Gazeta Shqiptare

SPAK nis hetimet për shembjen e aksit rrugor Korçë-Ersekë/ Inxhinieri: Kam kallëzuar Ballukun dhe kreun e ARRSH

Romeo Nazarko: Kostoja u fry nga 1 në 5 milionë euro km. Mund të isha viktimë

-

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet për shembjen e aksit rrugor Korçë-Ersekë. Sipas inxhinieri gjeodet, Romeo Nazarko, SPAK po heton për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Në një intervistë për “News24”, ai deklaroi se kallëzuar penalisht 3 vite më parë ministren e Infrastruk­turës, Belinda Balluku, drejtorin e ARRSH-së dhe kompaninë që ndërtonte rrugën Korçë-Ersekë. Inxhinieri Nazarko pretendoi në kallëzim se është ndryshuar gjurma e rrugës, është fryrë kostoja nga 1 mln euro në 5 milionë euro kilometri, si dhe ka ndikuar në shpopullim­in e zonës. “Në atë kohë kam kallëzuar drejtorin e Përgjithsh­ëm ARRSH-së Ergys Vjerdho, ministren e linjës Balluku dhe administra­torin e kompanisë A.N.K sh.p.k për shkelje teknike dhe procedura të tenderit”, tha inxhinieri, duke shtuar se “jam kontaktuar nga prokurorët. Iu kam dhënë informacio­n të detajuar dhe teknik se për fatin e mirë unë jam ekspert i kësaj fushe, duke i orientuar drejt dhe saktë ne prova konkrete. Sipas dy shkresave të SPAK kam dijeni që dosja është në fazë hetimi për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera”.

Z.Nazarko 3 vite më parë iu jeni drejtuar SPAK me një kallëzim penal për rrugën Korçë-Ersekë, a mund të na thoni kë kallëzuat? teknike keni idenë përse ka ndodhur kjo?

Është ndryshuar gjurma e rrugës për të rritur vlerën, sepse një projekt është bërë në 2010 është përcaktuar një vlerë. Për të çuar vlerën nga 1 mln në 5 mln euro kilometri, nuk ka inxhinier që ta nxjerrë atë vlerë, dhe e vetmja mënyrë është që të ndryshojë gjurma e rrugës, të bëhet një rrugë tërësisht e re. Dhe duke qenë një rrugë tërësisht e re ka gërmime dhe mbushje shumë, vepra arti dhe për këtë arsye duhet një vlerë shumë e lartë. Pas një investigim­i që ka bërë APP konkludoi me një vendim me shkelje konkrete.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania