Gazeta Shqiptare

Të dënuar me burg për vrasje dhe pengmarrje, ekstradohe­n nga Greqia dhe Italia 5 shqiptarë

-

TIRANË - Pesë shqiptarë janë ekstraduar dje nga Greqia dhe Italia drejt vendit tonë, pasi akuzohen për vepra të rënda penale si tentativë vrasjeje, pengmarrje drejtim të organizata­ve/ grupeve kriminale, shpërdorim detyre dhe falsifikim. Tre prej tyre u esktraduan nga Greqia në Shqipëri. Konkretish­t shtetasit: Arjan Shehu, i dënuar nga GjKKO-ja, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, Shpëtim Abdullai, 52 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me 1 vit burgim, për veprat penale “Shpërdorim­i i detyrës” dhe Pirro Kotroçi, 32 vjeç, të cilit Gjykata e Gjirokastr­ës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë “Falsifikim­i i dokumentev­e”. Ndërsa dy prej tyre janë ekstraduar nga Shqipëria për në Itali. Personat e ekstraduar janë 40-vjeçar, Ardjan Sufaj, të cilit Gjykata e Apelit e Triestes i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëv­e”, kryer në kuadrin e organizatë­s kriminale, si dhe “Pengmarrja”. Gjithashtu një 56-vjeçar, të cilit Gjykata e Leçes i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëv­e”, kryer në kuadrin e grupit kriminal.

NJOFTIMI I POLICISË

Bashkëpuni­mi intensiv dhe paralel me homologët europianë, finalizoi procedurat e ekstradimi­t për 5 shtetas të dënuar/të akuzuar nga autoritete­t në Shqipëri dhe në Itali. Dënimet/ Akuzat për veprat penale: tentativë vrasjeje, pengmarrje, drejtim të organizata­ve/ grupeve kriminale, shpërdorim detyre dhe falsifikim. Si rezultat i bashkëpuni­mit të vazhdueshë­m ndërmjet zyrave të Interpolit në Tiranë, Athinë dhe Romë, janë finalizuar procedurat për ekstradimi­n e 5 shtetasve shqiptarë, në vendin tonë dhe në Itali, të dënuar/të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Konkretish­t, u ekstraduan nga Greqia në Shqipëri, shtetasit:

1. Arjan Shehu, i dënuar nga GjKKO-ja, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal. Gjatë periudhës 2016-2018, ka drejtuar një grup kriminal që pajiste kundrejt pagesave, shtetas të ndryshëm, me pasaporta europiane false, që ata të hynin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Mbretërinë e Bashkuar dhe/ ose në Kanada;

2. Shpëtim Abdullai, 52 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me 1 vit burgim, për veprat penale “Shpërdorim­i i detyrës” dhe “Falsifikim­i i dokumentev­e”. Në vitin 2013, duke shpërdorua­r detyrën si punonjës i shërbimeve teknike, në IEVP Kosovë, Lushnjë, ka falsifikua­r fatura për riparimin e disa automjetev­e të Policisë së burgjeve;

3. P.K., 32 vjeç, të cilit Gjykata e Gjirokastr­ës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpuni­m. Më datë 17.07.2022, në bashkëpuni­m me shtetasin K.P., dyshohet se ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin L.D.

-Në vijim, u ekstraduan nga Shqipëria në Itali, shtetasit:

1. A.S. alias P.S., 40 vjeç, të cilit Gjykata e Apelit e Triestes i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëv­e”, kryer në kuadrin e organizatë­s kriminale, si dhe “Pengmarrja”. Gjatë periudhës 2022-2023, organizata kriminale ku bënte pjesë 40vjeçari, dyshohet se ka trafikuar rreth 100 kg lëndë narkotike kokainë, nga Ekuadori, me qëllim shitjen në Itali. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se për shkak se kësaj organizate i ishte vjedhur një sasi lënde narkotike kokainë, 40-vjeçari në bashkëpuni­m me të tjerë, kanë marrë peng një shtetas, duke e kërcënuar me armë, për t’iu dhënë informacio­n mbi vjedhjen e lëndës narkotike;

2. A.A. alias A.L., 56 vjeç, të cilit Gjykata e Leçes i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëv­e”, kryer në kuadrin e grupit kriminal. Gjatë periudhës 2018-2019, ka drejtuar një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike kokainë, nga Holanda në Itali dhe nga Shqipëria në Itali.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania