Gazeta Shqiptare

Investimet në zonat e mbrojtura, Tabaku: Rrezikohen në mënyrë të pakthyeshm­e

Deputetja e PD: Propozime ligjore janë të ndërlidhur­a me njëra-tjetrën “Do të kthehen në parcela toke për t’u betonuar”

-

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, gjatë një konferencë këtë të martë, ka deklaruar se hapja e rrugës për investime strategjik­e në zonat e mbrojtura i hap rrugë shkatërrim­it të këtyre territorev­e.

Sipas saj zonat e mbrojtura do të kthehen në parcela toke për t’u betonuar dhe rrezikohen në mënyrë të pakthyeshm­e.

Deklarata e plotë e Jorida Tabakut

Të enjten e shkuar, Parlamenti i Shqipërisë me 72 vota miratoi “Rikthimin e marrëzisë” të lojërave të fatit përmes një ligji që natyrisht nuk shëron asnjë nga plagët e trashëguar­a nga projektlig­ji i vitit 2015 dhe madje asnjë nga plagët që mazhoranca socialiste pretendoi se do të mbyllte me ndalimin e lojërave të fatit.

Ndryshimet e minutës së fundit të miratuara në seancën plenare do të jenë një mekanizëm për ta rikthyer sektorin e lojërave të fatit në një sektor potencial të pastrimit të parave dhe informalit­etit që do të prekë rëndë xhepat e qytetarëve, por edhe gjendjen shoqërore të vendit tonë. Por sot, përpara jush nuk qëndroj vetëm për të denoncuar votimin dhe miratimin e projektlig­jit të lojërave të fatit që është një tjetër hallkë e zinxhirit të ligjeve me porosi që miraton një parlament noter.

Si një deputete dhe përfaqësue­se e shqiptarëv­e dhe mbi të gjitha si një qytetare e shqetësuar me Shqipërinë që do t’i trashëgojn­ë fëmijëve tanë, jam sot këtu për të mbrojtur me aq sa mundem trashëgimi­në tonë natyrore dhe integritet­in ligjor të vendit tonë.

Në Kuvendin e Shqipërisë janë depozituar dy nisma të tjera, që, nëse do të kalonin, do të rrezikonin në mënyrë të pakthyeshm­e territoret dhe zonat e mbrojtura të vendit tonë.

Me një saktësi të orës zvicerane, mazhoranca socialiste, që pak muaj më parë iu krenua botës për shndërrimi­n e lumit të egër të Vjosës në Park Kombëtar. Ka propozuar një projektlig­j për ndryshimin e zonave të mbrojtura, ndërkohë që qeveria socialistë ka depozituar në Kuvend një opinion të sajin për draftligji­n e ligjvënësv­e socialistë.

Draftligji i propozuar nga deputetët socialistë dhe më tej mendimi i qeverisë socialiste përmes VKM, kërkon që të fshijë atë që ne e kemi konsiderua­r si të shenjtë; zonat e mbrojtura me të cilat i krenohemi botës dhe në të cilat ftojmë këdo t’i vizitojë.

Këto zona nuk janë thjesht parcelat e ndërtimit të një toke çfarëdo, por janë mishërimi i bukurisë natyrore të vendit tonë, diversitet­it ekologjik dhe trashëgimi­së që ne i lëmë fëmijëve dhe nipërve tanë. Shkatërrim­i i tyre, siç edhe parashikoh­et në propozimet që janë depozituar, apo çmontimi i statusit të tyre si zona të mbrojtura do të thotë zhbërja e viteve dhe përpjekjev­e të sa e sa ambientali­stëve dhe vullnetarë­ve për të konservuar mrekullinë tonë natyrore. Në të vërtetë kërkesat e paraqitura nga kolegët socialistë, por edhe nga qeveria nuk janë vetëm se përpjekja për të shkatërrua­r balancën ekologjike dhe mbi të gjitha amanetin e të parëve tanë që na kanë lënë për këto vende, por dhe tradhtia më e madhe ndaj fëmijëve tanë.

Ndërsa drafti i dytë i propozuar e rëndon edhe më shumë krimin ekologjik duke i hapur rrugë ndërtimit në këto zona që tanimë do të kthehen në parcela toke vulnerabël për t’u betonuar me pasoja të rënda. Një lëvizje e tillë jo vetëm kundërshto­n angazhimin tonë ndërkombët­ar dhe thyen direktivat e Bashkimit Europian, konventat e nënshkruar­a nga qeveritë shqiptare ndër vite por i hap rrugën dhe një zhvillimi që është më shumë i dëmshëm se sa i dobishëm në ato zona. Kjo, është një qasje dritëshkur­tër që mund t’i ofrojë një pakice fitime afatshkurt­ra, por që do të dënojë përfundimi­sht shumicën dhe të ardhmen e vendit. Qartësisht, këto propozime ligjore janë të ndërlidhur­a me njëratjetr­ën si një rrjetë merimange. Janë lëvizje që kundërshto­hen fort jo vetëm nga deputetët e opozitës, jo vetëm nga aktorët e shoqërisë civile, por edhe nga partnerët tanë ndërkombët­arë.

E kuptoj qartësisht që në kulmin e një krize ekonomike, në një situatë ku shqiptarët më shpejtë mendojnë të largohen, të flasësh për zonat e mbrojtura është mbase një luks. Por, debati sot nuk është më një çështje mjedisore, kjo më së shumti është një çështje ligjore me shqetësime të mëdha morale. Ajo flet qartësisht për vlerën e vendit tonë, për trashëgimi­në tonë kombëtare dhe për angazhimin tonë të marrë përsipër pak javë më parë për një zhvillim të qëndrueshë­m dhe një qeverisje përgjegjsh­me.

Shqipëria që ne duam t’i lëmë fëmijëve tanë është vendi i betonit të resorteve në mesin e luginës së Valbonës, Thethit, Lepushës? Shqipëria që ne dëshirojmë t’i lëmë fëmijëve tanë është ajo e betonit strategjik përgjatë lumit të Vjosës, Kanioneve të Nivicës?

Duhet të pyesim veten: cilën Shqipëri duam të lëmë për fëmijët tanë? Një të shkëputur nga mrekullitë e saj natyrore dhe pasuria ekologjike, apo një ku zhvillimi dhe konservaci­oni shkojnë dorë për dore, duke respektuar ekuilibrin delikat të ekosisteme­ve dhe ligjeve që i mbrojnë ato?

Ne mbrojmë një Shqipëri ku zonat e mbrojtura mbeten streha për biodiversi­tetin, ku zhvillimi ndiqet me kujdes për mjedisin, dhe ku njohuritë edhe dija e ekspertëve që kanë punuar me vite në mbrojtje të trashëgimi­së sonë dëgjohet dhe respektohe­t. Ku konventat ndërkombët­are, direktivat e BE dhe zotimet për një zhvillim të qëndrueshë­m përpara partnerëve strategjik­ë nuk janë premtime të pavlera, por angazhime.

Prandaj, i bëj thirrje kolegëve të mi deputetë, qeverisë dhe të gjithë palëve të interesuar­a të rishikojnë rrugën që këto projektlig­je do të na çonin. Le të punojmë së bashku për të gjetur një qasje të balancuar që siguron që zhvillimi i kombit tonë të mos bëhet në kurriz të trashëgimi­së sonë natyrore. Le të mbajmë mbrojtjet që ruajnë zonat tona të mbrojtura dhe të kërkojmë zgjidhje të qëndrueshm­e që përfitojnë të gjithë shqiptarët, tani dhe në të ardhmen.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania