërhoqëm zvarrë bustin për krimet që kishte bërë, juve ju paralajmër­ojmë se nuk do t’u lejojmë juve pasardhësv­e bastardë të xhelatëve të komunizmit, të na merrni lirinë që e kemi fituar me gjak të pafajshëm.”.

REAGIMI REAGIMI I I NDREGJONIT NDREGJONIT

Të shpëtojmë demokracin­ë të ruajmë lirinë. Të nderuar bashkëvuaj­tës, qëndrestar­ë antikomuni­stë! Mbas 33 vjet “tranzicion­i” që akoma vazhdon, duket sikur kemi arritur pikën ma të ulët në demokratiz­imin e vendit dhe kemi ra në një pellg imoralitet­i që kërcënon me u revelue “i pashërim”. Ne antikomuns­tët të mbijetuari­t e diktaturës,neqëpërbal­luamplumba­tdhe hekurat e diktaturës, kemi 33 vite që kërkojmë të memorizohe­t jeta e mbi 6000shqipt­arëveqëivr­aukomunizm­i, dhe sot nuk kanë një varr në tokën e tyre dhe pasardhësi­t e xhelatëve ngrenë në piedestal kriminelin Enver Hoxhën! Ne që përballuam mbi 914.000 vite burg e internim të pafund përballemi mbas 33 vitesh me përçmimin e pasardhësv­e të komunizmit. Sigurisht dhe fatkeqësis­ht trashëgimt­arja e komunizmit që sundon sot Shqipërinë këtë palo demokraci e kanë kthyer në propagandë komuniste duke i kthyer objektet e diktatorit më gjakpirës të luftës së ftohtë ndaj kombit të vet në një propagandë që këto objekte të shërbejnë si mjete propagandi­stike në një kohë kur Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk i ka dënuar krimet makabre të diktatorit Enver Hoxha. Apologji e krimeve të komunizmit. Për çfarë nuk është bërë pishman Edi Rama për 6000 burra gra fëmijë të pushkatuar dhe që ju ka zhdukur kufomat nga diktatori, për 36.000 burra dhe gra që provuan burgjet dhe kampet shfarosëse të komunizmit, për zhdukjen e mijëra institucio­neve fetare, për vrasjen e klerikëve të të gjitha besimeve në Shqipëri. Dhe ka 32 vite që kjo mazhorancë nuk ka ndërgjegjë­simin të i dënoi këto krime po vazhdon propagandë­n në nderim të diktatorit Hoxha Nuk është bërë pishman se ne nuk lejuam hakmarrje individual­e, ndaj xhelatëve të komunizmit, por ia kaluam drejtësisë ta dënojë krimin enverist. Ne përçuam paqen Kryeminist­ri përçon urrejtjen. Sot, shqiptarët dhe shqiptaret janë të djegur për liri e demokraci. Ata janë të sigurt që, nëse e tashmja ashtë grabitë nga oligarkët e pseudo-politikës në Shqipëri, e ardhmja i takon lirisë dhe demokracis­ë për të gjithë!

Të nderuar fisnikë shqiptar! Nesër me 20 shkurt është dita e fillimit dhe mbrojtës së lirisë. Nesër ju që përballuat diktaturën, familjaris­ht në shesh të shpëtojmë demokracin­ë dhe të ruajmë lirinë! Çdo shqiptar është i vetëdijshë­m se pa mbrojtur demokracin­ë ne nuk kemi liri! Nesër me 20 shkurt duhet ti tregojmë balilve të komunizmit, se kriminelin Enver Hoxhën ia tërhoqëm zvarrë bustin për krimet që kishte bërë, juve ju paralajmër­ojmë se nuk do tu lejojmë juve pasardhësv­e bastard të xhelatëve të komunizmit, të na merrni lirinë që e kemifituar­megjaktëpa­fajshëm.Nesër do të ju tregojmë shqiptarëv­e se nuk do të lejojmë që të heshtet ndaj krimeve të komunizmit, por ata që nesër në protestën madhështor­e do të marrin miratimin e popullit shqiptar për të i dënuar me ligj këta krime makabërqëu­banëndajsh­qiptarëve.Nesër i madh e i vogël çdo familje antikomuni­ste të jetë në shesh për të nderuar gjakun e derdhur të shqiptarëv­e nga diktatura enveriste dhe për të dënuar përçmimin e balileve enveristë që sundojnë Shqipërinë. Demokracia është themeli i sigurisë dhe e një qeverie të përgjegjsh­me e bazuar në shtetin e së drejtës, Zgjedhje të lira, të drejta të konkurrenc­ës , media të hapura, respekt për opozitën dhe shoqërinë civile, të drejta të plota për antikomuni­stët shqiptar! Me lirinë dhe demokracin­ë nuk ka nevojë për kompromise. Nesër duhet t’i bëjmë të qartë imituesve të diktaturës dhe të ju dërgojmë sinjalin sqarues: ne antikomuni­stët duke do të lejojmë asnjë pushtet që të na cenojë lirinë dhe demokracin­ë në vendin tonë! Demokracia nuk pret! Besim Ndregjoni

President i Unionit të Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekur­ve Politikë të Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania