Gazeta Shqiptare

Organizoi atentatin për ekzekutimi­n e Inez Hajrullës, GJKKO lë në burg 35-vjeçarin Muharrem Koroveshi

35-vjeçari u arrestua në gusht të 2023-it në Vlorë teksa lëvizte me armë me silenciato­r dhe me fishek në fole

-

Gjykata e Posaçme la dje në burg 35vjeçarin Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj, i cili akuzohet si organizato­r i planifikim­it për ekzekutimi­n e Inez Hajrullës. 35-vjeçari nga Shkodra u arrestua në Vlorë teksa lëvizte më me armë zjarri me silenciato­r dhe me fishek në fole, gati për qitje më 8 gusht të vitit të kaluar. Plot 6 muaj më pas, mësohet se objektiv i atentatit që u arrit të parandaloh­ej me arrestimin e Amarildo Nikolli ishte Inez Hajrulla. Ky ishte atentati i tretë që Hajrulla i njohur si i forti i Vlorës arriti t’i shpëtojë. Arrestimi 35-vjeçarit Nikolla në gusht të 2023, çoi Prokurorin­ë e Posaçme në gjurmët e një tjetër të dyshuari dhe operacioni­t të koduar “Trekëndësh­i’ për të cilin policia informoi dy ditë më parë. Me urdhër arresti nga Gjykata e Posaçme, në Vlorë u vu në pranga Muharem Koroveshi i njohur dhe me mbiemrat Ismaili dhe Myftaraj, ndërsa u shpallën në kërkim dy bashkëpunë­torët e tij, pasi dyshohet se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer vrasje ndërsa akuzohen për një sërë veprash të tjera penale si grup i strukturua­r kriminal. NJOFTIMI I GJKKO 1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, më datë 02.02.2024 i është drejtuar Gjykatës me kërkesën me objekt: Caktimin ndaj personit nën hetim Muharem Koroveshi alias Muharem

Ismaili alias Muharem Myftaraj të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikua­r nga neni 238 të K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerje të veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpuni­mit, atë të grupit të strukturua­r kriminal, të parashikua­r nga nenet 80, 278/1 28/4 të Kodit Penal, “Grup i strukturua­r kriminal”, parashikua­r nga neni 333/a/ i Kodit Penal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal”, parashikua­r nga neni 334/1 i Kodit Penal.

2. Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenin 244 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 11 Akti, datë 05.02.2024, ndër të tjera vendosi: Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti me burg” parashikua­r nga neni 238 të K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj.

3. Ekzekutimi­t i masës së sigurimit për personin nën hetim Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj është bërë në datë 17.02.2024. Ndodhur në këto kushte, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale më datë 22.11.2023 paraqiti në Gjykatë kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personit nën hetim Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj.

4. Në seancën gjyqësore të datës 19.02.2024 ora 12:00, personi nën hetim përfitoj Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj nga e drejta për të mos dhënë deklarime në seancën e marrjes në pyetje sipas nenit 248 pika 2 të K.Pr.Penale. Ndodhur në këto kushte, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin nr.16 akti, datë 19.02.2024, vendosi:

1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikua­r nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj me vendimin Nr. 11, datë 05.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar.

2. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar në bashkëpuni­m me policinë gjyqësore për ekzekutimi­n e këtij vendimi.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania