Gazeta Shqiptare

Deputetja e PD reagon pas deklaratav­e të zv/ drejtorit të Fondacioni­t Shqiptaro-Amerikan

“Ja të pavërtetat e thëna për Butrintin”

-

Deputetja e Partisë Demokratik­e, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me raportin e UNESCO-s, që kundërshto­n koncesioni­n e Butrintit, ndërsa thekson se nënkryetar­i i Bordit të Drejtorëve të koncension­arit të Butrintit, Martin Mata ka thënë disa të pavërteta.

Zhupa tha se Mata mashtroi publikisht.

REAGIMI REAGIMI I I ZHUPËS ZHUPËS

Raporti i UNESCO që kundërshto­n koncension­in e Butrintit është përgjigjja më e mirë ndaj të pavërtetav­e të Martin Matës! Të pavërtetat e intervistë­s së Martin Matës, nënkryetar i Bordit të Drejtorëve të koncension­arit të Butrintit janë të shumta, janë aq shumë sa nuk e kuptoj si i doli koha në 4 minuta sinkron.

1- Mashtroi publikisht në intervistë me Zërin e Amerikës se “raporti i UNESCO-s nuk sulmon dhe nuk bën kritika” Jo vetëm bën kritika, por e kundërshto­n dhe përmend AADF specifikis­ht ku Mata është CEO, si të papërshtat­shme, që nuk ofrojnë zgjidhjet që duhet për mbrojtjen e vlerave të jashtëzako­nshme universale të Butrintit. Citoj një pjesë raporti nga dhjetëra: “Marrëveshj­et mes Ministrisë se Kulturës, AADF-se dhe fondacioni i ri nuk japin një zgjidhje të përshtatsh­me, pasi nuk janë përgjegjës­e për menaxhimin e pasurisë së Trashëgimi­së Botërore si të tillë”

2- Së dyti, vetë Martin Mata është goditur nga raporti dy herë, një herë si koncension­ar AADF, si të papërshtat­shëm, që nuk ofrojnë zgjidhje dhe një herë tjetër si individ, anëtar i bordit të fondacioni­t që e merr Butrintit.

Citoj raportin: “Sipas misionit Bordi i Drejtorëve te Fondacioni­t nuk kishte kuptuar si duhej kufijtë e pasurisë së Trashëgimi­së Botërore dhe funksionin e zonës se saj buferike të miratuar nga Komiteti i Trashëgimi­së Botërore në vitin 2007. Kjo situatë tregon që nuk janë kuptuar potenciali­sht mjaftueshë­m kërkesat për menaxhimin dhe mbrojtjen në kontekstin e Trashëgimi­së Botërore”.

Pra, Bordi i Drejtorëve në tetor 2022 kur erdhi misioni, Elva Margariti, Martin Mata, Aleksandër Sarapuli, Fjona Borici dhe Richard Hodges nuk kanë kuptuar siç duhet kërkesat për menaxhimin dhe mbrojtjen e Trashëgimi­së Botërore”.

Me kaq Mata duhet të jepte dorëheqjen dhe jo të jepte intervistë, sepse ka marr përsipër të bëj një punë që nuk e kupton dhe kështu na dëmton pasurinë tonë të mbrojtur UNESCO.

3- Mata tha se “AADF ka mandat për t’u përfshirë në trashëgimi­në kulturore të vendit, me demek me mision filantropi­k”. Kjo është e pavërtetë, AADF ka mandat vetëm për turizëm kulturor . Le të na tregojë Martin Mata se ku e bazon AADF përfshirje­n në trashëgimi kulturore?! Lerë pastaj misionin filantropi­k, i cili sigurisht nuk bëhet duke marr në posedim pasurinë publike, duke marr në koncesion Butrintin, por duke dhënë në posedim paratë dhe duke i mbikëqyrur ato!

4- Mata fshehu të vërtetën se kur AADF përfshihet në trashëgimi­në kulturore ka bërë dëme dhe nuk është hera e parë që UNESCO e kundërshto­n. Komiteti i Trashëgimi­së Botërore [KTB] e shkatërroi imazhin e AADF-së në këtë drejtim me vendimin e vet 45 COM 7B.104 8 të 14 shtatorit 2023 në Sesionin e 45 të Riadit, ku shprehu shqetësimi­n më të thellë për Projektin e Parkut Ujor Drilon Tushemisht – projekt ku AADF-ja ka investuar në 7 prej 15 nënprojekt­eve – dhe deklaroi se Liqeni i Ohrit mund të futet në të ardhmen në Listën e Pasurive Botërore në Rrezik;

5- Ai shprehet “Nuk ka prezantuar AADF një plan menaxhimi” për Butrintin. Kësaj i përgjigjet vetë me deklaratat e AADF, ku e ka paguar planin me 250.000 dollar, e prezantuar dhe e ka marr vetë Butrintin;

6- Martin Mata tha presim vendimin e Gjykatës Kushtetues­e, gënjeshtër e madhe nga ana e FMB nuk është pritur asgjë përkundraz­i janë hapur tendera dhe prokurime me shumicë, janë bërë konkurse për Qendrën e Vizitorëve etj. E vërteta është që pas thirrjes publike me publikimin e raportit UNESCO tërësisht kundra jush, ministri i ri Gonxhe nuk ja u firmosi transferim­in siç prisnit ju dhe tani jeni të detyruar të prisni Gjykatën jo se jeni të ndërgjegjs­hëm por nga halli! Gjej rastin të them se ministri i ri ka vepruar kundrejt rregullave ligjore për të stopuar transferim­in kur ka një proces në Gjykatë Kushtetues­e, jo si paraardhës­ja e tij Margariti që njihte autoritet të vetëm Martinin dhe Sandrin e AADF. Të cilët me shumë mundësi do e mbajnë të angazhuar me projektet e AADF.

7- Mata tha se ata nuk i pushojnë dot punonjësit e shtetit, këtu, në fakt, shprehet për një akuzë imagjinare, nuk i ka akuzuar njeri që i pushojnë, por, siç e kam deklaruar po i bëjnë presion të japin dorëheqjen se akoma se kanë marr koncesioni­t. Pra, u përpoq të fshihej pas gishtit për një sjellje aspak dinjitoze që kanë bërë vartësit e tij në AADF.

Si përfundim dua t’i theksoj zotit Mata që nuk do e bësh dot Butrintin si Davosi me hotele, me qendra biznesi, e me restorante e salla konferenca­sh. “Ne, populli shqiptar jemi krenar dhe të vetëdijshë­m për historinë tonë”, siç citon Kushtetuta e vendit tonë, të cilën do e mbrojmë dhe nuk do ta lejojmë që trashëgimi­a jonë, identiteti, historia për të cilën jemi krenar të jepet me koncesion! As për Ju, edhe as për askënd tjetër në këtë tokë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania